Me poeten Liza Ndreca Prenga

0
1370
Liza Ndreca Prenga

Liza Ndreca Prenga ka lindur dhe banon në Rubik, është e martuar dhe nene e dy femijeve – ish ekonomiste ne Bashki, aktualisht koerografe ne Qendren Kulturore Rubik – autore e kater librave… tre me poezi e nje me tregime…

1. EKUILIBER

Labirintet në rrugët e jetës

si spirale të çmendura
herë marrin për lart
që se di ku të nxjerrin
herë marrin për poshtë
që se di ku të hedhin.

Ti, me një ekuilibër të frikshëm
si mbi një qafë pëllumbi
hedh sytë kupolës së qiellit
në netët pa hënë.

Yjet të veshtrojnë çuditshëm
ca si sy të zjarrtë,
ca si xixa të një zjarri bubulak
e ca në të shuar
si xixelloja të largëta..

Ndonjëherë flet me ta
herë tjetër, bën sikur nuk kupton. Për ty janë larg.
Ndaj leri të notojnë barkat
që rrëshqasin dallgëve mbushur plot e përplot
me telashe kaluar ndër vite
Ndërsa ti..
lidh miqësinë me qiellin, konkuro me hënën
flirto me diellin..!

2. NË LUFTË ME VETËN

Kacafytën mendimet, duke ndukur njëri- tjetrin
humbin kafshërisë së tyre, si gjilpëra në kashtë,
dielli i pasditës shkëlqen mbi ujë
ndërsa puhiza e freskët formon mbi të rrathë-rrathë.

Gjëmimi rreth e rrotull, lajmëron trufullimin e mendjes
fytit i mbështillën gunga si nyje të një ullirit të vjetër në kodër.
siç tufa e çoroditur nga rënja e ujkut që duhet t`i afrohet vathës
Ndërthurën shpresa, ëndërra me ofshame, që ngjan me një lodër.

Fati errësohet, përsëri e përsëri..
Thërret perëndeshën mbrojtëse, në dremitjën e gëzimit
Per ta patur shtojcë të rastësishme, si një gurë prove,
pret vizatimin e fatit me ngjyrat më të çelura të durimit.

3. JEK E JEK

Aq shumë më more,
po aq më dhe.
Më more ditët,
por më le dhimbjet.
Nuk jam zemëruar..
e din përse?!

Shumë çaste të bukura
mi ke dhuruar.
Ca janë këtu,
e plot të tjera që larg u tretën,
se di se ku.

Me shërbet vreri,
ca mi spërkate.
Si për çudi s`fitova unë,
por as dhe ti..

Në këtë natë, ti do të ikesh,
merr arratinë
Nëse të mira të kanë tepruar,
leri këtu për njerëzinë.

Merr veç ata që më s`na duhen
Mbyti në lumë
vitin e ri të nisim gëzuar, siç e do ti
siç dua unë..

4. NE PARKUN E KOHËS

Në parkun e madh të kohës
Shkel rëndë mbi gjethe të rëna
Mëndueshëm ulem në stolin bosh
Për të hedhur pas krahëve zhurmat.

Dhe trëmbëm shumë
kur humbasin ekstremet,
e të ndjerit keq, e të ndjerit mirë..

S`e dua monotoninë.
Nëse nuk njeh dhimjen deri në asht
Nuk e njeh as lumturinë..!

5. VAJZA ME KORDELE

Me krahë të thyer, një zanë e bukur
kërkon një lule, për ta këputur,
merr pendë kashte, bën flokët e gjata,
e qep fustanin, gjërsa të bjerë nata.

E brenda ëndrres ndërton lëndinën,
mbushur gjithë lule dhe trëndafilin,
nën pisha të larta që cikin retë
gjen të ngarkuar akull në degët.

Në prag acari i sjell zhgënjimin,
muzgu i natës j`a vjedh gëzimin,
mbyll sytë e hyn në të sajën lutje,
që krejt merazin ta hedhë tutje.

Dhe përse fatit, nuk do t`i ulet,
se mbajnë gjunjët ndaj bie e ulet,
me një kordele vënë tek flokët
pi një gotë verë, gjumit i kotet!!

Të nesërmën herët që në mëngjes
Pasi lanë sytë, fustanin shkundi
Picërron këndëshëm dy sytë e zez`
Largon trishtimin, me aq sa mundi.

6. SI THONI

Pse me gjykoni, se dashurova,
Pse do më shihni, me aq çudi,
Thua vete kurrë s`kini dashuruar
Thua se prekët këtë mrekulli…?

Ç`rëndësi na paska, se cilin desha
Ishte majmun a dreqin me brirë,
Mjafton qe shpirtin ta mbush përplot,
me këtë rast, preka lumturinë.

Nëse gabova, thoni në zgjedhje
Në ishtë me huqe a zemër të dëlirë,
në është ëngjëll, apo vetë djalli
mjaftoi.. më bëri të ndjehëm mirë…

Po ndrydhe shpirtin brenda vetmisë,
Dhe do të jesh e përbetuar,
Nëse i tërheq, aq shumë frerin zemrës,
kurrë s`ke për të qenë e dashuruar.

7. ERDHE

Erdhe.. I lindur nga krahë shqiponjash.
duke zbritur nga kreshta malesh..
Rreshqite nga thepina shpatesh.

Pasi lave sytë me ujë burimesh
kapërceve gëmushat, lëndinave
mblodhe buqeta lulesh gjithëçfarë.

Vallëzove fushave mes mëshqerash
Harruar dhe harbuar lozërisë së tyre
Shoqëruar me shpirtra dashamirës.

Ishte një pritje e padurimte, e gjatë..
Por erdhe…

8. SERENATE

Shkrirë në pentagramin e kohës,
ndjësi tingujsh më rrëshqasin lehtë.
Dëgjoj me ëndje një serenatë
shpërndarë natës, pafundësisht..

Berrylat mbeshtetur mbi re
ve mjekren mbi duar të arta
me qiellin ndjehem krenare
yjet përkulen butësisht!!

Sonte dua të fshihemi me hënën..
Dikund në një cep ylli
Për ti rrëmbyer shkelqimin e tij
Ndërsa nesër të ndriçojmë dyfish.