Me krijuesin Petrit Nika

0
1091
Petrit Nika

Per ni gja s’po marrim vesht

Cilin krahe duhet te besojm
Dal ne log na kan si desht
Thrrasin, çierren duem reform!!
Njana lyp me ba gajret
Perkushtim na ka vetingun
Tjetra lyp me rrxu ket shtet
Ka 3 jave qe s’nal mitingun!!
Si gjithmon ne kohe zgjedhje
Fillojn lojen me mallkime
Te dy palet siklet per vjedhje
Ja fillojn me predikime!!
E kan ba ket pun tradite
Asnjehere s’bajn kompromis
Çdo here n’shesh njerzit tu i qite
Tu i shfrytzu ne emen te partis!!
Ashte merzite edhe perendimi
Shkojn e vijne me i vu n’ujdi
Jan ba prralle si Nastradini
Ç’ka po shohin n’ket shqipni!!
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Te keq e kena ket dreq vesit

Bashke ner vedi sbahna kurr
Po sna kapi dikush per veshit
E bajm punen mu… dhe shu… rr!!
Ma nfun sot u bashkun votat
Jat dreq ligjit me kalua
U tha europa, boll e leni qokat
Sot ne rresht, hiç pa vonua!!!
Tash sa kohë, t’u luejt tenis
Kalo topin majtas-djathas
Tan po thon- na nuk jem pis!!
Popullit xjerri lloj lloj lajkash!!
Kujtojn se populli – nuk e din ca jan
Tym e flak po qesin perpjet
1 mut me da pergjys – kta bajn
Se ligjet e rregullat, i druen kta vet!!
Kujtojn se shqiptaret, ala han bar
E aspak ere, s’marrin ka politika
Por jo o deputet kriminel e zagar!!
Shpejt me i pagu, ju po u vjen dita!
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Berberi

Floket me ishin rrite, krejt percudnua
Duhej sa ma pare te iki e shkurtoj
Bishtat mu ballin, ma kishin mlua
E baje une plan dhe nisem e shkoj!!
Puna e mbare zotni e pershnes
Desha pak floket anash ti rregulloj
Gjithe si ti duesh pergjigjet ai ti pres
Vec me trego se ku te ja filloj??
E shikjoj me habi, baj se spo e kuptoj!!
E hiç pa menua, si zana i kthehem
Berber je zotni dhe nuk kam pse te m’soje
Pa fillu mire ti pune,une po zhgenjehem!!
Po pse more zotni kthehet dhe m’thot,
Edhe kete fjale prej teje-se prita!!
Ty te kan mbet n’kry vec 3 qime flokë
Ku me ja fillu – per ket gja une te pyta?

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar