Me poeten Zhuljeta Grabocka Çina

0
889

Zhuljeta Grabocka Çina

Korça

Nëpër rrugë më treti jeta,
eh, sa vite mbajta në shpinë pa ty!
Prej mallit tënd i putha gurët,
asnjë vend s’mu bë si pragu yt.

Sa herë lotët prej teje i fsheha,
në rrugët e botës i mbetur jetim,
për varrin e nënës, të babës u betova,
Malin e Moravës e mbajta në shpirt.
Nga cikli “10 serenata te reja per qytetin e serenatave”
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Apeli i gruas së dhunuar!

Nën krismë zjarri i dashurisë u shkrumbua
që verbërisht aq shumë e kisha shpresuar
Asnjë s’i pa vuratat e mia, mjerisht edhe ju
bashkë me mua ishit duke lënguar…

Prej dorës që aq shumë i patëm besuar
plumbi na vret çdo ditë, por ju jini shurdhuar,
tek vdisni në terrin e ditëve pa e kuptuar
tek e kërkoj lirinë mes mureve e rrethuar!

Prej shpirtit tim lindin yje në qiellin e lirë
çdo mbrëmje për t’më çelur sytë e shuar!
Kur hesht një zemër nënë, toka dridhet
prej mallkimit të dashurisë së mohuar!
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Poetja dhe liqeni
Poetes Natasha Lako

Ajo i falte fytyrën e saj
Ai i pikturonte portretin.
Nga thellësia e syve plot tallaz,
në burimet e nëndhéshme mes koralesh
lumi i ngjyrave të shpirtit shpërthenin.
Ai bëhej dallgë,
Ajo mjelmë e bardhë…
e harruar mbi ujë,
e përqafuar me qiellin,
e larë në ar!
…mbrëmja ra anë për anë
Ai dremiti pak
Ajo, Sirenë uji mbi shkëmb
yjet pikonin dritë dielli!
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Nje kenge malli

Nje serenate per qytetin e serenatave
si pershendetje me dergove miku im,
Ne rrugicat e pastra m’u duk se kalova
Ne pragun e shtepise u ndala te ri.

M’u duk sikur u hapen te gjitha dritaret
Era e gatimit te mire mu fut ne gji.
M’u duk sikur te gjithe me therrisni:
Eja bije, “Ke kohe pa ardhur ne shtepi”.

Ne tingujt e embel u perhumba,
e ndjeva ninullen e djepit tim.
Ne tjera kohe me njerezit e dashur
ju jini fjalet e himnit ne shpirtin e tim.

Atje eshte Korca, prane Moraves mediton
e zemren ta hap e te ben tjeter njeri.
E bukura, e fismja, e mocmja…
si kenge malli ne kembet e malit ri.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar