Me poeten Ollga Selmani

0
1487

Ollga eshte botuese e disa librave, punon dhe jeton ne qytetin e Lushnjes.
Krijimet e saj jane te mirepritura nga lexuesit, krijimtaria e Ollges zë fill qe nga vitet e femijerisë. Ka botuar tre libra me poezi, ka disa te tjere te gatshem per botim.
Nuk me mbetet tjeter vetem Ollges t’i uroj suksese ne rrugen e bukur te krijimtarisë poetike.

Gjin Musa, gazetar


Ata që zhurmë mbanin brënda

Ky shesh, ka mbetur, fare bosh,
pa asnjë pikë, pa asnjë presje,
me gjysma fjalësh, pa zanore,
me një shqiptim, ashtu, të zbehtë.

Ndonjë pasthirrmë, hera herës,
është e harruar, nëpër qoshe.
Kur era fryn, e mer përpara,
siç meren qeset, mbetur boshe.

Seç ka një boshësi, ky shesh,
që kur mungojnë, të pakthyerit,
ata, që zhurmë mbanin brënda
edhe atëherë, kur flinte shpirti.

Takimi me Poseidonin
Kushedi, sa kohë kishte që më priste ?!
Rrinte aty, aq madhështor.

Me tredhëmbëshin, në njerën dorë.
Dora tjetër, mbi shkëmb, i qëndron.
U prekëm dhe vëndi oshëtiu.
Nga takimi ynë, deti gjëmoi.

Hapej rruga para nesh
dhe shkuma e bardhë, më verboi.
Ne nuk folëm asnjë fjalë.
Ai, që fliste. qe deti.

Fliste oshëtima që ne lamë,
nga takimi, me superzotin e detit.

Kthehen në legjendë

Këto rrugë, janë arkiva.
Në të dy anët, drurët e tyre, kanë shkruar,
në rrathët e tyre shekullorë,
historitë e njerëzve që janë dhe atyre që shkuan.

Me kalimin e kohës, këto histori, kthehen në legjenda,
që i këndojnë zogjtë, nga këto anë.
Në këngët e tyre të sapo deshifruara,
kanë filluar të dëgjohen, emërat tanë.

Dhe fjala që kemi në mes

Pas shiut, gjethet u bënë shkëlqimtare.
Erërat e lehta i shkrifërojnë,
degët e drurëve të rrugëve të mia,
mëngjeseve, tek shkel, mbi to.

Ndër hapa, lehtësisht, të njohur,
më shfaqen njerëzit, një nga një.
I njoh të gjitha siluetat,
e rrugës sime, përmbi të.

Ne jemi njerëz të një rruge,
që na bashkon ky qytet,
që na bashkojnë, këta krahë drurësh
dhe fjala, që kemi, në mes.

Si heshtje grash

Si heshtje grash, erdhën shirat,
pa asnjë zhurmë, pa asnjë bërtitje.
Mëngjesi zbardhi, i pa zëshëm
ndër qiej, zbritur qetësive.

Krejtë pa u ndier derdhen shirat,
mbi flokët e harlisura të grave.
Shkëlqejnë bulëzat mbi to,
si mbi krijesa fillestare.

Asnjë nuk e sheh

Merre natën, hedhur mbi dete,
pa mbërritur dita tek ne !
Merri zërat e pa dëgjuar,
nga koha që s’mbeti, aty ku qe !

Merri qiejtë, ndezur pa ndezur,
mos prit flakët, aty përreth !
Merri gjëmimet e qiejve të largët,
se fundin e qiellit, asnjë nuk e sheh.

Nxitohem rërës vetëtitur

Tej hapësirash të përflakura,
nga perëndimet e një dite,
në përpjekje për të marë diçka,
që bukur, jetës të m’i ngjitet,

Nxitoj rërës vetëtitur,
nga diejtë, që u shuan për fare
dhe lanë pas, veç marramëndje,
përflakur në udhën e madhe.

Asgjë, nuk mbeti, përmbi det,
veç zhurmë e fikur e një dite
dhe ca imazhe që i mbledh,
si vargjet e një poezie.

Padurimshëm

Padurimshëm, brëndësitë, kërkojnë të rilinden.
Mërmërimat, gufojnë sa s’mbahen
e aty, në kaos të plotë,
i gjejnë rrugët dhe daljet.

Ndodh, si në çeljen e lules nën gurë,
si në shpërthimin e natyrës, në maj.
Ndodh, si në shkrirje akullnajash mbi tokë,
ku derdhen ujërat, brëda saj.

Nuk i besova

Tymëtarët, thanë, po nuk i besova,
se netët e mëpasjtajshme, digjeshin si qirinj,
se temjanët, që tymëronin, natën,
ishin dërguar, deri në agim.

Tymëtarët, rronin, prej këtej, larg
dhe shkruanin, lajme qiejsh, me të nxitë.
Kishte nga ata, që i lexonin shkrimet.
Kishte nga ata, që s’i lexonin mirë.

Nga ajo ditë

Shelgu, kujtonte, se qe gjithëçka për të,
lumi, që rridhte, aty në brinjë.
U drodh lëndina me bar të njomë
dhe kënga e zogjve, përsipër tij.

Seç ndodhi, nuk mbet e shkruar,
në asnjë kartë, në asnjë shkrim,
po dihet, se duke vajtuar,
mbeti shelgu, nga ajo ditë.


Po Hyqmet Hasko sie vlereson poeten ne fjale?

Qemal Guri

Një shpirt që zbërthen universin e vetes, atë univers qe psikologët dhe shkencëtarët mundohen prej shumë kohësh ta shpërfaqin. Një ndërtim mrekullisht simbolik i një nate të brendshme, jo shpirtrore se sa një nate panjohursie dhe e pa eksploruar e botësisë së pa fund të vetvetes. Tani më vjen ndër mend se përse është quajtur I Errëti Herakliti i Madh i Lashtësisë. Mbase ishte ishte forma se si ai shpërfaqte përpara njerëzve brendësinë e tij dhe thesaritetin e pa çmuar të njohurive që koncentronte ai kur ia shpaloste njerëzimit. Askush nuk e kuptonte, jo sepse ai ishte i vështirë, por sepse asnjë nuk ishte në nivelin e tij të konceptimit dhe të kuptimit; ai ishte kodifikimi i kohës së tij. Nuk mund të fliste dhe të komunikonte Herakliti, përveçse nëpërmjet një gjuhe të kodueshme. E për më tepër, ai nuk ishte letrarë, por vetëm filozof.

Mendoni tani një njeri qe është në një pozicion tjetër, më ndjesor në komunikim dhe gjithashtu edhe më i lirë në përzgjedhjet e mundshme të fondit leksikor të gjuhës, nëpër mjet dy mundësive stilistikës së gjuhës dhe stilistikës letrare.
Kjo është poetja Ollga Selmani, që rëndomë përdorë epitetin Farmacistja, me të cilin edhe njihet në fb. Kur them rëndomë, kam parasyshë se ajo është regjur me të dhe është bërë njësh me kete epitet me të cilin ka lidhur edhe tërë jetën e saj profesionale.
Në poezinë “Pa vemendshëm” më tërhoqi vemendjen edhe pse ajo kujton se jemi të Pa vemendshëm, dhe ndoshta ka të drejtë, pasi edhe komentet që i bëhem poezisë së saj janë aq sipërfaqësore sa ajo ka të drejtë të hamendësojë se sa kuptojmë ne që lexojmë dhe të konkludoje “Unë flas(krijoj) për kapacitete…”. një vështri i thelluar dhe tejet i thelluar, më ka detyruar që të zbuloj në poezinë një thellësi si e Kanalit Të Marianës, që me njëqindë mijë halle arritën të mbrinin atje, vetëm një grup i vogël studiuesish.

Pse unë ngul Këmbë se Ollga Selmani është një Kanal Mariane në poezinë shqipe? Sepse këtë e vërteton edhe poezia “Pa vemendshëm”, si e vetme. E kam theksuar edhe herë të tjera se simboli i detit i përket vetë shpirtit të poetes nëpër të cilin kanë lundruar kme dhjetra e qindra admirues të poezisë pa marrë mesazhi adekuat të krijimtarisë së saj. Ky shpirt dhe krijimtaria e saj kanë pritur gjithfarë lundruesish dhe peshkatarësh, por rishtas ata nuk kanë qenë specialistë deti por vetëm diletantë. Nëse shpirti i saj është një det i papërmasë për çdo lexuesh të zakonshëm, sepse poezia e saj ka edhe karakterin hermetik që nuk të lejon të depërtosh nëse nuk je thermijë Antineutrinë që përshkon edhe materialet më solide për të qindmijtat e sekonës.

E të jesh i tillë duhet mjaft ekspericitet profesional e intelektual sa ta tejkalosh shpirtin njerëzor e të endesh ne fluiditetin e mbikrijimit. Kjo edhe për faktin se një farmacisteje i është dhënë dhuntia e gtërshetuar edhe me intelektin dhe intuitën, të jetë pikërish, kjo krijuese e privilegjuar e artit poetik. Dhe Mesi i natës, i cili nuk mund të ndriçohet nga ata që nuk e kuptojnë, është është vetë poetja, ky det i madh shpirtror që me pathosin e tij na derdh perla të njëpasnjëshme si thesare poetike. Ajo është ndër të vetmet dhe të paktat poete të këtij brezi që është një univers, një univers i paeksploruar, por që me guxim mundohet të na veteksplorohet: por kujt?! Për të, gjithçka që e rrethon dhe ajo e ilustron me metaforimet e perkora mjeshterisht, janë “hapësira përmbi det (apo) përmbi natë” me një fjalë, hapësira mbi shpirtin e saj dhe mbi universin e saj. Ata janë aq larg asaj sa e lënë të tradhëtuar e të vetmuar brenda tyre në vetminë e hermeticitetit të saj, duke qenë “atje tej yllësive” si dëgjesë e “disa thirrjeve nëpër eter”. Vetmia e saj është si një planet i frikshëm edhe pse ekzotik. Lexuesi i deritanishëm ka demonstruar se është vetëm një thirrje e mjerë në eterin e injorancës së tij. Biles, për më tepër, ai po hiqet edhe si filozof para vetë të diturve dhe poetëve.

Krijuesit janë dhuntia më e mrekullueshme që natyra apo e mbinatyrshmja i ka dhënë një populli apo popullimi. Kur ky popullim nuk ia di vlerën kësaj dhurate të dhuntishme, për aq kohë ai ose ka dalë nga rruga e Zotit, siç thotë shprehja, ose është shumë largë asaj rruge. Sado të shumtë të duken këto krijues, që vjen fundi e bëhen biografia e vetë atij kombi apo e popujve, ata shoshiturthi mbeten aq sa identifikohen me gishtërinj, siç mbeti Homeri për popujt e vjetër pellazgjik, pasi unë nuk mund t’i quaj të grekëve, sepse grekët nuk kanë asnjë dokumentim përfundimtar, por vetëm abuziv të ekzistencës së tyre të lashtë, apo Virgjili i enedianëve ne vendin e etruskëve, apo Italinë e sotme etj. Po kështu mund të them edhe për Eskilin, Euripidin, Sofokliun, Ezopin dhe Fedrin, Shekspirin e Balzakun, Çehovin e Tolstoin etj.

Ndoshta, një ndër këta poetë a poeteshat tona, mund dhe do të ngelet edhe Ollga Selmani. Ajo është një magje e një ngjizjeje të materialeve artistike dhe estetike të jashtëzakonshme, duam apo nuk duam ne, na pëlqen ta lëmë pas në renditja apo mos ta vëmë aspak në listë. Ajo është mister dhe mit, është larmi dhe hermetizëm, është plotëri në një shpërfaqje univesiane mase të errët e të pakonceptueshme e mbushur plot me embrion yjësishë poetike.

Ajo ngjet me një instikt dhënës mëmësor më shpirtin ekzemplar të mirësisë dhe dashurisë, të përkushtimit dhe brishtësisë, të dhimbjes dhe dashurisë. Me të dhe atyre që u falë krijimin e vet të maturuar përfektshëm, ngjet si më një vetëdije e barrtë(e barsur me jetë) që i fal embrionit të vet gjithçka nga vetësia pa kushte dhe pa kthim, që ky embrion e përthitha por pa qenë i ndërgjegjshëm se çfarë po ushqen nga kjo mëmësi e devotshme.

E gjithë krijimtaria e poetes Ollga Selmani, është një mëmësi e tillë, që, jo vetëm kombit të vet, por edhe më gjerë, po i fal ashkun e shpirtit të saj, gjënë më të bukur që bart ky shpirt në formën e kryeartit, poezisë, madhështinë shpirtrore të ngulitur si krijim.
I gjithë krijimi i saj është ashtu siç e identifikojnë vetë vargjet që ajo ngjizë një: Kushedi-ngjarje ku dridhen hapësirat, që japin e marrin ndërmjet veti, “përmbi det, përmbi qiell, përmbi të gjitha, përmbi gaz e kiamete?!”, tamam siç na e stigmatizon procesi i përkushtimit krijues i autores. E evidentuam mëmësi-proces-krijimin e saj dhe nuk ka se si të mos jetë konceptualisht ugual me vargjet:

“Kushedi çka ngjarë, fshehtësive ?!
Po ne, që s’vëmë re, se ç’ ndodh përposh,
i shuajmë, pa vëmëndëshëm zërat e dritës,
dhe pa vëmëndëshëm, dritën që egziston.”

Prandaj ngul këmbë që poezia e poetes Ollga Selmani duhet qemtuar me kujdes dhe duhet studiuar me respekt e dashuri për të evidentuar vlerat që ajo ka ngjizur si artistikisht ashtu edhe estetikisht, që t’i japim asaj vendin që i takon në artin poetik shqiptar dhe vetë poetikës shqipe një artiste të denjë për parësi krijuese.