Arben Çokaj
Përgjigje për Gegën, që e quan Ramën sharlatan…
Ky “sharlatani” i gjatë nuk është Saliu e Luli që ti i ke qejf, e kanë lobuar kundër integrimit të Shqipërisë në BE, por është kryeministri i Shqipërisë, e si i tillë ka edhe ai të drejtat e tij si i zgjedhur, që të mbajë qëndrimet e tij politike. Nëse Hashim Thaçi ka deklaruar hapur për shkëmbim territoresh të Kosovës me Serbinë, Rama nuk e ka bërë këtë. Kurse Ramushi është ende nën sqetullën e Hashimit dhe sulmon Ramën për tradhëti, se gjoja ky ka dashur shkëmbimin e territoreve?!
Po ti more Ramush patrioti, meqë je kaq patriot i flaktë, si i ke bërë milionat e Eurove që ke pas luftës? Pse rrin nën hijen e Hashimit dhe akuzon Ramën? Kush ia dha Çakorrin Malit të Zi, ti me shokë apo Rama?
Rama nuk ka të drejtë të vendosë mbi fatet e popullit të Koisovës, drejtuesit e Kosovës e bëjnë këtë. Edhe nëse Rama është për shkëmbim territoresh, nuk e pyet kush. Sulmi u intensifikua kur filluan përpjekjet e 4 shteteve në Ballkan, nga 6, për një bashkëpunim më të avancuar ekonomik, drejt një mini-schengeni ballkanik. Nga njëra anë Kosova e Ramushit tha se nuk do të merrte pjesë, e nga ana tjetër se Rama po e shmangë Kosovën. Duhet me e njoftë Serbia Kosovën, thotë Ramushi, por me Serbinë nuk duan punë.
Tani këtu kemi një problem, se kosovarët janë të paqartë, dhe duan ta trembin Shqipërinë e Ramën me “gogolin” Serbi. Ti si mendon, a mundet t’i bëjë gjë Serbia 3 shteteve tjera, që morën pjesë në diskutimet e mini-schengenit ballkanik, e që janë edhe vende të NATO-s? Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi? Sherr bën tjetri, kur është i lig si serbët, por unë nuk besoj se Serbia ka kapacitete etj., për me sfidua 3 vende aleate të NATO-s. Mini-schengeni bëhet, që 6 vendet e Ballkanit të paintegruara në BE, të rrisin ekonominë dhe bashkëpunimin, ta njohin graduialisht njëri-tjetrin, dhe projekti i inicuar nga Merkel dhe i mbështetur edhe nga SHBA, nënkupton që të 6 vendet e Ballkanit të jenë të barabarta aty, përfshirë edhe Kosovën.
Por Ramushi e kosovarët bëjnë rolin e sherr-budallës, e mbështeten edhe nga sherr-budallenjtë tjerë në Shqipëri, kundërshtarë të Ramës. Nga njëra anë ata e dinë se Serbia mund të hyjë në BE, se i plotëson kushtet, por nuk hyn se nuk e njeh Kosovën, edhe pse BE i thotë, “njih Kosovën shtet, se ndryshe nuk hyn“. Ata tani e lënë Ramën vetëm, nuk marrin pjesë fare dhe del Rama me Vuçiqin, si aktorë të kësaj përpjekjeje për mini-schengen. Kur në fakt para 5 vjetëve në Berlin ka nisur ky proces dhe kuptohet se bëhet fjalë të të 6 vendet e Ballkanit, e jo për 4. Por nuk është me detyrim, është me dëshirë.
Kosovarët mund edhe të kujtojnë, e këtu del në pah edhe vesi i sherr-budallës, se Rama e ka në dorë t’i thotë Vuçiqit, “njihe Kosovën”, e Vuçiqi do e bëjë këtë, ose nuk ka bashkëpunim… Por ky nuk është qëllimi i këtyre përpjekjeve, dhe as rekomandim nga vendet e Perëndimit, të cilat i thonë Serbisë “njihe Kosovën”, por nuk e njeh. Qëllimi me këtë proces, që nuk është një ditë pune, por merr kohë, është afrimi i këtyre vendeve, ulja e gjakrave, bisedat e negociata, kuptimi me njëri-tjetrin dhe gradualiusht me ardhë edhe deri te njohjet reciproke, ku mundet se përfiton edhe Kosova!
Tani ata fillojnë akuzat:
1. Pse ti po bashkëpunon me Vuçiqin? 2. Ti je vëlla i Vuçiqit… 3. Ti po tradhëton Kosovën… 4. Ti ke dashur të shkëmbesh territore… 5. Pse bashkëpunon me Serbinë, kur nuk e ke shtet fqinj… etj. etj. Si po të duken këta akuza ty? Me mendje të kthjellët?! A nuk janë një pjesë ndërhyrje të Kosovës në punët e Shqipërisë a? A duhet Shqipëria tani të sillet si e dikton Kosova? Të mos bëjë marrëveshje e as avancime ekonomike në rajon, të rekomanduara nga procesi i Berlinit, se ashtu do Ramushi a?! E nëse nuk e dëgjon Ramushin, ai ka atributin dhe të shpall tradhëtar, se ka disa Gega, që duan me sha Ramën dhe nuk u intereson çfarë bën njëri apo tjetri, por rëndësi ka me sha Ramën a?!
Nëse kemi krijuar PD-në, dhe e di mirë edhe Bujar Kapexhiu këtu (që ka bërë diçiturën), e kemi krijuar për një Shqipëri si Europa. Në 30 vjet, PD nuk ka bërë asnjë përpjekje për të hyrë Shqipëria në BE. Para 2 vjetëve, Rama me Ditmir Bushatin kërkuan fillimin e negociatave dhe në fund të vitit të kaluar, dolën kundër negociatave Franca, Hollanda e Danimarka. E me kë ishte PD, që loboi kundër integrimit në BE, se fton pikë “sharlatani”?! Ishte me Francën… E ti me kë je? Me PD-në. Pra, dashje pa dashje, ti je kundër integrimit në BE. E integrimi në BE është proces ekonomik e politik, do edhe integrim rajonal, si t’ia bëjmë? T’i lëmë këto përpjekje, të rrimë me turkun më mirë, se kështu do Saliu, që na futi në Konferencën Islamike?! E më pas, kështu do edhe Ramushi, që kujton se me Serbine janë ende në luftë?
Pra, tjetrit shikoj punën e jo gunën, Ramës ngjiti ato që ka, por kur vjen puna te këto integrime rajonale dhe Euopiane, Rama është më drejtë se këta që po e sulmojnë, prandaj, parimisht unë jam me Ramën dhe mbroj atë proces që po ndodh, e jo Ramën. Po ta bënte Ramushi e Saliu këtë që po bën Rama, se kështu i thonë edhe ndërkombëtarët, unë do i mbështesja gjithashtu dhe nuk do i quaja tradhëtarë! Kjo është pak a shumë ajo që po ndodhë, këta shkërdhata, e përdorin patriotizmin si strofullën e fundit të horrit, për të penguar integrimin e Shqipërisë rajonal dhe në BE. Për të dështuar Ramën… Pra, me qëllim për të dështuar Rama, ata realisht po përpiqen që të dështojë Shqipëria, në proceset e saj integruese! Prandaj, duhet me i ditë punët si janë realisht, për t’i vlerësuar objektivisht, pavarësisht a e pëlqen ti “sharlatanin” apo jo!