Më pyeti Brahimi:
çka ësht Bashkimi?
A është shqiptar ky far trimi?
Jo o Brahim fjala Bashkimi.
Vertetë tingëllon si emër!
Shqiptarët e kanë në zemër.
E kur të bashkohem?
Kah do të drejtohem?
Të kuptoj çka po flet.
Ku jemi kem me mbetë.
Secili në shpi t’vet.
Për krejt nji pushtet.
Rritet i madh Kuvendi.
Nga qeveria vendoset rendi.
E zgjedhim kryetarin.
Më t’mirin e bëjm t’parin.
Ashtu si jemi edhe sot.
Më të fortë e më të zotë.
E kuptoj edhe Brahimi.
Qfare na ësht Bashkimi.
Më falenderoj dhe u betua
Tha që ka për ta ndihmua.
——————————
Me shekuj ndodhen këto gjëra në vendin dhe kombin tonë.
Erdhen të huajt dhe na robëruan!
Erdhen prap të huajt dhe prap na robëruan dhe na coptuan!
Erdhen prap të huajt dhe na ndihmuan dhe na liruan!
E kur erdhen njerzit tonë me vetë dëshirën e tyre prap gjindemi në kaosin kombtarë.
Të perqarë në parti, në anime fetare, në krahina e tjera gjëra.
A ky ishte qmimi i atyre që u vranë për lirinë e kosovës tonë!
Deri kur do të vazhdohet me kët rrugë që mbyllet në udhëkryqin e rrugëve drejt humnerës?
Shpresojm se do të bëhet mirë por kur?
A nuk e meritojmë të jemi të lirë dhe të lumtur si popull i vuajtur me shekuj?
Kush mshifet prapa skene?
Ruaje Zot shqiptarinë nga sherrit e meshefta, se nga ato që shifen duhet ti largojm vetë.
—————————————-
Binakët
Dy Bineq i ka lindë nana.
Gëzimi madhë në ato ana.
Por nuk kishte gjë më keqë.
Kur i ndanë ata Bineqë.
Prej se lindi padrejtsia.
Pa dëshirë na janë nda fëmia.
Njenin djalë ja kan dhanë sllavit.
Mos me u rritë me dashni t’vllavit.
Qante nëna u mërzit baba.
S bahet Behja pa dy krraba.
Ska mundsi damtarët me i ngjujtë.
Kurr ma bashkë ata s’kan lujtë.
Njenin gjithë e sunduan t’huajt.
Tjetri u rritë ndër diktaturë.
Tjetri mbet kryq e terthurë.
Por disi të dy djelt u rritën.
Si e kan vllaun kurr nuk e ditën
Njeni vlla u izolua krejtë.
Ky nder sllav e pagou shtrejtë.
Kur filloi Demokracia.
Për herë t,parë u panë vllaznia.
Ishin plakë e nda shum t’vegjël.
Fëmija m’sue me regjim t.egër.
Krejt ashtu si ishte shteti.
Jau kan dhanë shkollat për veti.
E kan thën moti do pleqë.
Me t,msue dreqi bahesh dreq.
Vetëm gjuhen e kan ruajtë.
Sepse ndjenjat jau kan shuajtë.
Kur ësht fjala për bashkim.
Janë rrafë t’vegjël s’kanë guxim.
Gjenarata tash si po rritët.
Veq prej tyre bashkim pritët.
Msoni mirë dhe mosi ndani.
Se nji ditë për vlla do t’qani.
Shkolla t’njejta e dinjitet.
Vetem kështu e bëjm një shtet.
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar