Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Vlorë, 30 korrik 2019
Fjala e Prof. Dr. Bardhosh Gaçe
… tha Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Drejtor i Qendrës për studime Albanologjike dhe të Ballkanistikës në kuadër të Universitetit ”Ismail Qemali” në Vlorë, në fjalën e tij gjatë përurimit të librit ”Thesar Kombëtar…” vëllimi 10 dhe i veprave të tjera të autorëve shqiptarë në kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Ishte kënaqësi që këta suedezët shqiptarë të kohës moderne vijnë dhe në Universitetin ”Ismail Qemali”, në kushtet e një integrimi të plotë që shqiptarët tashmë kanë me veten dhe me Evropën dhe vende të tjera.
Sigurisht kontributi i madh, i shqiptarëve por edhe sidomos i shkrimtarëve, poetëve dhe artistëve shqiptarë në Suedi, prej nesh ka qenë i njohur me kohë, qysh nga miku ynë Xhafer Shatri, nga miku ynë Sadulla Zendeli-Daja, të cilin e kemi përcjell kemi shkruajtë për ta. Por unë kam pas fatin që kur më ftoj për darkë Ibrahim Rugova, më tha mua:
– Prit një orë, se kam ca shqiptarë nga Suedia, ishte një Peci, që ishte për takim. Kështu që shqiptarët e Suedisë më vonuan një orë nga takimi në Prishtinë. Pra në këtë kuptim do të thot, se sot në mërgatën shqiptare, kam studiuar mirë mërgatën kudo që janë, si në Poloni, Arabi, Egjypt. Mërgata e shqiptarëve në Suedi, është modeli i qytetërimit, kulturës, i artit por dhe i asaj që na intereson ne si shqiptarë më tepër, një uniteti të mbrendshëm të madh.
Unë kam kam patur fatin me z. Engjëll Ndocaj që t’bëj një dokumentar të shkëlqyer me shqiptarët në Suedi, dhe njëherë i bëra shaka i thash:
– Po na transmeto edhe njëherë tjetër dokumentarin, se kemi nevoj të dëgjojmë. Ai e transmetoj dokumentarin pas një jave prap. E kishin dhënë dy herë por prap e transmetoj edhe herën e tretë. Dhe në ç’kuptim?
Se këto marrëdhënje dhe nuk janë pak shqiptarë në Suedi, nuk janë pak njerëz të mençur, punëtorë, sepse brenda kësaj enklave shqiptarësh ne do të kuptojmë, forcat mendore, forcat fizike. Juve ju duket thjeshtë sot, bile kam një dëshmi këtu në libër (”Thesar Kombëtar…” vëllimi 10), që e kanë vënë këta në botimet e tyre që kanë dhënë disa ndihma për Shqipërinë, për Kosovën, për një fenomen apo fenomen tjetër.
Është shpirti shqiptar kombëtar ai që mbatet, qoftë edhe një varg poezie qoftë edhe një tregim, qoftë edhe një përkujtimore që bëjnë për një hero të Kosovës ose për një figurë të shquar, për një poet, për një shkrimtar etj, etj. Në këtë kuptim unë do t’i falënderoja të gjithë musafirët në emër të Rektorit, Dr. Roland Zisi, i cili ndodhet në një fatkeqësi, i cili kishte planifikuar që të ishte këtu, dhe si kryetar i Këshillit të profesorëve të Universitetit, një falënderim të përzemërt këtij shpirti të madh artistik dhe kombëtar që jetonë në Suedi.