Mërgimtarët në Zvicër, edhe në kohë pandemie, mbështesin projektet për të rënët në Luftën Çlirimtare të Kosovës

0
1144
Pllakë - përkujtimore - ilustrim

Arif Ejupi

Kohë më parë, Hetem Ajeti, celulë e parë e UÇK-së, dhe i burgosur politik, ka ndërmarrë një nismë për ngritjen e një pllake përkujtimore në qytezën e Podujevës.

Sipas z. Ajeti, në këtë memorial do të skaliten emrat e të gjithë atyre që ranë për të mos vdekur kurrë, në Betejat me pushtuesit serbo-sllavë.

Kësaj iniciative që u kujton brezave në ardhje sakrificën dhe heroizmin e këtyre burrave trima pa kurrfarë hezitimi iu përgjigjen mërgimtarët:

Përfundon me numrin rendor 17 (shtatëmbëdhjetë) Të realizuara gjithsej: CHF 3’300 ( tremijë e treqind franga zvicerane )

Në mënyrë që të jemi korrektë dhe transparent me kontribuuesit realizimi i ndihmës u bë me çeqet e Klubit Futbollistik “Iliria” nga Soloturni i Zvicrës.

Kjo një ndihmë e madhe, ngaqë në çdo kohë mund të verifikohet shuma e destinuar për këtë projekt.

Gjithashtu, njoftojmë financuesit që vendosja e emrave në këtë memorial, mbetet përgjegjësi e Këshillit përgatitor, dhe udhëheqësit të tij, z Hetem Ajeti, ideator i kësaj vepre.

Lista me emrat e këtyre bamirësve bëhet publike jo për krekosje e reklamë, por thjesht për çështje parimore dhe ndërgjegjeje.
Të gjithë këta bashkëkombës përgjatë 25 vjetëve e më tepër në mërgim, kanë mbështetur çdo iniciativë, qoftë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë lindore.

Ata kanë ndihmuar shkolla, shoqata, klube, fonde humanitare, botime librash, dhe individë në vështirësi.

Pas pranimit të ndihmës z. Hetem Ramadan Ajeti, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”ka falënderuar nga zemra të gjitha ata që ndihmuan këtë projekt, duke u uruar shëndet e begati.

Ai, mërgatën çdoherë e ka cilësuar dhe cilëson si shtyllë mbajtëse të shtetit të Kosovës.