21 KORRIK 2020
Jemi të fundit në Evropë me shkolla fillore, të mesme e çerdhe fëmijësh për kokë të banorit. Jemi të fundit në Evropë me spitale dhe ambulanca. Jemi të fundit në Evropë me objekte universitare e shkollim pasuniversitarë. Jemi të fundit në Evropë me arsimim fillor, të mesëm e universitar. Jemi të fundit në Evropë me teatro, kinosalla dhe terrene sportive.
Por, jemi të parët në Evropë me numrin e xhamive, mejtepeve e shoqatave islamike. Jemi të parët në Evropë me numrin e islamikëve, që i dërguan hoxhallarët tanë në formacionet e ISIS-it.
Me numrin e xhamive për kokë të banorëve, Dardania ua kalon Turqisë (madje edhe Stambollit), Sirisë, Egjiptit, Jordanisë, Libisë dhe shumë shtete arabe.
Dardania shteti më i varfër i Evropës ndërton xhaminë prej 40 milion eurosh, me urdhër të prerë të Turqisë, në tokën më të shtrenjtë në Gadishullin Ilirik, që ia fali komuna, aty ku duhej të ndërtohej Teatri Kombëtar, apo Muze i Holokaustit shqiptar.
Ne e përjetësojmë pushtimin e krimin turk me xhaminë më të madhe në gadishull, ne e përjetësojmë pushtimin e krimin serbë me kishën në qendrën universitare, ne nuk e kujtojmë holokaustin shqiptar, të shkaktuar nga Serbia e Turqia. Aty ku do të ndërtohet xhamia, nëse e lejojmë, do të duhej të ndërtohej më e pakta Muzeu i Holokaustit shqiptar.
Jemi në librin e Ginisit për marrëzi e servilizëm. /KultPlus.com