Me poetin Fran Tanushi

0
1048

JENA BASHKE

(humor)

Nga Fadil Skenderaj

Dikush m’tha se myslimant
S’ban me pi raki per pashke
-Ik! I thashe mor injotant
Gjithmon n’festa kem’gezu bashke

Kena ba kokrren e qejfit
Jena ken ashike te vjeter
Nana jeme e nana Zefit
Dijne vec shqip e jo gjuhe tjeter

Duhet ngrane vec mish “hallall”
Me thote ky si pune dervishit
-A t’kujtohet ty mor palle?
Dikure s’hajshim kurrfare mishit

Her bar t’njome e her bar t’thate
Ça kem hjeke te gjithe e dijme
Kurse sot asht krejt gallate
S’e hajme barin por e pijme

Dikur per ullinj t’Beratit
Kem vrapu me i ble me kosh
Sot per “bar” te Lazaratit
Bahet rradha deri n’Vermosh

Prandaj sot sikur ka kene
Prape po mblidhna tetan bashke
Tue thye veze e tue pi vene
Tue festu Bajram e Pashke.
__________________________________

I KAM PARË

Më se njëherë
me sy i kam parë
ata so(j)zi njerëzish
(ngjizur në mitër epruvete)
me fytyra të puderosura
si gra domina
kur e fshehin shëmtimin

Vesa e mëngjesit
dhe rrezët e diellit
maskën ua ç’jerri
për ti bërë pastaj
jo vetëm të ngjasojnë
por dhe të këndojnë
(zhurmueshëm)
krrokamën e sorrave
__________________________________

Një vit pa njeriun dhe artistin e madh
GJELOSH GJOKAJ

(25.07.1933 – 25.09.2016)

Një vit nga “kthimi” i përherëshem i shtegtarit të përjetshëm në Vendlindje!

NJERIU ME DIELL NË SHUPLAKË

Piktorit Gjelosh Gjokaj

Kokën lart ec
nën hijen e tehut të thikës

Do ta gjesh fatin
i thanë
linde kur lypsej të vdisje

Nga maja e pendës
helm pikon për syrin e keq

E miku im i urtë
metropolet i mat
me diell në shuplakë
__________________________________

ËSHTË NJË VEND

Ështe një vend
më shpinë prej diellit
e hënën mbi supe
një qiell plotë me yje
kurorë mbi kokë

Ështe një vend
të gjitha stinët i janë lidhur nyje
të hamendesuara në një botë
herë ka zjarmi
herë ndien të ftohtë

Ështe një vend
që hedh valle në terr
herë i shalon retë
herë vetën më këmbë e shkel
Ështe një vend ….
__________________________________

NE

Sikur të kishim mendje
do të kishim përjetësur kujtesën
dhe mbamendje nderimi
për njëri tjetrin
Ne kemi më tepricë vajtojca
me ulerimë rënkimi
qe vetëvetën e përlyen
me jargë e pështyma
Ne jemi realiteti ynë
si të tillë na trajton dhe koha
meqë kemi të shkuar
mandej jemi ku jemi
të tillë na njeh dhe bota
edhe të ardhme (do) të kemi
__________________________________

RITI I FLIJIMIT

Rrugëve plotë më gjëmba mbushur
nën këmbë të zbathura gjakosur
pluhurin moteve ua kam shkundë

Në uratim t’fatit të (pa)shkruar
himnin e vdekjës mortit ia këndova
si t’ishte këngë e fisit tim të lashtë

S’jam mësuar me ligjin nënshtrimit
nga erdhi ai qe mbjelli këtë farë
trishtueshëm në vete e ndjej kujtimin

Koha e mbushur me përjetime
edhe lisat i plaku i bëri të brishtë
përballë motit t’sert fatit iu përkulen

Kurrë s’do t’ia mësoj ritin flijimit
atë rit të lidhur me mëkatin jetim
ku jeta vdes e vdekja lind.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar