Me poetin Stavri Hima

0
707

KE TE MARR, KE TE LE

O bobo i ziu unë
Ç’më zu belaja, më zuri
S’e marr vesh këtë punë
Nuk paska burrëri burri

Kjo Maria faqe kurabia
Më tha: “unë të dua shumë”
Sofia, m’i mori ment e mia
Më tha: “eja se të dua unë”

Kjo Maria vetullzezë
Më treti, më dogji shpuzë
Por Sofia leshraverdhë
Më dhuroi puthje në buzë

Si t’ua bëj unë i mjeri
Të dyja më duan shumë
Dashuria në shpirt më theri
Të dyja i dua dhe unë

Më thoni çfarë të bëj
Ke të le, kë të marr
Të dyja zemra s’i merr
Të dyja shpirti s’i mban

Ah Maria ime, Maria
Si do bëj unë pa ty
Ah Sofia ime, Sofia
S’do jemi bashkë të dy

Që të dyja zonja t’rënda
Që të dyja shpirtbukura
Që të dyja m’i ka ënda
Që të dyja si dy flutura

Që të dyja fjlëarta
Që të dyja shpirtflori
Si e majta dhe e djathta
Që të dyja për zili

Të dyja i dua shumë
Por zemra nuk i pranon
Ndaj nuk di çfarë të bëj unë
Kë të mbaj, kë të lëshoj

Do t’i le që të dyja
Sepse s’mundem t’i pranoj
Më lanë fare mentë e mia
Në çmendinë më mirë të shkoj

Satirë S.Hima 24/08/2017

Dobërçani, dobëriç
Bukë shumë, e ujë hiç

I këndonte i ndjeri ALI KULLA-KOPESHI sikur fshatit tim të lindjes…
Ishte i vetmi fshat që nuk besonte tek feja por vetëm tek një zot…
Edhe gjyshi im i ndjerë dinte çfarë thoshte kur këndonte:
Që në Lushnje e tatëpjet
Ç’deshi Zoti bëri vet

Në Dobëranin e asaj zone të Moglicës 14 fshatrash Jane edhe sot rrënojat e 6 kishave ortodokse me emra..si Shën Marena, Shën Pietri, Shën Kosta, Shën Mariza, etj…
Ku me shkatërrimin e tyre nga pushtimi turk, përsëri a to kulte nuk u zëvendësuan kurre me kulte fetare turkomane…
Ky fshat ruante me fanatizëm krenarinë se Zoti ishte një per të gjithë…(vazhdon)


Lermëni mua se unë një jam…
Punë e madhe se s’u gjet një sorkadhe
Se s’u gjet një kapërrodhe qumështore
Apo një thëllëzë mali
Siç e meriton ky djali

VETMIA

Vetmia, si plagë kanceroze shfaqet
Një ditë, kur ti ke nevojë për njerëz
Torturohet trupi e truri që s’kënaqet
Ndjen edhe ti boshllëk në zemër

Gjymtyrët duken sikur lëkunden
Kur s’ke askënd të këmbesh dy fjalë
Mendimi në vetvehte përhumbet
Ndjen se as zëri nga goja s’do dalë

Bluan në vehte të gjitha mendimet
Dëshiron një njeri, që ta kesh pranë
T’i shijoni bashkë gëzimet trishtimet
T’i kujtoni bashkë ëndrrat si më parë

Ah vetmi e shkretë, vetmi e mallkuar
Tek mua erdhe, më preve në besë
A do ketë për mua tjetër jetë vallë
Apo kështu do jem deri sa të vdes

E dua jetën, të dua edhe ty
Eja ti me mua për jetën dritësi
Ta shijojmë bashkë përqafuar të dy
Të gëzojmë bashkë o shpirti flori

Se mua për ty, malli më djeg xhanë
Se unë pa ty, vehtes i flas vetëm
Ndaj të dua ty, të më gjendesh pranë
Se kështu pa ty, ndihem si i vdekur

Në derë më trokit, në daç në dritare
Se të pres krahëhapur të të përqafoj
Të të puth në ballë, e të shuaj mallë
Dritë të vërtetë jetës t’i dhuroj

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar