Me poetin Jahe Fida

0
750

Ika nanë, po shkoj!

Ah moj nanë se dita
Se do vij kjo ditë
Të iki nga ju nënë
Që më keni rrit.
Ika nanë po shkoj
Se si? se kuptova
Siç më dhe sisën
Dhe smundjen ta mora.
Dhe ti nëna ime
I lë njerz’t e tua
Erdhe ti te babi
Më lindët, më rritet mua.
Sot, po dalë nga dera
Në shpi time shkoj
me vehte marë bekimin
atje jetë t’ ndërtoj.
Po iki more babë
Te jarani im
Mamit fshija lotët
Mua më jep bekim.
Unë po shkoj me lot
Dhe pse s’duhet të qaj
Lotët e gëzimit
me ju sot i ndaj.
Siç bëtë Ju dje
Unë do bëj tani
Familjen do ngre
do kem dhe shumë fëmi.
unë do bëhem mami
do jem lumturuar
Ju do jeni gjyshër
Mjaltat ne shijuar.
Unë po ik po shkoj
Jetë të re filluar
Por kurë nga mëndja, zemra
S’ kam me Ju haruar
“”””””””””””””””””””””””””””

Nga Mërturi vjen ky Djalë

Fatin kush ka pat të kaloj,
N’lugin drinit njat vend t’bukur,
E t’shikoj fshatin Mërtur,
me vehte i ka marë nurin,
mërturasit ka ndi ma shumë.
Nat fshat t’bukur , nat krahin,
Asht një fis me za e nam,
N’tan Tropojën ka lan gjurmë,
N’tan Shqipninë dhe ma gjan.
Në kto troje, në kto treva,
Burrat, djemt edhe granija,
Historinë bukur kan gdhenë,
Si me pushka dhe me mendia.,
Në ktë fshatë, në këto troje,
Edhe shpendëve ju ka hije,
S’futurojn veç shqiponjat,
Dhe Petriti shpen florie.
Ky mërturi na ka dhanë ,
K’tu n’Tironë një tjetër Shpend,
Nga i bukri shpend Petriti,
Djalit t’vet emnin ja njiti.
Dedndreaj llagapin ja thonë,
E ka ardhë në mes Tironës,
Mençurinë ka marë me vehte,
I ndrit famën tanë tropojës.
Kur flet djali me të butë,
I flet menja pastaj goja,
Ëmbëlsin ja shton kuvenit,
Si mërturas nga Tropoja.
Nga Mërturi rranja lisit,
Degë të forta na ka çue,
Në Amerikë, nat’ vende t’largëta,
Dedndreajt nalt zanin ngjue.
Se kto djem të këtij lisi
Janë si lisa t’fort e t’nalt
Nevoj ka për ta megjlisi
Krenari ndjen çdo shqiptar—

Jahe FIDA Tiranë, më 20.05.2014.-

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar