Međjugorje 25 shtator 2018

0
751

“Të dashur bij! Edhe natyra ju jep shenjat e dashurisë së saj nëpërmjet fryteve që ju dhuron.

Edhe ju, me ardhjen time, keni marrë bollëkun e dhuratave dhe të fryteve. Bij, sa i jeni përgjigjur thirrjes sime, Hyji e di! Unë ju ftoj: Nuk është vonë, merrni vendim për shenjtërinë dhe për jetën me Hyjin në hir e në paqe! Hyji do t’ju bekojë dhe do t’ju japë një qindfish, nëse besoni në Të. Faleminderit që i jeni përgjigjur thirrjes sime!”.

Si ta pranojmë MESAZHIN e Zojës?
(Siç bënte edhe Atë Slavko)
1. MERRENI që ditën në të cilin është dhuruar!
2. LEXOJENI një herë të parë në shpirt lutjeje!
3. PRANOJENI në fundin e zemrës suaj!
4. KONSIDEROJENI si një mesazh që Virgjëra jua jep personalisht dhe jini mirënjohës ndaj Saj!
5. KOPJOJENI mesazhin dhe vendoseni në mesharin tuaj, në frigorifer, në zyrë, në pasqyrën e banjos, në makinë dhe kudo, në mënyrë që ta kujtoni gjithmonë dhe që të bëhet shoqëruesi juaj gjatë gjithë muajit! Me lejen e Famullitarit tuaj afishojeni në famulli!
6. BASHKËNDAJENI mesazhin me të gjithë ata që i takoni: është një thesar nga Qielli! Veproni në mënyrë që gjithë bota të flasë, nxitni publikimin e tij!
7. LUTENI mesazhin çdo ditë të muajit! Veproni në mënyrë të tillë që mesazhi t’i japë tonin jetës suaj shpirtërore! Do t’ju bëjë të rriteni, do t’ju hapë ndaj pendesës, ndaj shërimit dhe shpresës.
8. KËRKONI në Ungjill rreshtat në të cilat Jezusi thotë gjëra të ngjashme me ato që thotë Zoja!
Përgatiti: Nikolin Sh. Lëmezhi