Gjin Musa
Me poeten Xhevrije Nimani!
Te keshë kujdesin per femijet eshte hynore, po aqe hynore na paraqitet poetja brilante Xhevrije Nimani me krijimet e saj shume interesante kushtuar femijeve.
Nji poete qe nuk le ne harres femijet, ka shpirtin e humanizmit,ka dashurin per dallendyshet qe rriten, i do femijet te rriten te zgjuar e plot dije.
Poetja Xhevrije eshte sa melankolike po aq nji edukatore e shkelqyer per femijet, ju afron pozitë e dites, ajo i shkruan poezi lumit, pemeve, gjetheve qe vjeshta i tretë nga dega, femijeve qe buzqeshin, lotit te kristaltë kur femija qan, poetja jeton me boten e femijeve, ajo do jete e pranishme here pase here ne faqen e gazetes son “Nji Dritare e Re”.
Xhevrija ka hapur nji faqe te re per femijet, ajo nuk pushon s’shkruari poezi, te cilat i ka titulluar ”POEZITE E MIJA PER FEMIJET”.
Urime dhe vetem urime, ne mumerin e radhes do ju prezantojm se kush eshte poetja “Xhevrije Nimani”…
/Gjin Musa, gazetar
ERINDI TE DAJA
Dajë o daja im
Sa shumë që të dua
A më ndihmon pak
Detyrat me i mbaruar?
Sot kur kërkova
Tek ju me ardh
Mami më vuri si kusht
Jo, detyrat pa i përfunduar.
Dhe mua pas pak
Më shkoi ndër mend
Do të më ndihmon dajë Ademi
Siç i mëson dhe nxënësit e tjerë.
Dhe unë menjëherë
Te mami vrapova
Do të më ndihmon daja
Se gjithmonë më thotë të dua.
Xhevrije Kurteshi Nimani
NINULLA E LIBRIT
Nipi im i vogël
Nipi im i mirë
Dëshirën për librin
Ai e ka çdo herë.
Kështu duke e shfetuar librin
Çdo faqe një nga një
Kurreshtja i bëhet këngë
Si ninullat e bukura përherë.
Shpirti i ti i vogël
Kënaqet nga dëshira
Ngadalë rëndon qerpiku
Për një gjum të mirë.
EJANI FËMIJË
Ejani fëmijë
Këngës të ja fillojmë
Me gëzime dhe hare
Jetën ta kalojm.
Zëri ynë i ëmbël
Le të jehoj deri në qiell
Se ne jemi ardhmëria e botës
Dhe jemi vet dielli.
Ne e zbukurojmë
Fushën e malin
E në zemra të prindërve
Dashuri të ju falim.
Zëri ynë i ëmbël
Le të jehoj deri në qiell
Se ne jemi ardhmëria e botës
Dhe jemi vet dielli.
ANËS SË LUMIT
Anës së lumit
Është një shtëpi
Aty jetojnë
Dy gjyshërit e mi.
Sa herë më merr malli
Për një përqafim
Shkoi i vizitoj gjyshërit
Pa asnjë përtim.
Pastaj e lus gjyshin
E dua një qenush
Gjyshja del në derë
Me duart plot me rrush.
Dua të ju trgoj
Të gjithë dua ta din
Si gjyshërit e mi
Nuk ka as njeri.