Mërgata shqiptare dhe politikanët shqiptarë!

0
1080
Luan Asllan Dibrani
Luan Asllan Dibrani

Nga Luan-Asllan Dibrani

Mërgata shqiptare është shokuar
Nga matrapaz e politikan shqiptarë
Shiten si patriot e atdhetarë…
S’lënë të jenë bashkë mbi tre shqiptarë

Lajmi vjen nga atdheu
Na duhet të jemi flamurtar
Me parulla të mëdha në mërgatë
Si sharllatanë na sjellin indinjatë

Në vend të parë e kanë paranë
Me programe të shumta për partinë
Nuk duan të ndiejnë për shqiptari
I mbushin xhepat me hajni

Lanë në vaj burra me histori
S’mbahet kështu kombi or faqezi
Të shpërndarë në grupe e parti
S’flasin me veti as në mbledhi

Zot, perëndi dhe njerëzi
E kanë përçarjen dhe paranë
Jo për Kosovë as për Shqipëri
Por,me i mbush xhepat me flori

Kanë themeluar shumë parti
Nëpër klube duke përça
Këta janë qeveritarë e të mjerë
Kanë bërë mërgatën të pa vlerë

Ruani partitë për Kosovë e Shqipëri
Kemi “Lobin” për në Evropë
E ndihmojmë atdheun me krenari
Pa politikanë,që vijnë varg e vi…

Marrin pare për në shtëpi
Duke i mashtruar këta të mjerë
Nga lodhja janë në skëterrë
Nuk është kjo aspak ferr…

Natë e ditë me punë krahu
Kursejmë para për atdhe
Vijnë hajnat me shpejtësi
Mbushin xhepat me flori

Ne të gjorit në kufi
Përballemi me ironi
Na plaçkitin e leckosin, me krenari
S’mahet shteti kështu or faqezi…