Sa here ndjej mall…
e zemra rrah fort ne krahnuer…
e nostalgjija shpon gjoksin,
kthej kryet mbrapa,
e futem ne kujtime…
ne boten e mbrapa lanun…
E gjithçka qetsohet,
ne mbrendine teme…
merr forme dhe ndjesia,
e bahet nji me qetsine….
e ktij liqeni qe due fort…
Aty mes valzimeve t’brishta,
asht voglija, rinija jeme…
VJOLLCA e MENDIMIT
Vjollca e mendimit siç quhet ketu, asht nje nder lulet ma te thjeshta dhe ma terhekse, origjina saj mendohet qe vjen nga Amerika Jugore, nga Zelanda e re e Australia, por ndojkush ka teorine qe vjen nga Arabija e qe quhet “Kheyry!”.
Lind e zhvillohet ne shkurre me gjethe nga ku dalin shume lule te vetmueme jo ne tube, origjinalja asht ngjyre vjole, por ka edhe shume ngjyrshe, nga arabet dhe romanet u perdorte per me ba pijet ma te aromatizueme e te kandshme, ne kohet moderne perdoret ma shume per vojnat esenciale per trupin.
Per vjollcen e mendimit ka shume legjenda, njena flet per Dhimitren mbretnesha e te lashtave, kur e kuptoj qe i kishin grabite bijen e saj Persefonin, pune e Ades qe ishte Zot i pertej vorrit, jetes pertejme, e deshprueme e kthej token ne shterpe, Zeusi bindi Ade qe Persefoni te kalonte pranveren dhe vjeshten me nanen e saj Dhimitren, e kjo e fundit i risolli pjelloshmerine e tokes, e heren e pare qe Persefoni kthej ne toke u prit me shume lule te vogla; vjollcat e quejtuna lulja e mendimit.
Simbas nje legjende franceze, mbrenda petaleve te vjollcave te mendimit mund te formohet ftyra e personit qe don, gjuha e luleve asht nje gjithesi e tane per tu zbulue, e pasun me shume kurjozitete.
Vjollca asht nje lule delikate e elegante, me ngjyra te forta, e bukuri unike, por asht e turpshme e amel, e keshtu bahet simboli i dashnise se bute e romantike! Asht adapte me ju ofrue personit qe te don per me e emozionue e çudite, nje lule jo e zakonshme qe me vetveti sjell shkrimin unik e nje mesazh te kjarte; “Me mendo” !!!!!
Meditim!
Ne gjithesejcilin prej nesh egziston pjesa intime ne te cilen strehohena çdo moment, e cila asht e perbame prej andrrave e sekreteve te amla, qe padashje jane si ninulla mbramjet e qe askush nuk mund te kete lejen e hymjes, jemi te etun e kjo pikerisht kjo asht si nje pasqyre e shpirtit tone, nje vend i shenjte i ndertuem prej mendimeve, ku vetem na netve te gjata gjendena tuj ece!
Ka dhe nje dhome sekrete ne te cilen zemrat e pastra mund te hyjne, nje pjese e jona qe mbajme te mshehun por qe jena te etun me i bashknda me personin qe duem, asht bota e jone e perbame pej idealeve, vlerave dhe pasioneve, ku ruejme te kaluemen, te tashmen, e shpresat per nji te ardhme te shndritshme, Asht edhe nji salon ku mund te mirepresim te ardhunit e fundit ne jeten tone e ne rrugen qe kemi para, asht nje pyetje e shqyrtim, qe tuj studjue e tuj pyet, per me vendose cilen dhome me hape!
Kena dhe guzhinen, pjesa mikepritse ku hyjne njerez qe kerkojne ndihmen tone, banja ku lajme rrobat jo te pastra e pastrojme mosmarrveshjet, e ato qe ne na bajne keq i mbajme lerg shtepise tone, lerg shpirtit tone!
Do fluturoj tek ty,
mbush ne flurulla mallit,
mshehun gjoksit tem,
O nanushja ime e shtrejtë.
Do gjej thinja t’shtueme,
e rrudhat e vuejtjeve te tueja,
që mshehun mençuri t’pafund
në ballin e lodhun nga jeta.
Do t’mbshtes faqen teme
N’gjoksin që dikur me mkoj,
e do shpraz buzëmall
rrugtimesh per tek ti!
“”””””””””””””””””””””””””””””
Per ty babë
Ma shume se tridhjet vjet lerg asaj toke te bekueme!
Dhe cdo çast, ore, dite, jave, muej, un të ndij afer…
Çdo moment zani yt i amel ushton në vesht’ e mi..
si gurgullima e Bunes kur ju ulshe n’breg..
ashtu e kadaltë e qete e bash njashtu fjala jote buçet…
mbrenda mejet si muzike e si bekim…
Syni jot i madh me nji ngjyre të kaftë
(oh Zot sa i bukur, sa i paster, sa i ndershem !)
Çdo dite me ka udhheqë…
ne jeten modeste që baj ne dhe t’huej!
Po kur ndoj mjes i kam spikat t’vrejtun,
nen vetllat kaleshe te bardha, plot zymti,
kam mendue se diç kam gabue…
Eh babë kur ndojherë hyjshe me ndrojtje,
ne dhome tande,
e zhytshe kryet ne prehnin tand…
me shikjojshe me intensitet,
e buzeqeshja jote m’ngrohte zemren…
e me thoje gjithnji:
– Ban ate qe te ndin zemra, bija jeme,
e ec para n’jete, mos ndij fjalet e hallkut…
Eh shpirt…
Ti ishe i urtë, fjalapakte e mendje ndritun…
Paç gzue parrizin…
@Flutra Kuqani Malo Marc 2017
Imazh…
E mbledhur kruspull
Ne dallgët e mendimeve
zbres si lot… i vakët…
mbi kujtimin tënd…
Duke marrë me vete…
në brazdat e rrudhave
të kanalizuara në infinit…
portretin tënd…
duke anashkaluar…
ne luginen e memories…
si ne një panteon të fshehur…
per mos të humbë asgjë…
fëtyra yte fanitet në çdo çast
e zbehtë…por e gjallë …
si dikur në ditët e rinisë…
kur shume premtime…
lëshuam njeri tjetrit…
pa menduar që dallga e jetës…
do ndërronte drejtimin tonë…
nga ty dashuri e pare…
mbet perjetësisht imazhi…
skalitur si një Zeus grek…
Në qelizat e qënjes time…
për të me shoqëruar
në vazhdën e kujtimeve…
të ciflitura nga frymarrja
e moshës që kalon…
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar