Me kremtimin e meshës së mbrëmjës nisi edhe festa e Shna Ndout

0
696
Mesha e Shna Ndout

Shkruan: Lekë Mrijaj

Sipas dokumente e provave faktike të besimit të krishterë të kishës apostolike, Shna Ndou ishte një françeskan i Lajmit të Mirë. Ishte një studiues, shkrimtar, predikues, teolog, por dhe një misionar tejët i devotshëm, pendestar tejët i madh, shtegëtar i palodhur, njeri që vuajti aq shumë dhe që bëri mrekulli të shumta. Mbi të gjitha, e themi mē konkret se ky shënjtor mrekulliberës, ishte njeri i uratës që do të thotë se ishte një njeri shumë i madh për Hyjin, por edhe për njerëzit e varfër, e të sëmurë, e vullnetmirë, madje ishte edhe një politikan i kohës së vet që do të thotë se ky shënjtor françeskan, kaloi në amshim para plotë 788 vitesh apo më 13 qershor 1231 në Padova.

Pas kalimit të Tij në amshim ishte Papa Gregori IX, pasi vetë ishte deshmitar dhe se e kushte mbërritur e dëgjuar duke predikuar, dhe se në atë kohë françeskanin-Shna Noun e quajti “Arkë të Besëlidhjes” dhe e shpalli shenjtor, vetëm një vit pasi ndërroi jetë, aty më 1232, pas mrekullive të tija të mëdha, që ndodhën me ndërmjetësimin e tij. Siq thuhët në deshmi faktike të kishës apostolike, Shna Ndou, periudhën e fundi të jetës, shkroi dy cikle të titulluar Sermone (Predikime), të cilat i titulloi: 1.Sermonet e së dielës”dhe 2. Sermonet kushtuar shenjtorëve. Këta të dy titujt të përmendur me lartë i përdornin predikuesit dhe mësuesit e teologjisë së urdhrit françeskan. Aq të pasura në mësime shpirtërore ishin këto dy vepra-predikime, saqe, vetë Papa Piu XII, në vitin 1946, e shpalli Shna Ndoun si një “Dijetar i Kishës”, duke i dhënë titullin: “Doktor Ungjillor”, sepse nga shkrimet e tij, që mund t’i lexojmë edhe sot e kësaj dite, dhe se vertetë aty buron freskia e bukuria e Ungjillit apo Lajmit të Mirë.

Në meshën e mbrëmjës së sotme në kishën e Shna Ndue në Gjakovë, morën pjesë mijëra shqiptarë ( besimtar katolikë dhe vëllezër të tjerê të komunitetit islam e bektashij ) të cilët kishin ardhur nga Gjakova e rrethi si dhe nga famullit dhe trevat tjera mbarëshqiptare e mergata që kishin shtegëtuar për ta nderuar këtë pajtor e ndermjetësues hyjnor, gjë që edhe nisi kremtja me meshën e mbramjës, meshë e cila është kryecelebruar nga kustoni i kustodisë së Shqipërisë për françeskanët, patër Aurel Gjerkaj, kuston i kustodisë së Shqipërisë dhe bashkmeshua nga pater Ndue Kajtazi, pater Lovro Gavran, pater Andton Nua, dom Izak Dodës etj.

Bashkë me urimet për më shumë paqe e dashuri kryecelebruesi i meshës së mbrëmjës së sotme, pater Aureli, i’u referua ungjijve si dhe situatës së pergjithshme që po kalon familja, vendi ynë ( Shqipëri e Kosovë ), gjë që u bëri thirrje besimtarve që të ndjekin shëmbujt profetik e të të mos e humbin shpresën tek Hyji e mrekulliberësi Shna Ndout. Pater Aureli, foli dhe për fenomenet negative të familjës e shoqërisë sonë si dhe apeloi për të qendruar larg atyre veseve e dobësive negative etj.

Në fund të meshës pasoj urata dhe bekimi i fëmijëve si dhe patër Ndue Kajtazi, guardian i Gjakovës, i cili e falendenderoj patër Aurelin, kuston i kustodisë së françeskanëve për Shqipëri e Mal të Zi, si dhe famullitarët të tjerë që ishin pjesmarrës në meshë e lutje në këto të trembdhjeta të martët e Shna Ndout, si dhe i falenderoj të gjithë ata emër për emër, ata që ndihmuan me forma e vepra të ndryshme, pa e perjashtuar korin e kishës e kujdestarët…

Me ritet e natës së sotme të Shna Nout, siq e potencuam sipër edhe filloi festa e këtij mrekullibërësi françeskan të kishës apostolike.

Me rastin e festës së Shna Nout, permes rrjetit social është prononcuar edhe dom Lenc Sopi, dekan i dekanatit të Pejës e famullitar i kishës së Klinës, i cili veç tjerash tha se: “Secili person që e njeh dhe e nderon shenjtin Shna Ndue, duhet të jetë i vetdijshem se ai nga vetvetja asgjë nuk ka bërë dhe çdo gjë qe ka ndodhë dhe çdo mrekulli, është hir i Zotit. Zoti ka bërë mrekulli. Në popullin tonë Shna Ndou gëzon nderim të madh. Mirëpo, e rëndësishme është që të merret si shembull jeta e tij. Të jemi të përkushtuar ndaj Fjalës së Zotit e cila është burim dhe ushqim shpirtëror, e pastaj, të shtijmë në veprim mësimin e tij mbi ligjin Trinitar që është Dashuria. Dashuria ndaj Zotit dhe të afërmit. Mbi të gjitha kujdesi për të varfërit dhe përkrahja e të gjithëve që janë në kujdes ndaj tyre” tha në fund të fjalës së tij dom Lenci.