BY J. EDWARD MORENO – 07/08/20 – TheHill.com – Përktheu Arben Çokaj
Kancelarja gjermane Angela Merkel u tha vendeve të Bashkimit Evropian (BE) të Mërkurën se pandemia e koronavirusit po tregon kufijtë e “populizmit, që mohon faktet” ndërsa ajo i kërkoi bllokut të arrijë një marrëveshje mbi një paketë të rimëkëmbjes ekonomike.
Merkel tha se BE “duhet të tregojë se një kthim në nacionalizëm do të thotë jo më shumë, por më pak kontroll,” sipas France 24.
Pa emërtuar ndonjë komb specifik, Merkel tha: “Ne po shohim në këtë moment që pandemia nuk mund të luftohet me gënjeshtra dhe dezinformata, dhe as nuk mund të jetë me urrejtje dhe agjitacion.”
“Populizmi që mohon faktet po tregon kufinjtë e tij,” shtoi ajo. “Në një demokraci, faktet dhe transparenca janë të nevojshme. Kjo e dallon Evropën dhe Gjermania do të marrë pjesë në të gjatë presidencës së saj“.
Pandemia ka vrarë më shumë se 100,000 njerëz në 27 vendet e BE-së dhe ndezi atë që pritet të jetë recesioni më i madh që kontinenti ka përjetuar në dekada.
Të martën, BE lëshoi një raport që parashikonte se ekonomia e bllokut do të kontraktojë më shumë sesa pritej fillimisht për shkak të bllokimeve të lidhura me koronavirusin.
Merkel të Mërkurën iu bashkua Komisionerit të Ekonomisë së BE, Paolo Gentiloni, duke i kërkuar komisionit të arrinte shpejt një marrëveshje mbi paketën stimuluese 750 miliardë euro të propozuar në fillim të këtij viti.
“Thellësia e rënies ekonomike kërkon që ne të ngutemi,” u tha Merkel ligjvënësve, sipas Associated Press. “Ne nuk duhet të humbim kohë – vetëm më të dobëtit do të vuanin nga kjo. Shpresoj shumë që mund të arrijmë një marrëveshje këtë verë. Kjo do të kërkojë shumë gatishmëri për të bërë kompromise nga të gjitha palët – dhe nga ju gjithashtu.”
FJALA E MERKEL N]E PARLAMENTIN E BE-së
Për mua, Evropa është si Beethoven…
Kancelarja Angela Merkel veshi një maskë me logon e Presidencës gjermane të BE në Bruksel – Foto: Yves Herman / dpa
Bild.de, 07/08/2020
Test i ashpër për BE – dhe personalisht për Kancelarin.
Kancelarja Angela Merkel (65, CDU) fillon “Misioni: I pamundur” e saj nëntë ditë para samitit pionier të BE-së në Bruksel: ajo duhet të bindë skeptikët e fondit të madh të ndihmës Corona (750 miliardë euro) dhe në të njëjtën kohë të hapë rrugën për BE shumëvjeçare – nivelimi i buxhetit deri në vitin 2027 (1.1 trilion euro). Thelbësore: Pas marrjes së presidencës së BE, të gjithë presin që ajo të bëjë një kompromis me përvojën e saj. Por rezistenca është e konsiderueshme, vetë Merkel dukej skeptike në fund.
Kancelarja mbërriti në Bruksel menjëherë pas 1 p.m. Merkel foli në Parlamentin Evropian përpara diskutimit të mbrëmjes me Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen, Presidentin e Parlamentit David Sassoli dhe Presidentin e Këshillit Charles Michel, të cilët nuk u dukën të lumtur kur filluan negociatat për buxhetin për herë të parë në shkurt.