10.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

“Merrja një pasqyrë, ua afroja te goja dhe e verifikoja vdekjen.”

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

“Psycho II”, roman nga Ilir Muharremi, vazhdim i pjesës së parë “Psycho I”. Ky roman rrëfen tmeret e një vrasësi serik i cili gjen kënaqësi teksa vret femra. Ai është psikopat. Në vazhdim po ju sjellim një fragment nga ky roman:

Më shumë pëlqeja ato vajza që i ndihmonin nënës. I përcillja me ditë të tëra, prisja që të mbeteshin të vetmuara. Isha shumë i shoqëruar me to, u blija dhurata, shpesh u blija dhurata edhe nënave të tyre. Vinim bashkë në këtë banesën time, aty ku i priste ferri. Para se t’i vrisja, i përkëdhelja mirë, sidomos flokët më pëlqente. Lindja e diellit më pengonte shumë. I dhunoja shumë femrat, sidomos ato shumë të reja, me duar i shtrëngoja në fyt, derisa dielli lindte, unë i ngufatja. Më duheshin 15 minuta për t’i vrarë. Isha shumë i kujdesshëm. U qëndroja pranë, prisja vdekjen e tyre.
Merrja një pasqyrë, ua afroja te goja dhe e verifikoja vdekjen. Nganjëherë i vrisja për së dyti se kishte nga to që mbijetonin. Nuk ulërinin sepse nuk e prisnin një gjë të tillë, si ju për shembull sot. Ishin të pafajshme shoqet e mia. Ato që i varrosja, i fusja në të njëjtin varr, ishin tri deri në katër femra. Kjo m’i gërricte nervat sepse pas një kohe nuk lëviznin dhe doja femra të tjera. Sa më pëlqente kur i ngufatja e i shikoja drejt në sy, ky moment është shumë i veçantë. E shikoj vajzën drejt në sy dhe aty fillon të fiket një dritë. Çasti i vdekjes me prekte shumë dhe më shqetësonte…

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit