Medikamentet më të reja për trajtimin e migrenës

0
1495
Migraine

WeSpeakScience.com, 25 nëntor 2015

Migrena është sëmundje neurologjike që karakterizohet me dhembje pulsatile, të vazhdueshme dhe ndjesi të dhembjes në njërën anë të kokës. Karakterizohet me mundim, vjellje dhe ndjeshmëri të lartë ndaj dritës e zërit. Dhembja e migrenës vjen nga pjesët si koka, qafa dhe fytyra – jashtë kafkës, e jo nga enët e gjakut të trurit siç mendohej më parë.

Terapi e linjës së parë realizohej përmes dhënies së medikamenteve që qetësonin dhembjen dhe grupit medikantoz – triptan siç ishin: Sumatriptan, Rizatriptan, Frovatiptan etj. Por për shkak të efekteve anësore të shumta, shkencëtaret filluan për kërkim të grupeve tjera të barnave kundër-migrenike me profil më të mirë terapeutik. Në këtë drejtim ekspertët filluan të studiojnë fiziologjinë e punës së trurit dhe aspekteve pak të studiuara të ndodhive -kaskadave biokimike në migrenë.

Sulmet migrenike shumë shpejt mund të jenë më pak kërcënuese nëse realizohen në praktike studimet e tilla.

Afërsisht 1 në 10 meshkuj preket nga migrena, kurse tek femrat 2 në 10, pra kemi një incidence më të lartë migrenike tek femrat.

Për afro 20 vjet shkencëtarët gjetën se sulmet migrenike lidheshin ngushtë me nivelin e lartë të hormonit CGRP apo Calcitonin gene-related peptide.

Grupi i ri i barërave apo gepantët të cilët bllokojnë aktivitetin e CGRP në nivel receptorësh, u testuan për t’i luftuar sulmet migrenike, por nuk u treguan të suksesshëm sikur pritej. Pra ndoshta duhet edhe pak kohë për të gjetur modulin e përshtatshëm modeluar pas ca ndryshimeve në strukturën kimike apo peptidike të medikamentit përkatës.

Studiuesit e Universitetit të Auclandit gjetën pjesën e mozaikut që mungonte në shkaktarin e dhembjes migrenike.

Ata gjetën se CGRP aktivizon cakun e dytë të quajtur AMY1 në sipërfaqe të nervave që ndjejnë dhembjen e të cilin cak nuk e bllokonin grupi i gepantëve. Pra, tani që dihej qarte roli i CGRP në migrenë, megjithatë u kuptua se efekti i dëshiruar arrihej me bllokimin e rolit të dy receptorëve.

Studiuesit patën shpresa të shumta për këtë grup barnash, por u pa se krahas receptorit të parë – CGRP, ekzistonte edhe një tjetër receptor – AMY1, që kishte rëndësi në dhimbjet migrenike.

Tani fokusi është tek të kuptuarit se si këta receptorë ndërveprojnë dhe roli i tyre në dhembjet migrenike.

Poashtu u fascinuan me rolin e AMY1 në dhembjet migrenike dhe në dhembjet tjera.

“Ne kemi nevojë për grup të ri barërash kundër-migrenike të tipit opioid, por toleranca dhe efektet e padëshiruara të tyre e pamundëson këtë terapi”, mendojnë shkencëtarët.

Punimet e tyre u publikuan në revistën shkencore Anual of Clinical and Translational Neurology dhe ofrojnë një mundësi për të gjetur një terapi më të mirë kundër migrenës.

Të sëmurët nga migrena e mirëpritën këtë hulumtim dhe janë të kënaqur me këtë arritje. Ata e ndjejnë veten më komod dhe do ndikojë pozitivisht në stilin jetësor të tyre.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 12 përqind e njerëzve vuajnë nga migrena, një sëmundje e karakterizuar me dhembje të përsëritura të kokës, të paraprira me humbje të shikimit dhe ndryshime në dritësinë e syrit.

Ngjashëm me terapinë e sipërme, shkencëtarët arritën ta bllokojnë proteinën CGRP. Kjo është një injeksion në trajtë antitrupash monoklonal të cilat bllokojnë proteinën shkaktare të dhembjeve migrenike.

Pa dyshim se kjo do të jetë një shprese e re për pacientet që vuajnë nga migrena – një sëmundje ligështuese ose dobësuese. Kjo terapi i lehtëson simptomat migrenike si dhembja, vjellja dhe mundimi.

Hulumtuesit gjegjës poashtu arritën të zbulojnë një grup të ri barnash të cilat bllokojnë receptorësh e dritës në sy dhe ky hulumtim është publikuar në të përditshmen shkencore Nature Chemical Biology.

Hulumtuesit nga Instituti Salk për studime biologjike gjetën se këto komponime quheshin opsinamide, të cilat opsinamide bllokojnë receptorët e dritës të quajtura melanopsin. Këta receptor të gjetur në neurone i lidhin sytë dhe trurin.

Hulumtuesit gjetën para 10 viteve se melonopsina është përgjegjëse për ndjesinë e dritës në mënyre të veçantë apo të pavarur nga shikimi normal. Hulumtimet e vazhdueshme treguan se këta receptorë janë përgjegjës për mirëmbajtjen e ciklit gjumor (ritmit cirkadian) dhe rolet tjera të ndjesisë apo shqisës tek personat e shëndoshë.

Këta receptorë ishin poashtu përgjegjës për kontraktim të bebëzës së syrit kur ajo ekspozohej në drite të shndritshme (intensive), duke nxitur kështu ndjesinë e dritës të lidhur ngushtë me sulmet migrenike.

Shkencëtarët poashtu gjetën gjenin përgjegjës për migrenë. Ata gjetën se gjeni KCN 18 është njëri ndër përgjegjësit për migrenë dhe interferon në prodhimin e proteinës së quajtur TRESK. Kjo proteinë luan rol në rregullimin e pragut të ndjeshmërisë së qendrave të dhembjes në tru dhe poashtu ndikon në kanalet K2P të kaliumit jashtë sistemit nervor, të cila kanale luajnë rol në dhimbjet migrenike. Kjo hap rrugën për terapi gjenetike dhe proteinike.

Referencat:
http://www.medicalnewstoday.com/articles/26533php,
http://www.dailymail.co.uk/health/article-2986206/Hope-migraine-sufferers-ground-breaking-injection-prevent-attacks-shown-successful.html,
http://www.headacheclinic.co.za/pages/15,
http://www.stokesentinel.co.uk/Hopes-migraine-treatment-breakthrough-North/story-26415599-detail/story.html,
https://au.news.yahoo.com/a/29801108/migraine-breakthrough-one-step-closer-to-solving-the-painful-puzzle/,
http://www.healthcentral.com/migraine/understanding-migraine-538876-html.