Mendime rreth librit me tregime “Eva-kjo fajtore e përjetshme” të shkrimtarit Novruz Abilekaj

0
1173

Novruz Abilekaj dhe kopertina e librit “Eva, kjo fajtore e përjetshme”

Nga Qatip Mara

Kur mora në dorë librin me tregime “Eva-kjo fajtore e përjetshme” të shkrimtarit Novruz Abilekaj, pata ndjesinë e një zbulimi të beftë, një zbulim tronditës i thellësive të qenies njerëzore, në luftën e tij të përditshme mes ankthit ekzistencial, stresit dhe dyzimit, në tentativë për të ruajtur identitetin dhe vlerat natyrale të traditës, në përballje me të gjitha ndikimet dhe paranojat që vërshojnë nga jashtë kësaj qenie të komplikuar.

Libri me tregime i autorit Novruz Abilekaj “Eva-kjo fajtore e përjetshme” është një eksplorim lirik në botën e brendshme të njeriut, në psikologjinë e sjelljes dhe veprimit të njeriut modern, në nevojën urgjente, gati klitëse, për vetërrëfim dhe vetëterapi.

Ky libër është një udhëtim i shkrimtarit në kohën e shpirtit dhe na sjell sjell copëra kujtese, malli, idili, marrëdhëniesh njerëzore, pa filtra paragjykimi dhe pa maska, derdhur në një rrëfim të ngjeshur e mjeshtëror, ku sundon përshkrimi i gjallë, personazhe që të mbeten në mendje dhe gjendje analize e psikoanalize, përmes labirintheve dhe “sekreteve” të një rrëfimi me ngjyra të ndezura. Zënë vend në këto tregime aspekte të përditshmërisë sonë, me ballafaqimin e njeriut disi të vetmuar bashkëkohor me vetveten dhe të tjerët, me mungesat, trillet, raportet e përmbysura etike, sociale, filozifike e humane, pasqyruar me artin e një fjale të përpunuar me shije estetike e finesë, me një gjuhë të gjallë dhe mjaft të latuar në rrafshin figurativ dhe stilistik, me një sintaksë të zhdërvjellët dhe filmike, cilësi këto që duhet thënë se e bëjnë prozën e Novruz Abilekajtë lexohet me endje dhe kureshtje, duke u pasprirë ky lexim me një kohë tjetër shqyrtimi dhe reflektimi.

Tregimet e përfshira në këtë libër janë tregime që lexohen me shumë endje; lexuesi zhytet në një botë misterioze dhe afektive, ndjek fatin e personazheve të vizatuara shpejt, por me dorë të sigurtë, të cilët më shumë se me të tjerët luftojnë me veten, në një luftë absurd nuk ka të fituar e të humbur…

Ky libër i ngjet ajsbergut, që dy të tretat e sipërfaqes i ka të padukshme, nën ujë; mendimi i autorit, përshkrimet, emocionet që na përcjell, anojnë më shumë se nga teksti tek nënteksti, nga e nënkuptuara, me anë të figurave të gjalla dhe gjendjeve e qasjeve të figurshme.

Në tregimin “Te qoshku i pallatit” autori me një stil në dukje të vrazhdë, “gris” fasadën e moralit të rremë shoqëror, “gris” maskën e mendësisë së të jetuarit për hir të të tjerëve, për hir të atij që rëndom quhet “opinion shoqëror” dhe që merret si një dozë shokuese që në fëmijërinë e largët, duke mundësuar rritjen dhe edukimin e qenieve të dyzuara, sipërfaqësore dhe pa “shtyllë kurrizore”, me një moral kallp dhe për sytë e të tjerëve.

Në tregimin “Autoriteti i Parit” shkrimtari jep me nota të forta, midis realizmit dhe transhendencës poetike, luftën mes ndjenjave dhe instinktit në njërën anë dhe dhe vetëdijes morale të të qenit “brenda” normave strikte të shoqërisë, nga ana tjetër. Gjetja intersente, fuqia e përshkrimit dhe depërtimit në botën e brendshme të persoanzhit e bëjnë këtë tregim të lexohet me një frymë, me ankth dhe dëshirim njëherësh.

Në tregimin “Ftoje dashurinë”, shkrimtari tenton të bëjë një eksplorim në botën e ndjenjave “delikate” dhe emocionit “delikat”, duke konturuar një reliev të thyer rrëfimtar lirik të sagës magjepsëse dhe gjithëpërfshirëse të dashurisë, në koptimin më të thellë të kësaj fjale magjike.

Autori tregon thjeshtë, me një gjuhë të zhveshur nga etiketimet, pa kahje, pa filtra, pa rekuizitë, duke depërtuar në thelbin e historisë, me një stil fin dhe detaje të holla rrëfimtare. Ai shpalos raporte personale dhe ndërpersonale me kujtesën, duke nxjerrë në pah një përbashkësi vlerash të cilave iu referohet realisht dhe simbolikisht, me një kurbë emocionale marramendëse. Tregimet e tij janë spontane dhe të shtruara, pa sajime dhe artikulime të sforcuara, tregime ku sundon ngrohtësia dhe lirizmi i detajit të hollë, përshkrimet e imëta, të cilat shkrihen në botën e brendshme të personazheve
Në tregime të tjera, tregimtari na shpalos histori personazhezh në pritje, mes ankthit e dyzimit, gjendje emocionale të tejndezura nga pasioni i pritjes, me gjithë kompleksimet e mundshme të keqkuptimeve dhe deformimeve, që rrjedhin nga një marrëdhënie e këtij lloj.

Kur lexon tregimin “Monda” të duket sikur sapo ke dalë nga një “dush i ftohtë”, pasi “Monda” simbolizon ngasjen që i vjen njeriut nga e panjohura, nga zonat e errëta të qenies, në këtë rast si joshje erotike, duke zbuluar dramën e brendshme të ballafaqimit ekzistencial me disa të vërteta që nuk mund të kalojnë lehtë dhe në mënyrë të sipërfaqshme, pa e trazuar një qenie të ndjeshme njerëzore.

Aftësia e pazakontë e autorit për të rrëfyer përfundimet e vëzhgimeve, soditjeve, përsiatjeve të mjediseve, njerëzve, ndodhive, por mbi të gjitha të thellësive të trazuara të unit dhe të kohës, vijnë e përcillen me një intenstitet të lartë në tregimet e Novruz Abilekaj.

Ingranazhet e një bote të nëndheshme, ku gëlojnë ndjeshmëri të holla, pasione në hije, përcillen në këtë libër me tonalitet lirik dhe dramatik, ku vëzhgimi i hollë, i ndjeshëm, i imët në përshkrime, psiko-analiza e fakteve, detajeve, gjendjeve të trajtuara me aq realizëm, kapërcimi i çdo kornize trajtimi bardhë e zi të situatave përshkruese, mediatative e narrative, të gjitha këto e cilësi të tjera të procedimit estetik të tregimtarit, i bëjnë rrëfimet e tij aq të gjalla dhe komunikuese në vetëdijen e lexuesit të çdo moshe.

Zënë vend në këto tregime aspekte të përditshmërisë sonë, me ballafaqimin e njeriut disi të vetmuar bashkëkohor me vetveten dhe të tjerët, me mungesat, trillet, raportet e përmbysura etike, sociale, filozifike e humane, pasqyruar me artin e një fjale të përpunuar me shije estetike e finesë, me një gjuhë të gjallë dhe mjaft të latuar në sensin semantik e stilistik, me një sintaksë të zhdërvjellët dhe filmike, cilësi këto që duhet thënë se e bëjnë prozën e shkurtër të këtij autori të lexohet me endje dhe kureshtje, duke u pasprirë ky lexim me një kohë tjetër shqyrtimi dhe reflektimi.

Novruz Abilekaj shkruan lehtë, sikur hedh me një dorë të shpejtë shenja mbi telajo; ai di të zgjedhë e të selektojë me kamerën e tij vëzhguese të veçantat e ngjarjeve që bën objekt rrëfimi, duke ia nënshtruar personazhet, tablotë përshkruese, gjendjet dhe botën menditativo-lirike një analize të imët, tekstore e nëntekstore, të drejtpërdrejtë dhe poetike.

Libri me tregime “Eva,kjo fajtore e përjetshme” përcjell te lexuesi mesazhe filozofike ekzistencialiste,të rapoteve të fshehta midis pjesve të Unit dhe Mbiunit njerëzor. Me një dialog dhe vet-dialog me pyetje sokratike që të kërkojnë të analizosh faktet psikologjike të ndijimeve,të përceptimeve lexuesi i çdo moshe gjen adoleshntën e rininë e tij, ku me sy e me zemër të gjithë janë aktorë të dashurisë njerzore.

Autori me shumë finesë përshkruan emocionet e dashurisë dhe më tej duke shmangur banalitetet erotike përshkruan emocionnet e brendshme të sejcilit që dashuron duke përshkruar artistikisht dashuinë specifike të mardhënjeve seksuale. Lexuesi duke lexuar gjen veten në të gjitha mendimet e veprimet e moshës së adoloshentës.Personazhet femra duan të flasin për ndjenjat dhe dashurinë, ndërsa personazhet meshkuj nuk dëshirojnë të flasin për dashurinë, por të bëjnë dashuri.Edhe pse duket se të dyja gjinitë dëshirojnë të njëjtën gjë, është fakt se termeti “dashuri” dhe “seksin”, ata i kuptojnë në tjetër mënyrë. Femrat e përjetojnë seksin sikurse meshkujt, por nuk kënaqen me sasinë, por me cilësinë.

Ato e përjetojnë më mirë seksin kur vjen si ‘paketë’ me dashurinë. Ndërsa te meshkujt është e kundërta, ata dashurohen nëpërmjet seksit.Kënaqësia seksuale, kjo veçori e jona për seksin, survejohet nga opinioni shoqëror dhe përbuzet nga shoqëria konservatore me zakonet e traditave Epshi, dashuria dhe seksi janë fenomene biologjike e nervore objektive e subjetive të raporteve sy – zemër -tru – Le ta themi troç: njerëzve u pëlqen seksi. Në mos të vetmit, ne jemi nga të paktët anëtarë të mbretërisë shtazore, që e bëjmë seksin më shumë për kënaqësi, se sa për riprodhim.Për ne është e qartë, përpara se të bëhemi intimë me seksin tjetër, partneri duhet të jetë tërheqës fizikisht dhe emocionalisht.

Studimet sociologjike, psikologjike e seksologjike shkencore kanë përcaktuar elementët e fuqishëm që ndikojnë në tërheqjen seksuale të njerëzve. Të gjitha hormonet janë eksplozive, janë ato që e bëjnë të papërmbajtur dëshirën seksuale. Ato janë përgjegjëse për ndjenjat epshore që u zgjohen të rinjëve kur kryqëzohen rrugëve me vajzat gjysmë lakuriqe, kur shkojnë pub-eve . Por edhe pse na zgjohen ndjenjat epshore, ne nuk turremi mbi to. Pse? Sepse është truri ynë që na dallon prej kafshëve, në mos të gjithëve, shumicën prej nesh.

Rregullat e shoqërisë, mjedisi në të cilin jemi rritur, si dhe shumë sfida të tjera jetësore na kanë aftësuar që ta mposhtim, atëherë kur duhet, kërkesën natyrale për marrëdhënie seksuale. Profesoresha Patti Britton, thotë: “Gratë janë rritur të mendojnë për dashurinë dhe seksin, pa e ndarë njërën nga tjetra. Burrat janë inkurajuar të ndjekin instinktet e tyre!”.

Në librin me tregime të autorit Novruz Abilkaj përshkruhen me bukuri artistike lidhjet midis pjesëve : fizikja, emocionalja, mendorja, shoqërorja dhe shpirtërorja. Të pesta këto pjesë janë projektuar për të punuar së bashku në harmoni.

Mendoj se ky libër e pasuron bibliotekën e tregimit të ri shqiptar me një libër shumë interesant, shkruar nga autor me një botë të pasur shpirtërore dhe me një talent të pazakontë, që ka se çfarë t’i komunikojë lexuesit

Urime e suksese autorit të talentuar Novruz Abilekaj

Qatip Mara
Nju Jork, 19.04.2019