Me mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Donald J. Trump nderohet ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli (1933-2019)

0
1319
Fran Sokoli

Kam pas fatin, nderin dhe kënaqsinë, që kam njohur shumë mirë jetën aktive brenda komunitetit tonë të ushtarakut të ushtrisë së SHBA-së, Fran Sokoli. Ai ishte një njeri i shumë i mirë, korrekt për nga natyra, i rregullt me cilësitë positive të një ushtaraku model. Ai vishej gjithnjë me gusto. Të gjithë ata që e kanë njojhur dhe kanë pasur miqësi me Franin, e mbajnë mend si mikpritës dhe shumë bujar në shpirt, fjalë pak e punë shumë, serioz dhe besnik në fjalën e dhënë, sipas traditave dhe zakoneve të lashta shqiptare. Frani, nuk e ndante nga goja vendlindjen e tij, Bugjonin e Pukës. Ai kishte nostalgji për truallin, ku kishte lindur dhe kishte kaluar fëmijërinë. Pukjani sypatrembur, shpesh më thoshte se diktatura komuniste në Shqipëri dhe dhuna e saj politike, fizike dhe ushtarake na detyroi ne, që me keqardhje të lëmë vendlindjen, shtëpinë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes sonë. Ai shquhej në komunitetin tonë si njeri i qetë, i zgjuar, largpamës, i drejtë, i sinqertë, përparimtar dhe dashamirës i flaktë për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri, lirinë fetare atje, lirinë dhe pavarësinë për popullin dardan të Kosovës. Në çdo aktivitet me tematikë atdhetare, kulturore dhe fetare në New York dhe disa shtete të tjera, ai ka qenë pjesëmarrës i zjarrtë, ku, shpesh ka mbajtur fjalime, që shquheshin për një oratori të thekshme atdhedashurie, me një frymë dhe shpirt të vërtetë shqiptari.” – Tomë Mrijaj, studiues publicist

Klajd Kapinova

Ditën e dhimbjes e ndan me ne edhe ushtria amerikane në New York

Një dhimbje e madhe e përshkroi këto ditë vjeshte komunitetin tonë shqiptaro amerikanë në New York.

Një nga një po lagohen nga kjo jetë njerëzit më të shquar të komunitetit tonë, që në ditët më të vështira të Shqipërisë dhe Kosovës iu gjenden pranë me rrugë dhe forma të ndryshme.

Ushtaraku i ushtrisë amerikane Fran Sokoli ditën e premte, më 1 nëntor 2019, në “North Shore Hospital” Long Island, New York, në moshën 86-vjeçare, u nda nga jeta, i rrethuar nga farefisi, motra e tij Zoja me djemtë e saj Antonin dhe Lekën dhe me shumë pjesëtarë të tjerë të familjes së tyre me miq dhe dashamirë.

Mbas meshës së dritës, që mbajt nga dom Pjetër Popaj, ditën e hëne më 4 nëntor 2019, në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” (Our Lady of Shkodra Church at 361 West Hartsdale, Avenue, Hartsdale, New York 10530), trupi i të ndjerit u përcoll në varrezat “Gate of Heaven” 10 W Stevens Ave Hawthorne, NY 10532.

Në lamutmirën për në banesën e fundit (funeral), Fran Sokoli u përcoll me nderime dhe respekt të veçantë jo vetëm nga familja, farefisi, miqët dhe dashmirësit ë shumtë shqiptaro-amerikanë, por edhe nga një ekip i ushtrisë amerikane, që kreu shërbimet e rastit, sipas traditës.

Ushtaraku i lartë amerikan, mbasi palosi me ngadalë dhe kujdes flamurin kombëtar amerikan, duke ecur ngadalë iu afrua motrës së Fran Sokolit, Zojës dhe pasi u ul në gjunj i dhuroi asaj flamurin e palosur në trekëndësh.

Ushtaraku, duke e ngushëlluar motrën e të ndjerit i tha, se: “Ne jemi krenarë me ushtarin tonë Fran Sokolin. Në emër të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ushtrisë së SHBA-së, Presidentit Donald J. Trump, në emër të popullit amerikan, falënderojmë ushtarin Fran Sokolin për shërbimin ndaj Atdheut.

Kush ishte Fran Sokoli ushtari i ushtrisë së SHBA-së

Fran Sokoli lindi në katundin Bugjon të Pukës në vitin 1933. Ai shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes. Babai i tij Smajl Qerim Sokoli, vinte nga një familje patriotike me tradita të hershme atdhedashurie, ku, feja, atdheu dhe flamuri kombëtar ishin gjerat më të shtrenjta dhe të lidhura ngushtë me njera tjetrën.

Me ardhjen e komunizmit në vitin 1945, si shumë familje të tjera patriotike në trojet shqiptare ata e pritën me pushkë në dorë këtë murtajë të zezë.

Rrugën e babait e vijuan edhe katër fëmijët: dy vëllezërit dhe dy motrat. Smajli, mori me vete jashtë Shqipërisë në moshë të re djalin e madh Franin, ku, kaloi kufirin mes shumë peripecive. Posta e kufirit ishte vënë në alarm, për të kapur babë e bir, por Zoti dhe fati ishte me të arratisurit.

Arratisja nga rregjimi i hienave

Ai me babain e tij u arratisën nga Shqipëria në vitin 1951, pikërisht atëherë kur vala e persekutimit të egër komunist ishte ashpërsuar shumë.

Në një natë plot rreziqe, mes maleve të thepisura, me shumë bashkatdhetarë të tjerë atë e bir morën rrugën e mergimit.

Ai jetoi me babain e tij në Kosovë (ish Jugosllavi) në komunën e Burimit (Istog) dhe në disa qytete të tjera të Kosovës, si: në Pejë, Gjakovë, Prishtinë dhe Podujevë. Në Kosovë, Frani mbaron shkollën e mesme.

Një ngjarje e hidhur prek familjen Sokoli. Kështu në vitin 1952, babain e tij Smajlin shërbimi sekret jugosllav e arrestojnë dhe e zhdukin pa lënë asnjë gjurmë. UDB-ja jugosllave e kishte bërë planin e saj shumë kohë më parë. Frani humb në këtë mënyrë njeriun më të shtrenjtë të zemrës së tij, babain.

Arratisja e dytë drejt botës së lirë

Me 1 janar të vitit 1955, Frani largohet në drejtim të Italisë, ku vendoset në kampet e refugjatëve politikë. Sërisht ai lëviz drejt një bote më të lirë.

Edhe pse jetonte në Itali, ai mendonte të shkonte drejt SHBA, ku, liritë dhe të drejtat e njeriut respektohen dhe mbrohen me ligj.

Jeta në kamp nuk u jepte shpresë emigrantëve politikë nga shtetet e ndryshme të botës. Frani qysh herët e kishte kuptuar këtë gjë dhe mendonte që të largohet edhe nga ky kamp shumëkombësh.

Këtu ai njihet me shumë bashkatdhetarë të tjerë shqiptarë, që në vite të ndryshme ishin larguar nga burgu i madh komunist i Shqiprisë.

Ai interesohet tek autoritetet e kampit, që të plotësoj formularët për tu larguar në drejtim të SHBA. Ai ishte me ankth, në pritje të përgjigjes së miratimit të vizës për të hyrë në SHBA.

Kështu një ditë të bukur me plot fat dhe shpresë në zemër, ai në nëntor të vitit 1955, me një aeroplan zbret në aeroportin international John F. Kennedy në New York.

Një jetë e re nacionaliste në komunitetin shqiptaro-amerikan

Frani më në fund ndjehet i lirë. Ai arrin të bëj realitet ëndrrën e tij shumëvjeçare. Me të mbërritur në tokën e shpresës së madhe, për çdo emigrant, që vinte nga shtetet, ku, diktaturat komuniste ishin në fuqi, ai bashkohet me disa bashkatdhetarë të tjerë dhe organizatat e hershme me ideale të pastra nacionaliste dhe patriotike shqiptare, të cilat ishin kundër komunizmit në Shqipëri dhe për lirinë dhe pavarësisë e Kosovës martire, që ishte e pushtuar nga kolonizatorët serb.

Frani, ishte një nacionalist dhe atdhedashës shumë aktiv. Në vitet në vijim, ai inkuadrohet si marinas në ushtrinë amerikane, duke shërbyer në disa vende, shtete të SHBA dhe në bazën ushtarake amerikane në Gjermaninë Perëndimore.

Ai këtu njihet me shumë miq të rinj amerikanë dhe ushtarakë të lartë, që shërbinin për shumë vite në bazat ushtarake amerikane në Europë dhe SHBA.

Frani, kujtonte shpesh shumë nga këto ushtarakë me shumë respekt dhe mirënjohje. Asokohe Gjermania ishte e ndarë në dy pjesë, mbas Luftës së Dytë Botërore, në Republikën Federale të Gjermanisë me kryeqytet Bonin, e cila ishte nën kontrollin e SHBA, Anglisë dhe Francës dhe Gjermania Lindore me kryeqytet Berlinin, që ishte nën pushtimin komunist të ish Bashkimit Sovjetik (B.R.S.S.) deri në vitin 1989, kur rrëzohet Muri i Berlinit, mbas fjalimit brilant dhe shumë emocionues historik të Presidentit republikan amerikan Roland Reagan përballë Presidentit sovjetik Michael Gorbaçov…

Gatishmëria e Franit për të luftuar kundër serbve në vitin 1999

Gjatë bisedave të shpeshta me Franin, ai kujton, se një ditë një ushtarak i lartë e pyeti atë, se pse ai kishte dëshirë të shërbente në ushtrinë amerikane dhe Frani me sinçeritet e brengën, që i vlonte në gji i thotë hapur: “Unë qysh në fillim e kam urryer me shpirt komunizmin dhe rregjimin e tij në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo që më ka munduar dhe më brengos gjithë jetën është fakti se komunistët jugosllav më arrestuan babain tim dhe deri më sot nuk e di se ku është ai…”

Fran Sokoli, në vitin 1961 lirohet nga shërbimi ushtarak amerikan dhe fillon punën si punonjës i financës në Manhattan, NY, pranë “Bank Irving Trust Company”.

Edhe gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999, Frani ishte paraqitur pranë ushtrisë amerikane, për tu riveshur me rrobat ushtarake si ushtar i gatshëm kundër ushtrisë serbe, që kishte bërë krime për shumë dekada në Kosovë.

Oficeri i lartë amerikan e falënderon për gatishmërinë dhe me buzeqeshje i thotë, se: “Ju zoti Sokoli e keni kryer detyrën tuaj. Ju do të shkoni për të festuar në Kosovën e lirë.”

Frani në protesta antikomuniste në New York dhe Washington D.C.,

Ai qysh në fillim të aktivitetit të kishës katolike në Bronx, New York, ishte i pranishëm dhe jepte kontributin e tij me ide dhe ndihma financiare.

Pukjani i ri energjik u bë për shumë dekada krahu i djathtë i meshtarit të nderuar dhe repspektuar të komunitetit tonë mons. dr. Zef Oroshit.

Në vitin 1966, zgjidhet antar i Këshillit të Kishës “Zoja e Kshillit t’Mirë”, Bronx, New York, ku, punon për shumë vite si arkëtar i saj.

Ai martohet me Flora Destanisha, vajza e nacionalistit të shquar shkodran Kapiten Gjon Destanisha, i cili edhe ky vritet barbarisht në Prishtinë nga UDB-ja jugosllave, ku edhe sot e kësaj dite nuk i dihet varri…

Për fat të mirë, sot në vitet e demokracisë, me krenari një lagje e qytetit të Shkodrës mban me nderim dhe respekt emrin e babës të saj: Kapiten Gjon Destanisha.

Frani si aktivist bëhet bashkpunëtor i palodhur e i ngushtë i meshtarit të shquar mirditor mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989), themeluesit të kishës së parë katolike shqiptare “Zoja e Kshillit t’Mirë” (sot Zoja e Shkodrës) në SHBA (New York).

Ai merr pjesë në të gjithë aktivitetet fetare, kulturore dhe patriotike, që meshtari i shquar i komunitetit tonë mons. dr. Oroshi dhe shqiptaro amerikanët e tjerë, organizojnë demostrata të shumta para OKB-së, Shtëpisë së Bardhë, në Washington D.C., kundër diktaturës komuniste në Shqipëri dhe për lirinë e Kosovës nga pushtuesit shumë shekullor sllav serb.

Qysh në fillim ishte antar i redaksisë “Jeta Katholike Shqiptare” (1966), sot “Jeta Katolike”, që vazhdon të botohet me ngjyra rregullisht si periodik i përkohshëm tre mujor.

Franin si besimtarë të devotshëm e shohim vazhdimisht në të gjithë aktivitetet patriotike, kulturore dhe fetare, që organizon kisha katolike nën drejtimin e meshtarit të shquar mons. dr. Zef Oroshit dhe gjithnjë kontribuon me bujari edhe financiarisht sa herë që komuniteti ynë shqiptaro amerikanë kishte nevoj.

Pothuajse në çdo aktivitet ashtu dhe për ngritjen e pervitshme të flamurit shqiptar, më 28 nëntor të organizuar nga mons. dr. Zef Oroshi, shumë herë Frani ishte i zgjedhur si drejtues i takimeve përkujtimore historike dhe kulturore.

Një rast tjetër i rëndsishëm ishte demostrata para organizatës së OKB, kundër qeverisë komuniste të Tiranës, e cila kishte pushkatuar meshtarin dom Shtjefen Kurtin pse kishte pagëzuar një fëmijë 1-vjeçar në vitin 1973. Kjo duket edhe në shumë foto historike, që ai i ruante si relike të çmuar në shtëpinë e tij.

Kjo vrasje barbare, u bë shkak që të diskutohet nga kongresistët republikanë edhe në Kongresin Amerikanë.

Kështu në një foto shohim ish drejtorin e radios Zërit të Amerikës seksioni i gjuhës shqipe gazetarin Frank Shkrelin sëbashku me aktivistin e palodhur dhe të përkushtuar Fran Sokolin ushtarakun shqiptaro amerikanë.

Ai askohe ishte zgjedhur si arkëtar i Revista Kulturore Jeta Katolike New York (sot Jeta Katolike, 1966).

Frani dhe Franku janë në podiumin e nderit, duke mbajtur fjalimin e rastit në demonstratën, kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës, në protestën e madhe të udhëhequr nga mons. dr. Zef Oroshi, para Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe përball Misionit të Shqipërisë Komuniste në OKB, për të protestuar vrasjen barbare të martirit të fesë dhe atdheut dom Shtjefën Kurtit (vetëm pse kishte pagezuar një fëmijë…) nga regjimi komunist shqiptar në vitin e zi 1973.

Në vitin 1982 aktivisti i palodhur Fran Sokoli në Kongresin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit (1962) zgjidhet arkëtar i saj.

Frani, dallohet këtu për kontributin e madh me ide dhe mendime pozitive, për mbarëvatjen e Lidhjes në fjalë, duke bashkëpunuar me drejtuesit dhe shumë përsonalitete të shquar të kohës.

Frani me zemër nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet me vendlidjen. Ai ishte i interesuar të takohej me çdo emigrant politik shqiptar, që ishte arratisur nga Shqipëria komuniste dhe i pyeste se mos dinin ndonjë lajm mbi fatin e familjes dhe të afërmve të tjerë të familjes së tij, në Bugjon të Pukës.

Lajme të ithta i vinin Franit nga Shqipëria. Ata i shtonin dhimbjen për të afërmit e tij dhe nga ana e tjetër i shtronin urretjen për rregjimin komunist të Tiranës së kuqe…

Për fat të keq, familja e tij, që kishte mbetur në Shqipëri i ishte nënshtruar me dhunë persekutimit të egër komunist.

Si kudo në Shqipëri edhe në Pukë dhe katundet e saj vala e replezarjeve, arrestimeve, gjyqeve fallco pa avokat mbrojtës ishin bërë rutinë e përditshme.

Kështu vëllai i vogël i Franit, Nika, i cili po kryente shërbimin ushtarak “gjendet” i vdekur …, ndërsa nëna e tij vdes nga turturat…

Asokoke kudo në qytete dhe fshatra bëheshin arrestime dhe pushkatime pa gjyq, në rrugë, male, gropa, shkurre, buzë lumenjve etj., dhe trupat e viktimave antikomunistë hidheshin në ujerat e ftohta apo humnera, për t’u mos u gjetur asnjëherë nga pjesëtarët e familjeve patriote antikomuniste, që po humbisnin njerëzit e tyre më të dashur…