Nga Skënder MULLIQI
Kohë e vështirë për të qenë ose për t’i thënë vetit gazetar. Kategoria më e rrezikuar shoqërore janë bërë ose veç kan qenë gazetarët. Kategoria më e nënçmuar dhe më së paku të paguar prapë janë gazetarët. Kudo në botë në vatra te krizës i ke gazetarët të parët. Në vijen e parë të fronitit të luftës po gjendën gazetarët. Shumë gazetarë në këto aventura të themi po vriten. Edhe pse gazetaria eshte Fuqia e Katert, në Kosove fjala e gazetarëve pak po ka ndikim te pushteti per ndryshime pozitive. Kjo nuk don koment. Nuk don komente së në pushtet i kemi njerëzit me logjike diktatoriale të vendosjes. Të jesh gazetar do të thotë të jesh i priviligjuar në një shoqëri demokratike. Kjo nuk po vlen për këtë kohë. Profesioni i gazetarit për disa është bërë barazi më turp.
E kanë humbur disa kredibilitetin e gazetarit të shtyrë nga kriza e madhe ekonomike, të shterguar nga grupet e interesit, nga grupet e caktuara politike, tregu, interneti dhe një kategori po rrizikohën nga strukturat më të larta të shtetit për shkak të hulumtimeve të te bërave të tyre jashtëligjore. Profesioni i gazetarit është i interesit public. Gazetaria e kam thënë edhe disa herë më parë në Kosovë është shëndrruar më shumë në mjet të propagandës. Po dëshirohet që publikut t’i servohen tema të cilat na “shokojnë”, e në fakt shumë pak ka këtu të vërteta. Kjo po bëhet që një tekst apo një lajm të lexohet më shumë, të ndëgjohet e të shiten gazetat. Prirja pas senzacioneve është shtrembërim i të vërtetës, është lajthitje karshi opinionit të gjerë publik.
Senzacionet tek e fundit janë demagogji e llojit të vet. Kosovës në këtë fazë të tranzicionit nuk i duhen temat sa për të bërë senzacione. Gazetarëve të mirëfillitë nuk iu shkojnë për shtati temat e tilla. Qytetarëve iu nevoiten lajme nga jeta, iu nevoiten lajme të cilat kan të bëjnë më zhvillim dhe prosperitet të gjithëmbarshem. Qytetarëve iu duhen temat të cilat sjellin mirëqenje. Qytetarët duhet të dijnë së si po punon vërtetë pusheti dhe si po funksionon shteti. Gazetarët të shkruajnë tema për avansimin e arsimit e të shëndetësisë që të dyja këto aktualisht në kolaps… Qytetarët u nevoten informim për keqpredorime karshi pronës shoqërore, iu nevoiten informacione të dorës së parë nga puna të cilën e bëjnë institucionet shtetërore e gjetiu.
Të denoncohet më shkrime krimi dhe kriminelët pa marrë para sysh pozitën e lartë në shoqëri që mund ta këtë dikush. Lajmet selektive për njerëz të caktuar të politikëbërjës janë duke na kushtuar. Të shpërfaqen në opinion ata që po japin dhe ata të cilët po marrin ryshfet. Organet e drejtësisë dhe gjyqësori deri me tash nuk janë duke e kryer punën e tyre ashtu si duhet. Të krijojmë së bashku të gjithë gazetarët një atmosferë të punës së ndershme e cila tepër i nevoitet ketij vendi të mbytur në dukuri negative. Të shkruajmë për vlera së na kan mbuluar antivlerat. Nese gazetarët dhe publicistët nuk shkruajnë për tema të mirëfillta atëherë edhe pushon gazetaria e mirëfilltë. Potparolet e pushtetit, të opozitës, njerëzeve të caktuar të biznesit janë duke shkelur çdo vlerë të gazetarisë.
E di së gazatarët dhe publicistët nuk kan kushte, as të ardhura, as përkujdesje të shtetit, por mëgjithate duhet ruajtur vlerat e gazetarisë, sepse vetëm duke i ruajtur këto vlera edhe bëjnë punë të mira. Edhe në gazetari ekziton përgjegjesia morale, materjale dhe përgjegjesia penale. Gazetarëve dhe publicistëve nuk duhet tu interesojnë të thëm ashtu kushtimisht njerëzit, por duhet tu interesojnë puna apo mos puna e tyre. Kjo vlenë edhe për strukturat më të larta në pushtet, të cilat deri më tash nuk kan punuar as për afër mirë. Kjo le të mbetet në ndergjegjën e tyre te vrarë, nese kan sado pak ndërgjegje. Duke vjedhur, plaçkitur, duke bërë gjithë farë abuzimësh karshi shtetit dhe popullit nuk ndërtohet shteti.
Nuk rrahen e as nuk vriten gazetarët nese ata e thojnë dhe e zbulojnë një të vërtetë. Ata duhet të përkrahen kur e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupcionin e nivelit të lartë. Gazetarët po injorohen pa ndonjë arsye vetëm së dikujt po ua prishin llogaritë. Politika dhe gazetaria mercanere nuk i duhen Kosovës. Nuk ka demokraci as te drejta qytetare pa të drejta të gazetarëve. Nese shumica e gazetareve punojnë drejtë, nuk ka të drejtë askush gazetarët ti shajë, ti ofendoi, t’i rrahë apo t’i vrasë… Gazetarët do të duhej dhe meritojnë më shumë respekt nga të gjitha kategoritë shoqërore për punen e tyre fisnike, edhe pse shumicën e kohës pa asnjë metelikë në xhep…