Me poeten Marjana Sulejmani

0
1080

Marjana Sulejmani, nji poete qe me te vertet reshtat e saj te magjepsin, ajo ne çdo resht done te jete shpirti krijues i lexuesit. Marjana ne çdo strofe, duket se eshte bere nji me rreshtin, ashtu ne heshtje, shfryn mbi letren e bardhe, gjithçka ndjen ne shpirtin e saje krijues don te ja percjedhi lexuesit. Urimet ma te perzemerta dhe rrugtim ne maratonen tane te krijimtarisë.
/Gjin Musa, gazetar

Mirnjohje dhe Respekt…
Pasuria fillestare e nje poeti eshte….nje valixhe me flete te bardha dhe pena.

Me vone e shton kete pasuri, duke shprehur mendimin e tij… te cilat i perkedhel ndjenja qe ai ka dhe menyra e te shprehurit. Eshte gjeja me e bukur kur ne penen e poetit mbin “borzilok” …megjithese pena shkruan gerna me boje te zeze… ne fleten e bardhe ai ju jep ngjyre ” te arte” atyre vargjeve qe shpreh. Per poetin kurre nuk perdoret “peshore-ballance”… Per poetin ka vetem koment… Nje poet, i cili hesht para nje poezie, qe i kalon shume here para sysh… ose nuk i pelqen… ose eshte ziliqar… ose mbivlerson veten e tij vete ai.
Poetit i vlersohet esenca e te shprehurit dhe jo sasia apo numri i botimeve.

Nje poet qe eshte ne hapat e pare te krijimtarise… rendesi te madhe ka ndihma qe i jepet nga poete me pervoje…
“poete te cilesise” …dhe une u ndjeva e lumtur qe prane meje ne daljen e librit tim te pare… kisha prane poetin Sazan Goliku
(Pandeli Koci) e pershendes dhe e falenderoj nga zemra kete mik… shok …e poet te thjesht e “gojembel” ne ndihmen qe ai me dha….por nuk mund te le pa permendur dhe foto reporterin mikun e shokun tim Kristaq Janushi …i cili me punen e tij te perkryer… dhane rezultat te larte. Ju flm e Respekt per JU miq e shoke te mite…!!!!


Mendimet e mia te lira
(Poezi nga libri. E fshehta e shpirti tim)

Jeta kalon perballe, lart e poshte

Merr me vete dhe fatin,eshte skllav i saj
Ben si te doje e jeton e pavarur
Por une nuk kerkoj ate “te perkryer”
Kerkoj vetem lirine dhe do ta marr
Edhe pa deshiren e saj
C’far une mendoj,i dua te lira
E falenderoj,se me dha virtyte te mira
Me vendosi ne fronin “mbreteror”
E ne koke me vuri “kurore”
Pastaj me tha:Te dish t’i mbash!
I mbaj me kujdes se u betova
Fjala e dhene per mua eshte cmim
I dhashe fjalen e ajo mbahet
Kur dashuria kaloj prane meje
E veshur me petkun e embelsise
E rrembeva prane meje,nuk e largova
Nuk pata frike, nuk bera mekat
Se dashurova!
Te jem e lire e te mbes e tille
Me mesoj nena ime,qe femije
Kur ajo me vuri ne tavoline
Qe te ha buke,me tha:
Ha ate qe te pelqen moj bije
Ha avash e mos u ngut
Mos te ngopet syri para barkut
Qe aty mesova dhe veprova te jem e lire
Natyra me bukurin e saj,na ben per vete
Por un zgjodha pranveren
Se jam e dashuruar me te
Me dehe me aromen e ngjyren e saj
Vertetesia qe te jetoj”e lire” me mesoj
Qe te pranoj genjeshtren e pafajshme
Te femijes…
Te di te ndaj puthjen e te dashurit
Kur ai ma dhuroj
Dhe kur ajo nuk ishte e sinqerte dhe e paster
Zgjodha une lirine,duke u larguar
Pa frike… Pa fjale
Por dhe kur rreth meje
Dikush bertit fjalen “ndihme”
Veprova e lire ate qe zemra ime ndjeu
Se ai ishte mendimi im
E kur dikush prane meje tha:
Une nuk ju jap rendesi te gjithave
Nganjehere bej sikur nuk shoh e degjoj
Pergjigja ime eshte e lire,ndaj tij:
Une njerez te tille i quaj te cmendur
Prandaj larg tyre,se mua nuk me bejne
Kur dikysh flet per veshtirsite
E nates apo te dites,pergjigja ime eshte:
Edhe dita ka perkedheljen e saj
Me egersine e gumezhitjes e te zhurmes
Por dhe nata te ledhaton
Me qetesine e saj te erret
Dhe secili prej nesh,nga te dyja ka nevoje
E kur u ndodha ngushte
Dhe jeta me erdhi nje ishull,nje oqean
Kembengula te kerkoj lirine…
Qe mos te mbytem
Mendimi im nuk me genjeu
Aty ku u kapa,aty ku u mbajta
Gjeta “lulen e qetesise” si ndihme
Tek nje lume,tek nje perrua
Pasi kurre,nuk kerkova me shume.
………………………………………

Kamaleonet

Hedh veshtrimin nga dritarja
E ju pergjigjem… mendimeve te mia
Nuk do te rri te numeroj lotet
As nxehtesin e tyre ne grade
Se cdo lot i dale… e ka nje qellim
Nuk do rri te pyes…??
Cila djerse e rrjedhur
Ishte me e nxehte dhe e kripur
As do te mbytem ne ngjarjet
E pardjeshme… te djeshme… e te sotme
Ne ate karrike qe u ulet
Te gjithe ishit te njellojte
Nuk mund te shesesh “ti” driten e qiellit
As mund te nxesh “ti” me forcen e diellit
Ngjyrat tuaja nderrojne sipas qejfit
Mund te shesesh… vetem genjeshtren
Prandaj…
Mbertheje kemishen tende
Shumengjyrshe… politike “kamaleone”
Vere dhe kollaren e genjeshtert
“Te dukesh” nje minister…
Lidhi kepucet tuaja te rendomta
Qe s’dine te bejne “frena” ku duhet
Vendos duart tek timoni dites
Por kujdes… ka diku dhe “stop”
Ne ndonje stacion
Patjeter… do hasesh nje dite perballe
Trenin “expres” te llogjikes
Te popullit tend… qe te dha “patenten”
Por atehere… vagonat e trenit tend
Do jene te boshatisur…

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar