MË THONI, SI MUND TË BËJMË SHTET SHQIPTAR KËSHTU?!

0
461
Arben Çokaj - pass foto bw

Arben Çokaj

1. I shërbejnë turkut e islamit, morën edhe territore e prona prej tij, e thonë: Jemi patriota e atdhetarë.

2. I shërbejnë fashizmit, marrin edhe prona prej tij, dhe thonë: Jemi patriota e aristokratë!

3. I shërbejnë të vetmit shtet shqiptar në histori, diktaturës komuniste. Ik andej, jeni tradhëtarë, kriminela!

E si bëhet shteti shqiptar kështu? A po e mendoni pak? Sa punon për vendin tënd, del tradhëtar! E po punove për pushtuesit, merr statusin: “i nderuar”, “aristokrat”!

Kështu mendoj unë logjikisht, e jo se po ma ndien fort për neverhoxhën, por ne me këtë psikologji sociale, nuk bëjmë shtet shqiptar kurrë, por gjithmonë shtet në shërbim të interesave të të tjerve!