Koment
Nga Skënder MULLIQI
Është bërë e qartë që shumë kohë, së jemi largë normave të sistemit evropian. Sistemet tona që shumë kohë janë kompremituar dhe e kan humbur besimin e qytetarëve. Një sistem, i cili komplet ka deshtur është sistemi i drejtësisë. Niveli i gjithëmbarshem i zhvillimit ekonomik, dhe standardi i ulët i jetesës së qytetarëve janë vepër e këtij estabilishmenti, i cili shtetin e ka pru afër kapitulimit finanaciar dhe të kapitulimit të përgjthshem. Në këtë sistem i krijuar nga ana e kësaj klase politike vendi është futur në kaos. Të gjitha segmentet e sistemit po funksionojnë me defekte të mëdha.
Na është mbushur aparati shtetëror më njerëz jo kredibil, më njerëz gjysem analfabet, më njerëz të cilët janë të implikuar në vepra të ndryshme te krimit dhe të korrupcionit. M’u për atë edhe nuk kemi sistem shendetësor të mirë, por shumë të dështuar. Nuk kemi arsim as afer të nivelit të arsimit evropian… kemi standardë jetësor të dobët, pensione mizerable, nivel të papunësisë të lartë, emigrim të çdo ditëshem të popullatës… qytetarët po jetojnë të izoluar si në shtetet ku mbretëron aparteidi… janë rritë vetëvrasjet nga mjerimi social…Nuk mund të flasim as për të drejtat dhe liritë njerëzore, nuk mund të flasim për të drejtat e atyre që punojnë në punë.
Edhe pse është miratuar ligji i punës, ai nuk po gjenë zbatim në praktikë.Punëdhënesit po i largojnë punëtorët pa asnjë dro së do të ndeshen më ligjin, së shumë biznismen mafioz janë ngritur mbi ligjin… Nuk mund të flasim as për temën shoqërore sociale e cila është nën çdo nivel… Mënyra së si është duke u qeverisur vendi është e gabuar. Ata që po e drejtojnë shtetin po kujdesën vetëm për plotësimin e egove të tyre të sëmuara pushtetare. Kjo turmë e paraziteve politikë nuk është në gjendje që më sukses t’i kryej asnjë punë të aktualitetit ekonomik, dhe sfidave politike të vendit… Të gjitha këto janë tregues së na nevoitet urgjentisht që këtë elitë të zhytur në krim dhe korrupcion ta dergojmë në shtëpi.
Këta janë shëndrruar ose edhe kan qenë njerëz më bindje të ish sistemit komunist. Nuk e kan kuptuar dhe as që po dëshirojnë ta kuptojnë sistemin demokratik pluralist. Me qafë e më krye janë duke bërë përpjekje ta kthejne kohën e perënduar të komunizmit. Këta nuk janë të zotet të punojnë mirë, nuk kan aftësi për ndryshime pozitive shoqërore – politike. Nuk kan mundësi më logjikën autoritare të implementojnë standare bashkohore evropiane. Ndryshimet pozitive mund të bëhën pa komplet këtë estabilishment politike në krye të shtetit. Nevojiten ndryshime duke filluar nga themeli, së gjithqka kjo kastë e bastarduar politike e ka kthyer mbrapsht. Duhet të ndërtojmë shoqëri prosperuese, të ndërtojmë sisteme dhe shtet ashtu si duhet, në principet e shteteve bashkohore të Evropës…