Mehmat Shpendi – legjenda e luftrave të Dukagjinit

1
3267

Gjin Musa, gazetar, 21 maj 2016

Mehmet Shpendi, atdhetar shqiptar. I lindur në fshatin Pecaj të Shalës (Dukagjin) dhe bajraktar i zonës e përfaqsues i Shalës në kryengritjen e përgjithshme anti-osmane të Malcisë së Madhe, udhëhoqi çetat e luftëtarëve për liri kundër forcave turke e malazeze. Ne vitin 1883, ne Çezme te Koplikut, Mehmet Shpendi, ne emër te Dukagjinit, përkrah Dedë Gjo Lulin për te kundërshtuar Komisionin e Xhibalit te formuar ne vitin 1856, me ane te cilit pushtuesi deshte të mashtronte malësoret, duke zëvendësuar kanunin me norma te tjera te parashikuar ne këtë komision te Xhibalit.

Formohet më 1890 “Djelmnia e Shales“, të cilen e udhëheq Mehmet Shpendi. Lufta e Qafës se Agrit, me 10 deri 24 korrik 1910, qe morën pjese rreth 3,000 luftëtare nga i gjithë Dukagjini, te udhëhequra nga “gjenerali” popullor, Mehmet Shpendi.

Një lufte krejtësisht e pa barabarte. Këta luftëtarë i bene balle rreth 20 batalioneve këmbësorie malore dhe artilerie, te udhëhequra nga pashallarë te arsimuar ne shkollat ushtarake te Perëndimit, siç ishte Shefqet Durgut Pashai, një nga pashallarët me te fuqishëm te perandorisë Turke, i cili i tmerruar nga qëndresa e dukagjinasve dhe nga shpikësi i topit “dukagjinas”, Mitër Kola, i cili duke përdorur një gryke zjarri jashtë përdorimi, e vendos ne gjendje pune duke përdorur drurin e dardhës për elemente përbërës te topit. Në mars nisin krismat e para në Traboin, tregues të kryengritjes që do vazhdonte deri në vjeshtë.

Lekët e Malcis me n’krye Dedë Gjo Lulin u bane tok’ me Dukagjinasit me n’krye Mehmet Shpendin. Me 6 prill 1911, kryengritësit e Malësisë se Madhe valëvisin Flamurin shqiptar ne Deçiç. Flamurin e arriti ta ngrinte kushëriri i Dedë Gjo Lulit, Nikë Gjelosh Luli, me Gjon Ujk Micelin dhe Pjeter Zefin. Ne luftën për ngritjen e Flamurit morën pjese dhe luftëtarë nga Dukagjini, ne te cilën u vra Bush Delija i Palajve te Shoshit. Populli thuri vargje, dhe ja disa prej tyre:

“Vigmen tue i dhane Shqipnise, po an’e mban
Bini, bre burra, bini k’saj Turkie
Dirgu, moj djelmni, e bjer ne tiran!
Me nji Gurakuq, me nji Ded Gjo’ Lul
Me nji Mehmet Shpend e me nji Prel Tul
Me ne jan Lek’t, qe u shkrine për Shqipni!…”

Me 28 maj 1911, me te gjithë fiset u organizua një takim te Ura e Shalës, te cilët vendosen: I gjithë Dukagjini te marri pjese ne kryengritjen e armatosur, ne mbështetje te Kryengritjes se Përgjithshme ne te gjithë Malësinë. Me 5 deri 10 qershor 1911, qeveria Turke shpalli amnisti për luftëtarët e lirisë, duke pare rrezikun e përhapjes se kryengritjes se Përgjithshme, Ministri i Jashtëm i Turqisë, kërkon dhe merr takim me udhëheqësit popullor te kryengritjes, Dede Gjon Luli dhe Mehmet Shpendi, te cilët i thonë: “Sado qi ti je ministër i Sulltanit, ne e kemi për turp me bisedue me ju. Vetëm arma e baroti do te jene përgjigja e jonë…”. U vra nga malazezët në 15 korrik 1915.

Kënga e Mehmet Shpendit

Në bjeshkë të Shalës mblidhet jezeri,
Mehmet Shpendi e rrok manxerrin.
eni trima për atme të ‘desim.
Hyp mbi shkrep e pisket si zana,
mbushet bjeshka me djem azgana,
veç për lufte i ka bâ nana.
Mehmet Shpendi more me Malcí
i ka zá pritat varg e vijë.
Mbi taborre të Tergut Pashes,
trimi shqipes fort vikate,
mbushni hutat me barot taze.
Malet tona mure shkâmb e gur,
lufton shqipja për flamur,
trojet t’ona ne s’i l’shojmë

Komentet janë mbyllur.