Më prit i dashur

0
1082
Zamira Agalliu

Zamira Agalliu

Më prit.
Më prit i dashur, ashtu siç të prita unë
Më prit si atëherë kur Ti nuk ishe …
Më prit bregdetit e mblidh valët me shkumë
Më prit se mallin kam nisur në shishe.
Prite, mbrëmjes kur të ndezet neoni i hënës
Prite, dhimbjen time që të vjen nga pas
Prite, mos e tremb, është hija ime e zemrës
Prite, se kur të sheh, si një lot plas.
Pritja, seç ka edhe një dritë mrekullie
Pritja, nuk paska qenë një vetmi
Pritja, belbëzon me zë perëndie
Pritja, dashuron, e ka shqisa magji.
Pritmë si lulet e bajames, pranverën presin
Pritmë si gonxhja që koha, gënjeu
Pritmë si letra pa pullë që pret kalorësin
Pritmë si amaneti që s’u tret nga dheu…
…………………………………………………
a@z 23-02-2017

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar