Me krijuesin Gjovalin Groshi

0
1033
Gjovalin Groshi

Gjovalini eshte nji krijues karizmatik, i holle ne te shkruar dhe ne te shprehur, thumbues i te vertetes.

Qe ne vitet e femijeris humorin dhe batuten i kishte per zemer, ishte i hajshem nga trupi, po i kthjedhet dhe prodhues nga truni, i admirueshem ne skene, popullor kurdohere, tani po punon qe krijimet e tij t’i shpalosi ne botimin e librit.

Urime miku im i mire, po miku i te gjithve Gjovalin Groshi.
Kjo foto e Gjovalinit me kujton rininë e tij. /Gjin Musa, gazetar.

GJYLPANA

“M’janë shkepë, grue –i thash- pantallonat,
në anë t’djathtë, njaty te xhepi”…
“Hiqi, – m’thotë – leni te dhoma,
se ma vonë tash po t’i qepi”.
I hoqa e i lashë përmbi krevat,
vetë u vesha edhe dola
e shetitë kam nja tre sahat,
por çka m’gjet mue kur u ktheva!?
Hoqa rrobat, në shtrat u shtrina
grueja m’tha “S’dite me ardhë!”
pa u ulë mirë t’madhe bërtita
u çova n’kambë tuj prek me dorë.
M’ka shkue t’thermit der’ n’veshe
s’mujsha unë me e lëviz kambën,
erdhi grueja vrap tuj qeshë
“Shyqyr, -m’tha, -m’gjete gjylpanën”
Gjylpana kaq fort më theri
sa kam tremb edhe kojshinë,
ndodh ka ‘iherë e ka fat njeri
e lyp me krye e gjen me b..shpinë!
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Gëzuar 8 MARSIN!

Sot 8 Marsin ju uroj
Plot per plotë i mbushun me gzim
Zemra tè rrahunat mi shpeshtoj
Tu e shkruejte unë ket urim
Gra e vajza dhe pensioniste
Ne tane boten ku jetoni
Paçi gzime e ju mbajtë shnedja
E për çdo vit ma tè lumtuna kjoshi
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Moj e mira né njat bahçe

As m’i fal ti gushë e faqe.
Gushë e faqe, more i keq,
I kam per t’ri,si kam per pleqe
Nuk jam plak jam n’moshë tzamanit
porsi lulja n’gem t’sallgamit,
t’hidhem t’lidhem si kuskutë
n’gjoksin tannd per me ra butë
More i mbrapshtë e i çmahnitun,
ti po m’dukesh i mardhitun
shko xen kund ndoj rreze dielli
se nuk t’ndez tash ma fitili.
Moj e mira n’hije t’mrines
as ma fal njat poshtë kerthizës,
poshtë kerthizes kam togzen e rrypit
a e.don n’qafë a në rrashtë t’kryetit?
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Me i shkrue dashnise

je plake he dreqe
Me i shkrue rakise
t’bajne pijanec
Me i shkrue rinise
po m’ka lezet
Trokiti dera; dikush po m’thrret
Vrapo, vrapo, se koha s’pret.