MEGA VJEDHJA E ELEKTROKOSOVES & AEROPORTIT PRISHTINA

0
229
Aeroporti i Prishtinës

Për 10 vite të privatizimit të Aeroporttit dhe Elektrokosovës i sollën kompanive Turke 1,65 Miliard Euro fitim për 10 vite.
Kjo është akti ma i madh Anti-Kosovë nga qeveritarët që e lejuan dhe organizuan dhurimin e këtyre kompanive publike shtetit Turk, e jo siq gënjejnë privatistëve Turk, sepse shteti apo qeveria Turke është kontrollues i këtyre dy kompanive të dhururara.

Këto kompani nuk paguajnë TATIME Kosovës, por i fshehin tatimet duke mos përdor kupone fiskal!!!

Kjo është hajnia ma e madhe që ka ndodhë me dëmtimet më të mëdha për ekonominë e Kosovës.

Për këtë hajni dhuruese janë përgjegjëse qeveritë e kaluara që i dhuruan këto kompani, dhe qeveria e sotme që nuk mundohet me e kthy këtë mega hajni. Këto dy kompani kanë kontrata të cilat nuk i kanë plotësuar as 5%, nga obligimet kontraktuale!!! Dmth kompanitë mund të kthehen me gjyq, në pronësi të Kosovës, sepse nuk e kanë plotësuar kontratën.

2 milion udhëtar qdo vit udhëtojnë përmes aeroportit dhe 520 mijë shpenzues të rrymës e bëjnë këtë fitim marramendës nga shteti Turk, që pamëshirshëm plaqkitë Kosovën përmes “ qeveritarëve pashallar” të viteve 2010-2021.

Përveq këtyre dy hajnive shteti i Turqisë është shteti që ka më së shumti eksport në Kosovë, sepse nga 100% importime, Turqia është në vendin e parë me 12.7% te importit total, vendi i dytë i takon Gjermanisë me 11.4%!!! Pastaj vijnë shtetet tjera. 12.7% te importit total që është rreth 6 miliard Euro i bjen rreth 680 milion euro import qdo vit nga Turqia hajnike!

Që tmerri i kësaj hajnie të rritet në përmasa totalisht anti-Shqiptare, një pjesë e këtij profiti i dhurohet agjencionit shtetror të Turqisë TIKA e cila pastaj me ato mjete të vjedhura të Kosoves ndërton faltore të reja dhe meremeton faltore të vjetra otomanike dhe Islamike, në Kosovë!!!

Dhe që tmerri të rritet akoma, Turqia tmerrësisht propagandon se është duke ndertuar faltoret me mjetet e popullit Turk, që nuk është e vërtetë.

Çdo cent i “investuar” nga agjencioni shtetror TIKA është cent i vjedhur përmes kompanive Elektrokosova dhe Aeroporti Prishtina, i cili u emërua Adem Jashari me qëllim që njerëzit në Kosovë të mos bëjnë asnjë pyetje për dhurimin e aeroportit.

Pashallarët e Kosovës janë keqpërdoruesit më të mëdhej të familjes Jashari duke e keqpërdor emrin e tyre, sepse njerëzit kanë respekt për këtë familje edhe për të gjithë tjerët qe Shteti i Sërbise ua mori jetën.

Pra edhe në këtë mega hajni u keqërdor emri i Adem Jasharit, që fatkeqësisht është i përkrahur edhe nga disa antar të familjes Jashari duke u aktivizue si asistues dhe shfrytëzues fianaciar në këtë mega hajni anti-Shqiptare

AMERIKA dhe BRITANIA e qliruan Kosoven, e Turqia sikur hijena e vjedh maksimlaisht.

Besnik R. Krasniqi
Prishtine