MEMLIT IA LANË KËMBËT E ARUSHËS N’DORË

0
341
Memli Krasniqi - PDK

Nga Binak MAXHARRAJ

Ashtu siç filloi shpejt edhe përfundoi Konventa (Kongresi) e PDK bash si ne kohën e monizmit me duartrokitje frenetike. Çdo gjë në Konventë shkoi si sahati, ashtu siç ishte planifiku para sajë, pa kundër kandidat me Memli Krasniqin hu vetëm, i cili edhe u zgjodh kryetar i PDK si ne Kongreset e monizmit me mbi 95% të votave apo mori 462 vota nga 469 sa ishin delegatë në sallë.

Nuk pati kundërkandidat, sepse askush tjeter bile as komandantet trima nuk patën giximin të kandidojnë, sepse ata veta ata e dijnë fortë mirë se në çfarë gjendje e kanë sjallë PDK për me te ardhë gjynah ku e kanë katandisë buzë gërminës, të cilën për shumë vite e mjelën dhe e ç’mjelën deri sa e bën si coftinën qe është duke dhënë shpirt.

Këtë gjendje me se miri e kuptoi edhe znj. Vlora Çitaku, kur nuk pati guximin e as kurajon të kandidojë, duke e ditur se PDK ka nevojë për një terapi të gjatë sherimi më rrezikshmeri te madhe qe te mos mbijetojë.

Duke e parë dergjën e madhe ne te cilën ka rënë PDK sa për sy e faqe e gjetën me aminin edhe te atyre ne Hagë një reper, një servil për te ia lënë këmbët e arushës n’dorë, i cili as vetë nuk e ka idenë se çka do te bëjë me PDK, e cila veç është duke dhënë shpirt.

Trup e thjeshtë Memli Krasniçi është viktimë e komandanteve, te cilët nuk deshten qe fundi tragjik i PDK te ju mbetë në dorë.

Memli Krasniqi nuk është vetevehtja, ai me i pas edhe brinat siç thuhet në popull, nuk mund e sheron, nuk mundë e nxjerrë PDK nga kriza morale ne të cilën ka renë pas termetit qe fortë e goditi me 14 shkurtë 2021, kur e rrexoi hundl e n’buzë, bash sikur LDK.

Memli Krasniqi nuk ka kurrfaë ilaçi për sherimin e PDK, sepse ai edhe pse është kryetar mbreda PDK byrkëtën, kullën edhe shumë te tjere qe rrinë ne erresirë, sepse PDK mbrenda është hallakamë qe as dreqi nuk mundë i bije n’fije.

Por “lavdia” me e madhe e Memli Krasniqit do të jetë kur t’i prinë funeralit të PDK.