Mentaliteti grekë dhe serbë, qëllimisht i ngatërrojnë nacionalitetin me fenë

1
740

Isuf B. Bajrami

Greqia vazhdon të jetë partner i vështirë, bile edhe sot e kësaj dite është “delja e zezë” në Bashkimin Evropian! Herë pas here, i nxjerr probleme të sajuara Europës, për shkak të qëndrimit të saj kapricioze ndaj fqinjëve.

Gazeta britanike “Financial Times” citon Takis Michas,s pecialist për çështjet sociale në gazetën e Athinës “Eleftherotypia”, të ketë thënë se: “Greqia përfaqëson një shoqëri të mbyllur në vetvete. Vlerat e ortodoksisë e përforcojnë këtë mentalitet. Ortodoksia e shikon Perëndimin si rrezik, si vend ku kurdisen komplote kundër saj”! Mentalitet i grekëve dhe serbëve ky, i cili e ka origjinën në skizmën e hershme midis kristianizmit perëndimor dhe lindor.

Ky mentalitet shfaqet edhe në radhët e klerikëve greke në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas shtypit amerikan, kryepeshkopi Spiridon, kreu i Kishës Ortodokse greke në Shtetet e Bashkuara është akuzuar se është përpjekur, që frekuentimin e kishës t’ua ndalojë ortodoksëve që ndjehen më shumë amerikanë se grekë. Spiridon, i pari udhëheqës i lindur në ShBA i kishës ortodokse greke, deklaron se veprimtaria e tij synon të mbrojë traditat bizantine të kishës, duke provuar kështu se është një nga grekët që mendojnë se akoma jetojnë në perandorinë bizantine.

Jeane Karthner i gazetës Liberacion shkruan: “Para pak vitesh, grekët ishin në armiqësi me shqiptarët, maqedonët dhe bullgarët. Ata janë armiq të përhershëm të turqve, kurse tani janë bërë armiq të amerikanëve, britanikëve, francezëve, gjermanëve dhe pjesës tjetër të botës“.

Greqia dallohet nga vendet e tjera anëtare të BE-së edhe për sa i përket legjislacionit të brendshëm. Për shembull, shtetësia, kombësia dhe feja ngatërrohen me qëllim në Greqi. Presidenti i Greqisë, Kostis Stefanopolus është cituar të ketë thënë “Perëndimi është plot me armiq“.

Kushtetuta greke e ndalon proselitizmin. Ka dispozita, sidomos Neni 20 i Ligjit për Shtetësinë në Greqi, sipas të cilit imponohen sanksione, dënime me burg dhe mohim të shtetësisë greke ndaj pjesëmarrësve të pakicave fetare, që akuzohen për pjesëmarrje në të ashtuquajtura veprimtari kundër helenizmit. Pavarësisht nga fakti se Neni 19-të i Ligjit për Shtetësinë Greke është abroguar si rezultat i presionit ndërkombëtar, në bazë të cilit qeveria kishte të drejtë tu hiqte shtetësinë greke personave të quajtur alogjenë (banorë vendas me origjinë jo greke), Greqia nuk e ka bërë heqjen e Nenit prapaveprues për t’ua kthyer shtetësinë personave që me pa të drejtë e kanë humbur atë. Kurse historiani britanik Norman Davies shkruan në librin e tij; “Evropa, një Histori”: ”Që nga koha e kryqëzatave, ortodoksia e ka konsideruar Perëndimin si burim i një shtypjeje më të keqe se ajo e të pafeve”.

Nëse e bëjmë një analogji të përgjithshme mund të përfundojmë se këto deklarata të kujtojnë një gjendje të brendshme emotive, që ende ka rrënjë të thella në Ballkanin Lindor, dhe se nyja e përbashkët është tradita e çoroditur fetare. Kjo nyje e çelikos aleancën e Greqisë me Serbinë. Ky mentalitet që ka çuar në fanatizëm, e nacional shovinizmin fetar! I ka shtyrë gjithashtu analistët të nxjerrin konkluzionin e logjikshëm, se prania greke në Bashkimin Europian, NATO dhe organizata të tjera është anomali dhe paradoks.

Vendi i Lekës; 09.07.2020

1 KOMENT

  1. E ti Isuf Bajrami,

    Ne baze te cilit mentalitet e ke emrin ne gjuhen Arabe?!

    A e ke emrin ne baze te mentalitetit serb apo grek?! Apo ndoshta rastesisht na baze te mentalitetit religioz…?! Aaaa?

Komentet janë mbyllur.