ME NJË KONTRIBUT TË VOGËL, NJË DHURATË DOMETHËNËSE

0
1795
20 komplete çarçafësh shtëpia e fëmijës - Dashi

Arben Çokaj, 23 gusht 2017

Ka raste kur pa i prishur luksin vetes, me një ndihmë simbolike, mund të bësh gjëra të vyera e domethënëse. Një mikja ime e vjetër e kohës së studimeve, Albana Qinami, e cila tashmë jeton në SHBA, më shkruan para disa ditëve në një mbrëmje, në mesnatë… “Kemi një shoqatë të avokatëve shqiptaro-amerikanë në Masaçusets” (adresa: http://www.albanianamericanbarassociation.com/), më tha, “dhe kontribuojmë me nga 500 dollarë në vit, për dy shkolla ose qendra edukimi për fëmijët në Shqipëri. Këtë vit kemi vendosur që të japim një kontribut modest për Shtëpinë e Fëmijëve Parashkollorë në Shkodër…” dhe më dërgoi linkun e faqes së tyre në Facebook: (https://www.facebook.com/Shtëpia-e-Fëmijës-Parashkollore-Shkodër-1343631128984279/).

Këtë kemi për zemër” – vazhdoi ajo. “A mund t’i kontaktosh ata, e t’i pyesësh se çfarë kanë dëshirë të blejnë me 500 dollarë?” Pastaj më tregoi se,  i ati i një prej kolegëve të tyre, Haki Zaganjori vinte këto ditë për vizitë në Shqipëri, dhe atij ia kishin dhënë 500 dollarë që t’i sillte.

Bashkë me vëllain Dr. Dashamirin, ne kontaktuam me drejtoren e Shtëpisë së fëmijëve, Arlindën, e cila me mjaft kulturë e dashamirësi na tregoi se ata kishin nevojë për kondicionerë se janë dëmtuar, e fëmijët kanë probleme gjatë verës nga i nxehti dhe gjatë dimrit nga i ftohti. Ishin në nevojë edhe të disa çarçafëve për krevatet e fëmijëve, gjithashtu. Dhe ne pyetëm për kondicionerin si fillim.

Gjeloshi, pronari i firmës së pajisjeve elektro-shtëpiake “elektrotek” në Rus të Shkodrës, na sqaroi se kishte kondicionerë ekonomikë, për një dhomë 4 me 4, me ngrohje në dimër e freskim në verë, por janë disi shtrenjtë, 533 Euro një i vetëm. “Epo ne kemi vetëm 500 dollarë” – i thamë Gjeloshit. E ai meqë bëhej fjalë për shtëpinë fëmijëve, pranoi. “OK, tha, ua jap për 500 dollarë”. I tregova shoqatës së avokatëve për këtë, dhe ata pranuan.

Pastaj, ndërsa po prisnim për Hakiun që të mbërrinte në Shkodër, Dr. Dashamiri tha se çarçafët po i blen ai dhe po ua dhuron atyre. Arlinda na tregoi se ku mund t’i porositnim, dhe firma “Kollaçej Tessuti” me trikotazhe në rrugën ‘Banja e vogël’ në Xhabiaj të Shkodrës, na premtoi se do e bënte punën falas për qepjen e përgatitjen e tyre; 20 komplete çarçafësh për krevate tek – 10 për vajza, e 10 për djem. Kështu që të dy firmat përkatëse, që po shitnin mallin e porositur, po jepnin edhe ata kontributin e tyre me këtë rast.

U desh një shoqatë avokatësh në SHBA, të na kujtonte anën humanitare të njeriut, dhe të zgjonte tek ne në Shqipëri, dëshirën për të dhënë një kontribut të vogël, i cili i jep kuptim jetës së dikujt, në këtë rast, fëmijëve jetimë parashkollorë në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër.

Nisur nga akti dhe kontributi mësipërm, m’u duk e arsyeshme që të bëj këtë shkrim të shkurtër sensibilizues, për t’i kujtuar çdo njeriu, biznesmen ose jo, refugjat shqiptar në Perëndim, apo firmave shqiptare, që të kujtohen ndonjëherë të kontribuojnë në raste të tilla, pa i prishur luksin apo ekonominë vetes, të bëjnë dhurime për njerëz në nevojë.

Mos harroni, ka shumë njerëz që kanë nevojë, një kontribut simbolik, me pak para, mund t’ia përmirësojnë jetën dikujt! Faleminderit të gjithë atyre, që kontribuan në këtë rast!


 

A Small Contribution, A Meaningful Gift

By Arben Cokaj, August 23, 2017

There are times when without upsetting your lifestyle, with a symbolic donation, you can accomplish precious and meaningful things. An old friend of mine from college times, Albana Qinami, who these days lives in the U.S.A., wrote to me a few days ago, in the evening, actually midnight… “We have an association of Albanian-American lawyers in Massachusetts (address: http://www.albanianamericanbarassociation.com/), she said, “we contribute $500 each year for two schools or educational centers for children in Albania. This year we have decided to make a modest contribution for the Orphanage for Pre-school children in Shkoder…” and she sent me the link to the orphanage’s Facebook Page: (https://www.facebook.com/Shtëpia-e-Fëmijës-Parashkollore-Shkodër-1343631128984279/).

This is the one close to our hearts this year” – she added. “Can you please contact them and ask what would they like to be bought with $500?” Then she explained that the father one of her colleagues, Haki Zaganjori, was coming to Albania for vacation, and he was going to deliver the money.

Along with my brother Dr. Dashamirin, we reached out to the principal of the orphanage, Arlinda, who very politely and amicably explained they needed an air conditioner because the old ones were ruined, and the children were hot during the summer and cold during the winter months. The orphanage also needed some bed sheets for children’s beds. We first went and asked about the air conditioner.

Gjeloshi, the owner of the electrical appliances store in the neighborhood of Rus, Shkoder, explained that energy efficient air conditioners, for a room 4 by 4 (meters), with heat for winter time and cold air for summer months, were somewhat expensive, 533 euro for one of them. “Well we only have 500 dollars” – we explained to Gjeloshi. Since the air conditioner was going to an orphanage, he accepted. “Okay, he said, I will give it to you for 500 dollars.” I reached out to the lawyers’ association, and they accepted.

Later that day, while waiting for Haki to arrive in Shkoder, Dr. Dashamiri said that he will buy the bed sheets as a gift to the orphanage. Alrinda explained where we could purchase them, and the company called “Kollacej Tessuti” specializing in knitwear and located at “Banja e Vogel” street in Xhabiaj neighborhood in Shkoder, promised to sew the bed sheets for free; 20 sets of bed sheets for single beds – 10 for girls and 10 for boys. As such, both companies, which were selling the requested products, were also making their own donations.

We needed a lawyers association in the U.S.A., to remind us of our humane side, and to awaken in us in Albania, the desire for a small contribution, which gives meaning to someone’s life, in this case, the children at the orphanage for pre-school children in Shkoder.

Inspired by the above mentioned contribution, I thought it was the right thing to do and write this short awareness raising story, to remind each one of us, a businessman or not, an Albanian immigrant in the western world, or Albanian companies, to remember to contribute in these type of cases, without upsetting their lifestyle or economic well being, to make a donation for people in need.

Don’t forget, there are many people that are in need, a symbolic donation, a small amount of money, can improve someone’s life! And, thank you to all who contributed in this case!