Me poetin, shkrimtarin, politikanin dhe diplomatin VISAR ZHITI

0
2315
Visar Zhiti

23 mars 2017

Visar Zhiti ishte bir i aktorit dhe poetit Hekuran Zhiti (1911-1989). Visar Zhiti u rrit në Lushnjë, ku ai përfundoi shkollën e mesme në vitin 1970. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), ai filloi karrierën e tij të mësimdhënies në qytetin malor verior të Kukësit, duke demonstruar një interes në fillim në vjersha, disa nga të cilat u botuan në revistat letrare.

Në 1973, ai përgatiti për botim një përmbledhje, “Rapsodia e jetës së trëdafilave“. Ishte koha e Plenumit të 4-t të KQ të Partisë së Punës (Partia Komuniste), në të cilin diktatori komunist Enver Hoxha filloi një fushatë të egër kundër të rinjve që pëlqenin kulturën perëndimore. Babai i Zhitit kishte pasur më parë një konflikt me autoritetet, dhe poeti i ri papritmas u bë një nga viktimat politike të diktaturës për të frikësur intelektualët shqiptarë.

Dorëshkrimi i përmbledhjes së tij të përmendur më sipër, që kishte qenë dorëzuar për botim në shtëpinë botuese Naim Frashëri, u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist. Ai u arrestua më datë 8 nëntor, 1979 në Kukës. Mbasi u dënua në një gjyq qesharak në prill të vitit 1980 me trembëdhjetë vjet burg, ai u dërgua në burgun e Tiranës dhe më vonë transferohet në burgun famëkeq të Spaçit. Shumë nga të burgosurit që ishin me të në burg vdiqën nga keqtrajtimet, torturat dhe kequshqyerja ose pësuan çrregullime mendore.

Ai u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe u “lejua” nga pushteti komunist për të punuar në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, ai arriti të shkojë në Itali ku punoi në Milano deri në 1992. Përmes një burse studimi nga Fondacioni Heinrich Boll, Zhiti shkoi në Gjermani në vitin 1993 dhe vitin e ardhshëm shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kthimit të tij në Shqipëri, ai punoi si gazetar dhe u emërua kreu i ndërmarrjes botuese e cila kishte planifikuar të botonte librin e tij të parë. Ai ka qenë i punësuar më vonë nga shërbimet administrative të parlamentit të ri shqiptar dhe në 1996 u zgjodh vetë në parlament. Mbas Realiteteve të zymta të politikës shqiptare, ai u tërhoq nga politika. Në vitin 1997 ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku ai qëndroi deri në vitin 1999.

I Vogli, I Bukuri, I Dashuri Atjon…

Bir, i vogli im, i bukuri,
degë e gjelbër krahu yt, që më futet në ëndrra,
rritu sa më parë dhe qofsh fëmijë përherë…
E di ç’do të bëhem kur të rritem?… Bëhu ç’të duash, biri im,
por i dashur patjetër siç je, i bukur, i bukur siç je!
Ç’të të them, unë do mundohem të të hap rrugën të gjesh vetveten,
pa të të ngacmuar, por dhe ti mos ngacmo kënd.
Apo është e pamundur,
duhen ditur të gjitha, por nuk duhen bërë të gjitha.
Bëj vetëm mirë, bir, kjo është e mundur.
Pa shkelur mbi të tjerët dhe mos lër të të shkelin.
Edhe përsosmëria jote është e mundur, si gdhëndja,
hiq të tepërtat dhe jeta është e vetmja pasuri,
shërben për ëndrrën dhe ëndrra për jetën,
ndoshta janë e njëjta gjë.
Por, kur të ecësh, bir,
lër gjurmë që t’u ngjajnë atyre vizatimeve të zemrave që bën ti,
ec dhe ec dhe shto zemrat…
Dhe vizatoje ëndrrën tënde.
Bir, rritmë dhe mua, gëzimin tim sidomos, mendjen dhe shpirtin,
se ti je dhe ati im njëkohësisht,
dhe unë lutem fshehurazi për ty, pa më parë, në shqipen e vjetër “At’jon…”, ashtu siç ke dhe emrin.
Deti, bir. Më josh, është siç ka qenë, që kur u krijua bota,
i natyrshëm, po ato dallgë, po ajo mërmërimë e përjetëshme,
seç të thonë, dëgjoje, është një kumt ujrash i pambarim,
ashtu qofsh dhe ti në shpirt, i madh, pafund.
Nja dy peshkatarë zbritën nga varka afër dhe sollën peshkun e porsazënë. E shisnin.
U grumbulluan njerëz.
Një peshk lëvrinte ende mbi rërë,
ishte gjallë dhe ti, bir, i kërkove mamit që që të ta blinte.
Shpejt lekët ma, s’kishe durim, hape çantën. Dhe me ta marrë peshkun e gjallë,
me gojën të çare e të përgjakur nga grepi, vrapove drejt dallgëve dhe e hodhe
në det.
E pe tek ikte i lirë, pastaj u ktheve nga ne i qetësuar.
Unë pashë time shoqe në sy. Ajo më puthi lotët, që nuk i fsheha dot.
Fati i atij peshku… i ngjashëm me…
mbase … e jo vetëm…
——————————–

Mbi Një Fotografi Shkruaj Një Lutje Zotit

Mbi portretin tënd shkruaj një lutje zotit,
Balli i shndërroi fjalë në dritë mëngjesi.
Dy epitetet e vetullave
Dhe sytë e mëdhenj, sugjestionues,
Që unë të besoj se gjithnjë penat e botës
Mërmëritin lutjen blu
Të syve të tu.

Te buzët
Ngjalën fjalët e mia (si puthjet?)
Dhe thonë të vërtetën.

Ja lutja-liqen i vogël, dallgëzon
Dhe fytyra jote-mozaik
I gjallë nën ujë.
———————-

Tema: Poezi Dashurie

Jeton Në Syrin Tënd

Siç duket
Unë jetoj brenda në syrin tënd.
Bashkohen qerpikët,
Vjen nata për mua,
E ngrohtë.

Gjumi im rrëzon rrobet si gjethet e mëdha.
Kur të treten, të mos të di gjë
Që jam ajo pemë në largësi.
Zogjtë ndërtuan një fole. Është zemra Ime.
Pastaj dhe një zemër tjetër
Me fijedritë
Dhe me kokrriza dheu si dhimbjen
Te krahët e mi e ndërtuan zogjtë.
E dija
Është zemra jote.
E pashë
Kur hape sytë dhe solle agimin tim.

Kam kaq kohë që jetoj në syrin tënd,
Dhe që të shplodh,
Dal herë pas herë shëtitje
Në formën e kulluar të lotëve.
————————————–
Duke mbyllur kete matrial per botim,mendja me shkoi te Presidenti naiv, tek presidenti i hiçit, te cilit ja verbon shikimin emeri i Visar Zhitit.

Visar ti miku im i mire, i bere badhe burgjeve komuniste dhe nuk u dorëzove… as dora dhe as goja nuk duan ta kujtojn tragjedin qe te preku ty, humbe djellin e vetem te kesaj jete (djalin tuaj te vetem ATJONIN) po ti ke forca te perbadhesh me vishtersit e jetes.
I baltosuri Bujar Nishani kerkon te baltos!!! ti perseri i the:Fale o Zot, se nuk di çfare thote:

Po une poi them Bujar Nishanit,Zoti te provofte me fatekeqesi,qe te dishe se çfare ke folur… turp dhe vetem turp,te kerkoshe te baltoseshe Floririn e demokracis,po per ju qe kerkuat te mbronit shtatoren e diktatorit Enver Hoxha,qofshe ti si je o Nishanliu i presidences.

Përgatiti për publikim, Gjin Musa, gazetar