MEGJITHATE, RAMUSHI E KRYQEZOI ALBENËN

0
331
Çakorr - Ramushi me shkëmb

Nga Binak MAXHARRAJ

Dje Gjenerali i luftës Ramush Haradinaj i kishte marrë malet, e ka marrë arratin me deputetet e tij duke u frigesuar të mos narrë pjesë në zgjedhjën e presidentit te vendit post për te cilën nuk la gur pa lujatur qe dy vite për ta marrë duke mos ia dijtë fare kaçikun vehtës me një grusht deputetesh sa te një mahalle. Kështu, AAK e Ramush Haradinaj iu bashkangjitë PDK dhe Lista Srpska duke vepruar kundër shtetit te vetë dhe kundër votes plebishtare ne zgjedhjete e 14 shkurtit 2021, ku bindshëm me mbi 50,28% ditoi LVV dhe Lista ”Guxo” e Vjosa Osmanit e cila ne këto zgjedhje ajo e vetme i more mbi 300 mijë vota pra me shumë se krejtë opozita.

Por,duke u relaksuar nepër mallet me bore me deputetet e vetë Ramush Harajdinaj e mori vesh se “grigjes” se tij po i mungon një deputete, dhe kjo ishte pikerishtë Albena Rashitaj, e cila e kishte ndarë mendjën se ajo pike së pari është deputete e popullit dhe jo e parties, dhe vendosi më kokë ne vehte te marr pjësë në Seancën e Parlamentit. Pra nga luletherrat e AAK u nda një lule e vertetë, nje grua qe me shumë e done vendin e vetë se sa Partin e kapur dhe e gozhduar nga Ramush Harajdinaj i cili ne çdo zgjedhje po i zvogëohet partia, qe pa Albanën tashti i kanë mbetë vetem edhe gjasht deputet,dhe merre me mend sikur t’i largohën edhe dy të tjerë nuk e kalon pragun për te qenë në Parlament. Pra, duke marrë pjesë në zgjedhjën e presidentit te vendit Albenat e kreu një akt madhor patriotizmi duke e injoruar servilizmin duke e kryer një amanet, një besim qe ia dha vota e popullit.

Dhe reagimi i despotit të AAK Ramush Harajdinaj ishte i menjëhershëm si ne kohën e inkuzicionit kishtar kur fajtoret për “fajet e tyre” digjeshin ne furren e druve. Dhe kështu Hrajdinaj menjëhrë sot e përjashtpo nga AAK deputetën Albena Rashitajn vetem pse ajo foli dhe punoj me kokën e vetë e jo më te Ramushit, punoj sipas votes së popullit sepse pike se pari ajo është zgjedhe për deputet nga vota e popullir dhe jo e parties së sajë.

Pra,nga sot AAK e ka edhe një deputete më pakë,kurse Albena Rashitaj me këtë akt te sajë madhor do te jetë në kujtesën e votuesve, në kujtesën e popullit për shumë kohë të gjatë dhe se rrugëtimi i sajë politik nuk mund ta demtoj askush e aq me pak Ramush Harajdinaj, i cili në zgjedhjet e ardhëshme do ta këtë fatin e Ftamir Limajt nuk do ta kaloj pragun, dhe se nuk ke me muajt ti ndihmoj as PDK e as Lista Srpseka e Vuçiqit me te cilët u bashkua ne momentet më kritike për vendin siç janë formimi i institucioneve të shtetit sipas votes se lire ne zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Pra, Ramush Hrajdinajt po i vjenë fundi politik e jo Albena Rashitaj e cila është në fillim dhe se rrugëtimi i sajë i ndritëshëm politikë është para sajë.