“KUSHTUAR DITË VDEKJES DHE SHENJTËRIMIT TË GONXHE BOJAXHIUT”
(05.09.1997 – ditw vdekja) – (04.09.2013 – Shenjtërimi)
ARGJIRA (ARI) UKIMERI – MA.SC. PEDAGOGE
SHTATOR 2021 – PRIZREN
“Zoti jem, po më vjen keq me gjithë zemër për gjithë mëkatet që kam ba, se kam bjerrë parrizin, kam meritue ferrin, por ma fort se t’kam fye Ty, o e mira e pambarueme që kaq fort m’ke dashtë. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të nap fjalën, me ndihmën tënde, mos me t’fye ma kurrë”. – Ishte kjo lutja që çdo herë Shën Nënë Tereza i drejtohej Zotit Hyj.
Person i dashtun për të gjithë, Ndihma e saj për të sëmurët, nevojtarët, të pastrehët, hapja e shkollave dhe zhdukja e analfabetizmit, ndikuan që e gjithë bota të njehë shpirtin human të Shën Nënë Terezës. E ndikuar nga forca e Shkrimeve të Shenjta, Dashuria e Hyjit dhe ndikimi i tij në Terezën me shtatë-shkurtër por me një zemër të madhe, arriti të thyej autoritetin e heshtjes globale ndaj varfërisë, dhe skamjes që mbizotëronte atë kohë në mbarë globin. Në mënyrë lunatike, Shën Nënë Tereza përmes veprave pozitive, edhe njherë u tregoi të gjithëve që përmes përkrahjes, vullnetit jemi më afër Zotit. Mbi të gjitha “ZOTI ËSHTË DASHURI”.
MREKULLIA DHE LUMNIMI I NËNË TEREZËS
Më 5 shtator 1997, vdiq Gonxhe Bojaxhiu. Pas vdekjes së saj, Selia e Shenjtë në Vatikan filloi procesin e lumnimit të Nënë Terezës. Ky process, është hapi i dytë që të drejton kah Kanonizimi. Mu për këtë çështje (Lumnimin), u emërua Kolodiejchuk – Postulator nga Dioqeza e Kalkutës. Pas emërimit të tij, Kolodiejchuk u shprehë kështu: “Ne nuk kemi pse të vërtetojmë se ajo ishte e përsosur. Ose nuk bëri ndonjë gabim. Ai duhej të dëshmonte se veprat dhe vyrtytet e Nënë Terezes ishin heroike. Poashtu, Kolodiejchuk përgatiti dhe dorëzoi 76 dokumente, të shkruara në 35.000 faqe. Të gjitha këto dokumente, bazoheshin në intervista të ndryshme, dhe kishte gjithësej 113 dëshmitarë. Këtyre të fundit u kërkohej që të përgjigjeshin në 263 pyetje të ndryshme.
Vatikani, me shumë kujdes i studioi të gjitha kritikat e botuara dhe të pabotuara, që u shkruan për jetën, veprën dhe mrekullitë e Shën Terezës, Hitchen dhe Chatterie, botuan një libër krtik për Nënë Terezën, ku edhe në gjykatë kundërshtuan çdo gjë që kishte të bënte me këto çështje. Mirëpo, akuza dhe pretendimet e ngritura u hetuan nga KONGREKACIONI PËR KAUZAT E SHENJËTORËVE.
Ndërsa grupi i caktuar për këto çështje, nuk gjeti asnjë pengesë të vetme për Kanonizimin e Nënë Terezës. Kështu që, ky Kongrekacion lëshoi edhe obstetrin e saj NIHIL, më 21.04.1999. Edhe disa shkrimtarë të tjerë katolik, kundërshtuan ashpër Kanonizimin e Gonxhes, duke e quajtur një SHENJË KUNDËRSHTIE. Duke anashkaluar kritikat, dhe duke u bazuar në fakte dhe argumente, një komunitet i veçantë mjekësor vendosi që të njohë të gjitha mrekullitë e Shën Nënë Terezës. TË GJITHA MREKULLITË E SAJ, JANË DËSHMI E NDËRHYRJES HYJNORE – ishte shprehur KOLODIEJCHUK. 19.10.2003 – ishte koha kur ANJEZË GONXHE BOJAXHIU – u lumturua. Sot mbarë rruzulli tokësor, ndihet i bekuar nga personaliteti i saj HYJNOR.
KANONIZIMI
Kanonizimi si process në vete, kërkon një document, një dëshmi të një apo më shumë mrekullive, që vijnë nga ndërhyrja e atyre që do të bëhen Shenjëtor të ardhshëm. Shën Nënë Tereza, ishte shembulli më i mirë i dashurisë, dhembshurisë, përvujtërisë dhe ndihmës për mbarë njerëzimin. Shpirti i saj human, dhe ndihma që iu dha njerëzve në nevojë, pasqyron rolin dhe rëndësinë e femrës në shoqëritë njerëzore. E tillë ishte Nënë Tereza, që përveç përkrahjes morale dhe shpirtërore, arriti që të shëroi shumë njerëz të tillë në mbarë rruzullin tokësor. Shumë të sëmurë u shëruan nga veprat dhe dora e saj. Më poshtë, do të përmendin vetëm disa prej tyre, që dërguan Nënë Terezen drejtë Kanonizimit, Lumnimit dhe Shenjtërimit të saj.
E njohur ndërkombëtarisht, për veprat e saj Nënë Tereza bëri mrekulli. Rasti i parë ishte një grua nga Bengali – Indi. Gruaja me emrin Monica Besra, kishte që vuante nga një tumor në bark rreth 17 cm. Pas shumë shërbimeve mjekësore dhe gjëra të tjera që kishte provuar familja e saj, asgjë nuk funksiononte. Mirëpo, Monica po vdiste pak nga pak nga sëmnudja. Më 5 shtator, në përvjetorin e parë të vdekjes së Nënë Terezes, një motër mori medaljen e Marias.
Kjo ndodhi për shkak që gjatë funeralit të Nënë Terezës (ia kishte prekur trupin e saj) dhe e vendosi në stomakun e Monicas dhe bëri një lutje të thjeshtë: “Nënë, sot është dita jote. Ti i ke dashur të varfërit. Bëj diçka për Monican”. E gjithë kjo ngjarje ndodhi në orën 17, pasdite. Ndërsa në orën 1 në mesnatë, Monica u ngritë që të shkoi në banjë. Aty zbuloi që barku i saj ishte i rrafshtë. Lidhur me këtë mrekulli, janë konsultuar gjithësej 11 mjekë. Vetëm njëri prej tyre ishte Katolik.
- Ishte viti 2008, kur Shën Nënë Terezës iu njohë dhe mrekullia e dytë. Shën Nënë Tereza kishte shëruar një Brazilian që vuante nga disa turmore në tru. Marcilio Haddad Andrino, kishte deklaruar që mjekët nuk ia kishin dhënë asnjë shpresë të vetme për shërimin e tij nga sëmundja. E vetmja shpresë për të jetuar ishte Fernanda – gruaja e tij. Kjo lutej vazhdimisht. Pas lutjeve të shumta, gruaja beson që ishte ndërhyrja e Nënë Terezës në shërimin e burrit të saj, në kohën sa ishte nën kujdesin intensive. Me lutjet e shumta që drejtoi Fernanda për bashkëshortin e saj dhe ndërmjetësimin e Nënë Terezës, tregohet edhe një mrekulli e saktë për motrën dhe bijën tonë – që sot është Shenjëtore për mbarë njerëzimin.
Vlen të përmendet që, më 17.12.2015, Zyra e Shtypit në selinë e Shenjtë konfimrohet që Papa Françesku njohu mrekullitë e Nënë Terezës 1. Shërimin e Gruas nga India dhe 2. Shërimin e burrit nga Brazili – që të dy vuanin nga Tumoret. Mrekullitë së pari erdhën në vëmendjen e [1]posulacionit. Kjo ndodhi kur ATI I SHENJTË, ndodhej në Brazil në korrik të vitit 2013, kur festohej DITA BOTËRORE E RINISË. Pas kësaj ngjarje, u dhe një hetim tjetër po në Brazil në 19-26.06.2015, që më pas u transferua në Kongrekacionin për Kauza të Shenjëtorëve, ku u lëshua një dekret.
Përmes këtij dekreti u pajtua dhe u pranua që hetimet të përfundojnë. Kanonizimi i Shën Nënë Terezës u bë në një ceremony në Sheshin Shën Pjetri në Romë me datë 04.09.2016. Kjo ngjarje u dëshmua nga dhjetrëa mijëra njerëz. Përfshirë këtu 15 delegacione qeveritare, mbi 1500 njerëz nga Italia, dhe mijëra njerëz ga e gjithë bota. E tërë kjo ngjarje interesante u transmetua edhe nga mediumet më të mëdha botërore.
Poashtu, në qytetin e lindjes së Nënë Terezës, festohej pambarimisht. Ndërsa në Indi, në një Meshë të veçantë u festua kanonizimi i saj nga Minsionarët e Bamirësisë në Kalkulta. Më poshtë do të shohim disa nga këto mendime:
- Presidenti Pratibha Patil, për Nënë Terezën tha kështu: “E veshur me një sari të bardhë me një kufi blu, ajo dhe motrat e Misionarëve të Bamirësisë u bënë një simbol i shpresës për shumë njerëz – të moshuarit, të varfërit, të papunët, të sëmurët, të sëmurët përfundimisht dhe ata të braktisur nga familjet e tyre!
- Kardinali i njohur Paskal, dha mendimin e tij: S’ mund të jetë një popull i vogël, derisa ka dhënë një person aq të madh sikur Nënë Tereza. Gonxhe Bojaxhiu, u bë urë ndërlidhëse e njohjes së Shqipëtarëve dhe Botës.
- Papa Gjon Pali II (Carol Voytilla), për Shën Nënë Terezën u shprehë kështu: “MADHËSHTINË E SAJ E SHIKOJMË NË AFTËSINË E SAJ PËR TË DHËË PA MARRË ASGJË, PËR TË DHURUAR – DERI NË DHIMBJE” GJITHË JETA E SAJ ISHTE UNGJILLI I GJALLË.
- Ish presidenti i SHBA-ve BILL CLINTON, duke u mbështetur në punën, dëshirën dhe çdo gjë tjetër që bëri Nënë Tereza, shprehu dëshirën dhe dashurinë mbi popullin shqiptar. Në qershor të vitit 2002, për Nënë Terezën tha kështu: “NËNË TEREZA, ISHTE E PARA QË MË BËRI TA DUA KOMBIN SHQIPTAR. TANI NDIHEM SHUMË KRENAR PËR KËTË. KËTU E PLOTËSOVA NJË DETYRIM MORAL NDAJ SAJ DHE NDAJ VLERAVE TË LIRISË” NDIHEM SHUMË KRENAR PËR NJË NËNË KAQ TË MADHE”
- Ish sekretari i përgjithshëm i UN Javier Perez de Cuellar, shprehet: Përkushtimi i saj gjatë gjithë jetës për kujdesin e të varfërve, të sëmurëve dhe të pafavorshëmve ishte një nga shembujt më të lartë të shërbimit për njerëzimin. “Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë, mua që ta lë Atë të ketë një dorë të lirë. “
- Papa Benedikti XVI, Nënë Terezën dhe jetën e saj, e kishte përmendur 3 herë në veprën e tij DEUS CARITAS EST (ENCIKLIKA E PARË E TIJ). Në pikat kryesore të kësaj vepre shkruhet kështu: NË SHEMBULLIN E TEREZËS SË BEKUAR TË KALKUTËS, KEMI NJË ILUSTRIM TË QART TE FAKTIT SE KOHA E KUSHTUAR ZOTIT NË LUTJE, JO VETËM QË NUK E PRIVON NGA SHËRBIMI EFEKTIV DHE I DASHUR NDAJ FQNJËVE TANË, POR NË FAKT ËSHTË JË BURIM I PASHTERSHËM I KËTIJ SHËRBIMI. Poashtu, ATI I SHENJTË shkruan kështu: “VETËM LUTJA MENDORE DHE LEXIMI SHPIRTËROR, MUND TA KULTIVOJNË DHURATËN E LUTJES SONË”
- Ndërkaq, historiani dhe profesori i njohur amerikan, Douglas Brinkley tregon kështu: QYSH NGA KOHA E KONSTANTINIT TË MADH, E DERI NË DITËT E SOTME, PËRVEÇ NËNË TEREZËS, GADISHULLI BALLKANIK NUK KA ASNJË PERSONALITET ME RËNDËSI KAQ TË MADHE, DHE NJË PERSON MË TË SHQUAR
SHËN ANJEZË BOJAXHIU – LUTU PËR NE TË GJITHË
Përgatiti dhe përzgjodhi: ARGJIRA (ARI) UKIMERI
[1] Zyrtarë që merren me administrimin e këtyre çështjeve