Me zgjedhje drejt krizave të reja politike!

0
371
Politikanët e Kosovës

Shkruan: Florim Zeqa, 24.12.2020

Pa lindjen e një alternative të re politike, zgjedhjet nuk do të jenë zgjidhje e krizes politike në vend, për shkak se edhe pas zgjedhjeve vendi do të futet sërish jo vetëm në një krize të re, por edhe në kriza tjera të njëpasnjëshme politike.

Në rrethanat aktuale të krizës politike dhe shëndetësore në të cilën ndodhet vendi, përseri marrëveshjet politike do të jenë zgjidhje e ngërçeve politike pas zgjedhore, por jo edhe e problemeve të akumuluara.

Meqë është kështu, më mirë do të ishte për vendin dhe shëndetin e qytetarëve, që partitë aktuale politike, pushtet dhe opozitë të merren vesh mes tyre për qeverisje në mënyrë ciklike pa shkuar fare në zgjedhje.

Me një marrëveshje të mundshme do të kurseheshin milionat e buxhetit të shtetit, do të kurseheshin qytetaret nga maltretimet e panevojshme si dhe do të mbrohej shëndeti i popullatës në këtë kohë pandemie.

Shtrohet pyetja, çka do të ndodhë pas zgjedhjeve, nëse partia fituese nuk arrinë të formojë qeverinë e re në afatin e rregullt kushtetues!?

Përgjigja është fare e theshtë, ç’kapësi figurativ do të jetë i detyruruar të bashkëpunojë me njërin nga kapësit e deritanishëm të shtetit.

Nëse vërtetë dikush e mendon se do ta luftojë ç’kapjen me kapës të shtetit, dyshoj dhe nuk e kam të çartë si do të duket shteti nesër!

Përseri do të ketë nevojë për marrëveshje politike mes subjekteve aktuale dhe kështu do të vazhdohet deri në pafundësi deri në lindjen e një alternative të rë politike, për të cilën angazhohem dhe po punoj parreshtur me të gjitha forcat progresive dhe atdhedashëse si në Kosovë ashtu dhe në Diasporë.

Sikurse deri me tani, për joshjen sa më të madhe të qytetarëve, edhe në këto zgjedhje do të kemi vjedhje industriale dhe blerje masive të votave, por me një çmim pak më të lartë sesa herave tjera.

Po ashtu ashtu edhe pazaret politike për koalicione para dhe pas zgjedhore do të jenë më sfiduese për shkak të ndërlidhjes me postin e presidentit.

Për këtë arsye, fituesi më i madh i zgjedhjeve të jashtëzakonshme do jetë partia e cila i bashkangjitet subjektit fiues të zgjedhjeve, e cila me automatizem do ta merrë postin e presidentit dhe gjysmën e posteve ministrore.

Ndryshimi nuk do të vie asnjëherë me parti politike dhe politikan që e vëjnë interesin partiak dhe personal para interesit të shtetit dhe qytetarëve. Shteti nuk bëhet me politikan që inatin e vëjnë para dashurisë për shtetin dhe respektit ndaj qytetarëve.

Intelektualët e mirëfilltë edhe përkundër këmbimit të ideve dhe mospajtimeve për tema të caktuara, asnjëherë nuk thyhen mes tyre, përkundrazi prodhojnë një gamë të gjërë mendimesh dhe ideshë në funksion të shtetit dhe të mirës së qytetarëve.

Nëse dikush i sheh zgjedhjet si zgjidhje duke shkuar drejt krizave të reja politike, do të jetë jetë gabimi më i madhë dhe iluzioni më i rrezikshëm për qytetarët e vendit.

P.S. Sikurse ato paraprake, edhe ky shkrim nuk është kundër dhe as pro një subjekti të caktuar politik, por është pro ngritjes së vetëdijes qytetare dhe unifikimit e të gjitha forcave progresive për lindjen e një alternative të re, si e vetmja mundësi për arritjen e ktheses së madhe politike.