MËSHIRË KUSH DASHURON NË PRISHTINË dhe LIRIA NË JETIMORE – poezi nga Atdhe Geci

0
589
Atdhe Rrustem Geci

MËSHIRË KUSH DASHURON NË PRISHTINË

Molla e papjekur ngadale piqet
por atë e mban lëvorja e bukur
Mëshirë për ata që dashurojnë
në Prishtinë, në Prizren, Pargë
Ky vendi ynë ka shumë Pirro, e
e disa Gjergj, e Adem Jasharaj
Mëshirë për ata që dashurojnë
në Prshtinë, Tetovë dhe Janinë
Llaftari është se ne dashurojmë
Historia i mundëson përsëritjet
heshtja saj, na ka ndarë e grirë
Bekimin për ata që dashurojnë
në Prishtinë, në Ulqin e Tiranë
Dardania ka gjinjë të mëdhenj
është Ujkonja që e lindi Romën!…


LIRIA NË JETIMORE

I njoh qiejt e mi të dëshpëruar
i njoh qiejt e mi të zemëruar
i njoh plagët e mia të trazuara,
i njoh betejat e mia për liri.

Bir njeriu, duaje atdheun tënd,
ti që je pjesë e çdo ndryshimi
Çamëria mungon nëpër libra
mungon Molla e kuqe e Ulqini.

Atdheu që mendon, lëviz me
idenë e ndryshimeve të mëdha,
se gurin e hises për historinë
me pika gjaku duhet ta fitojmë.

Midis mendjes dhe mendimit
bezdi e kam harresën, boshin,
krijimin e pamjaftueshëm, dhe
fryrjen e krenarisë së përgjakur.

Nga të gjitha gjësendet në botë
vetëm libri flet dhe bën dritë,
vetëm libri mbushë të vërtetën,
e shtatëzënë lë lirinë e shkelur.

Atdhe GeciDortmund, 2020