Me poetin e njohur Hajrun Toçi Korabi

0
815

Cikël me poezi

Dikur n’ardhje

Eeh dikur
Sikur sot
Dhe sot
Më i tretur në mall
Mësimit t’jetës
Përcjellur
Retë e diell
Mësuar
Besimit
Dashuris si bastun
Buzëqeshjes e zanit
T’heshturës intuitë mallit
Gjirit të folesë dashuri
Fitore e t’gjith humbjeve
Lirisë brendi
Lëshuar frerë
N’harmoni
Diapazon t’gjanë
Ejani, krushqë t’shoqërimit
Luane ju vallen e lindjes
Zemër hapur
T’pajtimit
Bashkuar mësimit!
Ngjyrave t’jetës dikur
Si sot pa syze
Kujtimit
Ngarendje afër gjakut
Gjakut të të parëve
Dikur
Në mos harruar
As përbuzje n’cinizëm
Të të ëmbëlve buzëqeshje
Përherë pranë neve
Me gjakun e tyre
I vallzojmë sot jetës
Durimit n’besë të durimit
Të nesërmes sot e dje!!
E ato jemi ne
Vetëm ne që njohim veten
Sikur dje.


VALËT E JETËS
*

Horizontit kërkuar me tik takun n’meditim plagët nga djeshmëja e ikur
Thonë, që plagët janë shëruese kur plagët udhënisjet nuk i harruan
N’fushë malë mjegull ngarkuar, me rrezet rrufe shpresë ndtritur
Shiun pritur drejtuar qiellit lartë i pangopur n’prani dashuri besuar
*

Hapsirës i urdhëruam lirinë hapur melodish këngësh atë që ndjejmë
Piko o shi shërues, n’vatër tënde rrjedhur meritë kërkuar pritur
Posedojmë, çfarë mundit i prijmë etur n’ardhje kërkuar çfarë gjejmë
Gjelbrim stinësh n’mëndje, murim hartë drejtuar n’fushë t’ujitur
*

Fole, shpirtit i tregove udhë valët kënduar pa përtuar shkujë ikur
Aty, aty ku kumtove besërisht tingujt ninullë n’vaj gëzimi nisjesh
Lehtë qoftë heshtja brohoritur qëllimit n’dije mbërritur
Amanetet nuk vriten, kur folesë i dijmë ngjyrëjeten, dashuri hymjesh
*

Horizontit qiellë kërkuar lirinë e buzqeshjes n’ardhje të shtrenjte pikë
Mbjellur në zë vetëdijes dhuruar kuptimin n’vargje shprehur plotësim
Elozhe ndjekur radhë normë qëndisur n’mbajtëje qëndruar pa frikë
Falënderit, t’falënderuar me shoqërim engjuj e yje pa mbarim


VARGJE KOHËS

Për të thurur kohës, penë vargje tua t’kohës
Si jo i fshehur n’heshtje pas t’pa vërtetave
Duhet njohur dashnisht edhe lotët e botës
Hakun dhënë vendosur radhë të drejtave

Hapi bredhur bëri udhëtime kohëve
Këmbëva me mëndjen hapur ecur
Qëndruar ballë stinëve t’moshëve
I besuar ndër të besuarëve t’hapur

Urtësitë gjithmon sjellin madhësi urë
Për shpirtin e qartë rrezuar qiellor
Moshët e jetëve bënë sinjorë gurë murë
Të çiltërtave shpresë, vrapim pranveror

Matanë,… andej ku botës i humbi qetësia
Lotët nuk gzuan lirinë e pushtuar nga t’vendit
Radhës marrë burrërisht n’dukje vend tradhtia
Kuvendin bërë marrëzisht ata miqtë t’rendit

Përzgjolli për publikim Gjin Musagazetar.