Shkruan: Fahri XHARRA
Të ditur jo, të mençur jo, largpamës jo. Mbaslufta e tregoi qartë se populli ynë nuk e kemi asnjërën nga të tri vetitë, që i përmenda. E kam arsyen pse e them këtë.
Kush na e solli dhe pse na e sollën Mehmet Akifin në Kosovë ?
Kur Gyleni hapi shkolla shqipe në Kosovë ishim të pa ditur për të qenë të mençur që të shohim largë qëllimin e tij. Hapja e shkollave private të Gylenit ashtu, ndikoi në dobësimin e shkollës publike shqipe sa që pasojat po i shohim që sot, por do i ndjejmë edhe më shumë në një të ardhme jo fort të largët.
Kjo çka shkrova më lartë është vetëm një hyrje e asaj që desha ta shtjelloj në temën e sotme.
Shumë simptomatike dhe me një simbolikë të madhe antshqiptare, e posaçërisht antikosovare ishte emri i i këtij kompleksi shkollor që u instalua në Kosovë, Mehemet Akif. Pse mu Mehmeti i rrethit të Pejës të futet në mendjen endje të pa forcuar të fëmijëve tanë, ashtu e kështu shumë të pa pjekur ?
Pse jo Sami Frashëri ? Pse jo Hoxha Tahsini ? Edhe këta të dytë e kaluan jetën dhe vdiqën në Turqi dhe për Turqi, po ashtu si Mehmeti i Mulajve të rrethit të Pejës.
Mehmeti i Pejës ishte i biri i një mësuesi medreseje nga fshati Shushicë i Pejës dhe i një nëne me origjinë uzbeke, Mehmet Akif Ersoy (1873 – 1936) ka qenë një prej aktivistëve dhe militantëve kryesorë në mileun intelektual të Stambollit, kur Perandoria Osmane po i ngryste vitet e saj të fundit. Ku ishte ndryshimi në mes këtyre dhe pse u zgjodh pikërisht Mehmet Akifi ? Shikoni, kjo fare nuk ishte e pa qëllimshme, përkundrazi pati qëllim të keq që në start.
Gyleni kishte menduar mirë se si të mashtroj këtë popull me «prirje» patriotike, e sidomos me fansa të mëdhenj për emrat shqiptarë, që vinin nga Turqia. Aso kohe vërshuan shkrimet, vërshuan lavdet, vërshuan simpoziumet, që të na tregojnë se sa i “madh” ishte Mehmet Akifi.
Në kohën e formimit intelektual në Kosovë, viteve 1968-1981, kishim mësuar për Sami Frashërin dhe Hoxha Tahsinin, por askush nuk e kishte përmendur Mehmet Akifin. Ku qëndronte qëllimi i mendjeve të asaj kohe; pse ata nuk na kishin treguar që Mehmet Akifi kishte kompozuar Hymnin Shtetëror-Kombëtar të Turqisë dhe na flitnin që Hoxha Tahsini kishte themeluar Universitetin e parë turk dhe Samiu kishte bërë Enciklopedinë e parë turke, alfabetin latin turk etj. etj.
Pra, pse u zgjodh Mehmet Pejani e jo Samiu apo ndonjë shqiptar tjetër i Turqisë ? Shumë thjeshtë, të përmendurit përveç që ishin turq ishin edhe shqiptar, kurse Mehmeti ishte komplet turk dhe isalmik i fortë, pra një osmanli i madh, prandaj mu ky i duhej propagandës gyleniste ndër ne. Që të “depërtonte” në mendjet e zemrat tona, përmes një “shqiptari të madh”, që në të vërtetë ishte një osmanli i madh. Neve duhej mbushur mendja ndryshe, jo ashtu si na thoshin Rilindësit.
Tek e fundit, pse Mehmet Akifi nuk i takon grupit të rilindësve ?
Derisa rilindësit e kërkonin zgjimin kombëtar shqiptar, poeti Mehmet Akif Ersoy-Mulaj i Shushicës së Istogut nga rrethina e Pejës, i biri i myezinit, shkruante:
«Nuk e kuptoj se si, në vend të bashkimit nga Islami, ideja e separatizmit hyri në mendjen tuaj? A e futi djalli idenë e nacionalizmit në mendjen tuaj?” – kështu thirrte në shkrimet e tij, në thirrjet pasionante kundër nacionalizmit shqiptar, siç e dëshmojnë edhe këto radhë:
“Nacionalizmi nuk është asgjë tjetër por një tërmet që do të rrëgjojë dhe shkatërrojë unitetin islamik që ka mbajtur bashkë kaq etnicitete e kombe të ndryshme nga njëra tjetra. Të harrohet ky realitet është një lajthim i përjetshëm. Kombi osman nuk mund të përparojë me nacionalizmin shqiptar apo atë arab».
E shihni pra, asgjë shqiptare nuk kishte nga ai.
Miku Salih Mehmeti në konica.al për islamistin e madh turk me origjinë nga Peja shkruan “Por stigmat e Ersoy-t ndaj nacionalizmit shqiptar do të shkonin edhe më tej. Në vitin 1913, ai boton një poemë elegjiake të titulluar «Jam shqiptar», por vargjet e saj sëmbojnë me urrejtje ndaj përpjekjes për pavarësi.
Poema në fjalë drejtohej kundër Isa Boletinit dhe parisë së Kosovës, që i nisën kryengritjet anti-osmane. Pasi vjell një diarre fjalësh kundër Isa Boletinit, Ersoy e quan nacionalizmin shqiptar «kufr» (blasfemi), siç e dëshmojnë edhe vargjet:
«A nuk ishte populli juaj Islami/ Çka është kombi i juaj? Ju duhet t’i ktheheni popullit tuaj/ Çka është Shqipëria? A ka vend për të në sheriat? Të çosh përpara një tjetër grup është blasfemi».
Mehmet Akifi gjatë kohës së Kemal Ataturkut ka qenë i ndjekur prej tij, ka jetuar në Egjypt.
Pra, pa e zgjatur shumë, e kuptuat qëllimin e Gylenit për shkollat e tij në Kosovë, qëllime të cilat i ka edhe Erdogani.
E kam një lutje me një thënje Mos të mashtrohemi nga “ëmbëlsirat“ turke!
07.04.2018, Gjakovë
Mehmet Akif Ersoy me prejardhje nga familja Mulaj e Shushicës së Pejës, (Istogut), që e shkroj hymnin kombëtar të Turqisë. Ai ishte një osmanli shumë i madh dhe Shqiptar i vogël, kryesisht në kujtime e nostalgji të zbehur për “Memleqetin”. I biri i një uzbekeje dhe një myezini shqiptar, ai nuk e pranonte popullin Shqiptar, pasi për të popull ishte vetëm Islami, ashtu sic e ka parapa “Hazreti” Mohammad dhe “luftëtarët e Allahut” nga IS.