Meditim: Temë aktuale kombëtare

1
994
Sylejman Aliçkaj

Sylejman Aliçkaj

Popull me organizim kolellktiv – i dobët – mbushur tej mase me kriminel ordinerë, të cilët kryejnë vrasje me pagesë me atentate brenda e jashtë atdheut. Keta u rritën në mesin tane nga nëna e babaj shqiptar “Pështy përpjetë të bie fytyrës”. Po kështu jemi, kështu kemi qenë!A dote jemi??… Ngjarjet po tregojnë se po vazhdojme të kemi të tillë në mesin tanë… Nuk e laboroj kohen e Skënderbeut që ishte e vetmja kohe me të cilën mburremi që e patëm!… Po e laboroj këtë temë pa emra e detaje, duke e ditur – të lexuar historinë e zhvillimit të ngjarjeve të popullit tim i cili gjer tani doli humbës në te gjitha finalet e organizuara teorikisht e praktikisht e politikisht në mes kombesh për krijimin e shtetit – përkundër shumë betejave të fituara ne teren.

Askush s’na detyroj te jemi vazal te Otomanisë turke, Bolshevizmit rus… E bëmë vet kolektivisht me organizim te njërëzve ekstrem të paguar nga pushtuesit. Me tradhëti u shuan shumë kryengritje. Keshtu pësoi Lidhja e Prizerenit, Armata e Shaban Polluzhes, Armata e Mbretit Zog… E vetmja armate që qëndroi – armata ateiste bolshevike me elemente ruse – ajo komuniste – me diktaturë në emër të proletariatit. Kjo shembje kombëtare u ushqye e u rrit brenda nesh me dhelpëra të paguara mire për te shkatrrua kombin e Atdheun. Krimbi sado i vogel të jetë e rrezon buallin me të madh kur i hyn brenda në trup. Kombi e Atdheu për rreth vedi pati e po vazhdon të ketë kombe grabitqare të cilat e coptuan për interesa të veta.

Miqët e vërtetë qëlluan larg dhe pa informim te drejt, madje të bllokuar nga armiqët e kombit e atdheut me propagandë shpifjesh sajuan mjegulla e leshuan perde globit per ne. Atdheu u coptua ne bazë të Fuqive te Evropes. Çfarë ndodhi pastaj? Prodhuam e rritëm atentatorë te vërzionit patriotik. Po edhe kriminel ordinere në të njejtën situatë të paguar që i bënë dëm kombit e Atdheut. U shtuan ne vëndet kyqe te Evropës po edhe brenda tokave shqiptare të ndara atentatorët në emer të Atdheut po edhe ne “emer të Atdheut”/ruajtja vazale e pushtetarëve të pushtuesve/në emër të shtetit. U likuduan me dhjetra patriot të devotshëm të cilët ngritën zërin për liri; e që nga këta maskarenjë atentatorë u vranë. Kjo është nota – më e dobëta njërëzore e kolektive brenda për brenda nesh.

Rritëm individ të cilët në lakmi të përfitimeve rrëzuan lisa pararoj kombi e Atdheu. Kombi e Atdheu – në pafatësinë e vet pati një fat: U krijua shtet më ndihmën e Austrisë… Më vonë gjërat shtegtuan për Atdheun e coptuar si në treg plaqkat… Lidhja e Prizerenit u shua me tradheti. Armata e Shaban Polluzhes u shua nga tradhëtia bolshevike.Fajtori? Fajtorët brenda nesh… Të ndalëm në temën pa detaje me titull të formuar që si kolektiv kemi notë të dobët kombëtare e ndërkombëtare. Ju kemi dhuru lule e pritur si çlirimtarë pushtuesit! U shitem, në të vërtetë na blenë – e me te larguar mbetëm si cungu i druve qe te gjitha drutë i shkurton mbi te; së fundi edhe ate e përcjell i njejti fat. Rrallë e hasim të kombet tjera kete shthurje që e bëm ne si kolektiv.Ja kthyem armen vetevetës.

E dorëzuam Atdheun në emër “të lirisë” pushtuesve ordinerë. …Kjo është e vërteta kolektive e shqiptarëve – pas kohës së lavdishme të Skëndërbeut. …Rrezultati vazhdon të jetë negativ e të jemi në vazhdim humbës… Shqiptarët agresiv harruan gjakun e shenjët të derdhur për bashkim trojesh e krijimin e shtetit komb dhe ju kthyen hakmarrjeve, vëllavrasjeve!… Pyetja për fund të këtij shkrimi është: A do vedisohemi? Me siguri! Kur të pushon tradhëtia – vellavrasja. Do bëhët Armata kombëtare! Do bëhët Shqipëria. Dhashtĕ Zoti të mos mbetemi popull i fjetur e i zgjuar vonë!

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

1 KOMENT

  1. E ty Sylejman Aliçkaj, çka te detyron sot me 31 Mars 2017 e kendej… çka te detyron me e mbajt emrin dhe mbiemrin e okupatorit Otoman…? Pra te kritikosh se pari duhet te japish shembullin personal… dmth nderroje ate emer otonmanik dhe beje SHQIP…

    Pastaj kallxona çka kane gabuar tjeret…

    Per informate tende une e kam bere kete pune. E kam pase emrin Mahmuut Gllavurda… dhe 32 euro me kushtoi ndërrimi në DARDAN GASHI.

Komentet janë mbyllur.