Zymer Mehani
Me pranverë në zemër
Me pranverë në zemër
Këndoj për dëshmorët
E si tallaz deti
Po trazohem n’veti
Në vargjet e mia
N’t’miat poezi
Ushton, uturon
Veç një DASHURI
Me PRANVERË në zemër
Dua t’i këndoj
Dhe tonit synim:
– Për Komb Ribashkim
Thellë në timen zemër
I fuqishmi varg
Sot do që t’shpërthejë
Dhe të jehojë larg
Me vargun tim t’gjatë
Me zemër të zjarrtë
Me shpirtin furtunë
Atdhe, të dua shumë.
Secila ditë…
Nëse jeta është natë
secila ditë është mandate
Nëse jeta është bekim
secila ditë është gëzim
Nëse jeta është kafaz
Secila ditë është maraz
Nëse jeta shkon kot
Secila ditë është lot
Nëse jeta është det
Secila ditë është vale
Nëse jeta është ndarje
Secila ditë është mallë
Nëse jeta është mrekulli
secila ditë është dashuri.