Me komandantët në Hagë, në mbrojtje të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë

0
664
Jasharët - historia e një qëndrese

Ibrahim Kabili Nuk mund të bësh indiferentin në situata të tilla kritike! Arrestimet e kohëve të fundit në Kosovë të Krasniqit, Thaçit, Veselit dhe Selimit përbëjnë ngjarjen më të rëndë për shtetin e Kosovës. Eshtë goditur rëndë Kosova dhe shtet ndërtimi i saj. Më e rëndë është “aktakuza” e ngritur nga prokurorët ku e cilësojnë UÇK-në si: “Strukturë të përbashkët kriminale”. Dhe më keq të arrestuarit, në cilësinë e të akuzuarit, akuzohen pothuajse me të njëjtën akuzë: Krime lufte dhe krime kundër njerëzimit! Sa e trishtueshme kjo aktakuzë! Drejtësi i thonë kësaj? Aspak jo! Jo dhe jo! Kjo, në fund të fundit, do hetohet dhe kam besim absolut, se ish komandantët e UÇK-së do dalin të pastër. Të pastër se UÇK-ja nuk qe organizatë kriminale por qe: NJE KRYENGRITJE ÇLIRIMTARE. Ajo përbën periudhën më të lavdishme të historisë së Kosovës.

Ky është realiteti, kjo është historia, kjo është liria dhe pavarësia që ajo solli. Të tjerat janë broçkulla! Broçkulla të ideuara, të sajuara e të fabrikuara nga shërbimet sekrete serbe, të mbështetuara fuqimisht nga Rusia. Si bosht e shtyllë kurrizore e këtyre akuzave, janë shpifjet monstruoze të Dik Martit dhe libri i Karla Delpontes për UÇK-në dhe luftëtarët e lirisë! Sa keq! Kjo është gjykatë e njëanshme, godet viktimën duke e akuzuar për “krime lufte” dhe agresorin e bën viktimë. Kjo është drejtësia e “Europës”? Përse sillet kështu Europa me Kosovën? Po kundërshtari si po trajtohet, prej saj? Si viktimë! Po, po, si viktimë! E pafalëshme dhe shumë zhgënjyese për Evropën dhe drejtësinë e saj kjo sjellje e njëanëshme!

Duke u kthyer në retrospektivë, në luftën e vitit 1998-1999 dhe masakrat e kryera nga Serbia natyrshëm lindin disa pyetje:
▪︎ Kush i vrau mbi 13.000 viktima?
▪︎ Kush i vrau 200 dëshmorët e UÇK-së?
▪︎ Kush i përdhunojë rreth 20.000 femra shqiptare?
▪︎ Kush i organizoi dhe kreu masakrat ndaj popullsisë civile në Kosovë?
▪︎ Ku janë të pagjeturit e luftës, në Serbi?
▪︎ Si është e mundur që komandantët e UÇK-së ndodhen në hagë për gjykim, ndërsa Vuçiç dhe Daçiç si bashkëpunëtor të Millosheviçit e përgjegjës për masakrat e kryera janë në detyrat më të larta shtetërore në Serbi?
▪︎ Kush e bëri gjenocidin serb në Kosovë, shteti militar serb me policinë dhe forcat paramilitare të tij, “apo UCK-ja”?
▪︎ Kush i fsheh provat mortore në Serbi 4 metra nën dhe’ edhe sot e kësaj dite?

Këto pyetje retorike janë të pafundme dhe e kanë përgjigjen brenda: Serbia ka qenë dhe mbetet armike stoike e shqiptarëve gjatë gjithë historisë! Këto krime të fundit të Serbisë nuk kanë ndodhur në shekullin e XX para krishtit, por rreth 30 vjet më parë. Në çdo pëllëmbë të Kosovës kemi varre dhe lapidarë të viktimave të luftës dhe luftëtarëve të lirisë! Fol Europë, fol dhe mos hesht? Vendos drejtësi, Europë e kohëve moderne. Ne shqiptarët po bëjmë të pamundurën të bëhemi pjesë e juaja, pjesë e BE-së… por ju po hezitoni dhe po hezitoni.

Nuk jam as katolik, as mysliman, por jam shqipëtar tha akademiku, Jakup Krasniqi në Hagë. Ndonëse në bankën e të akuzuarve thënja Tijë qe profetike. Ndëgjoje mesazhin dhe klithmën e Krasniqit, Europë! Ai dhe të tjerët janë herojtë tanë për Luftën e fundit të UÇK-së. Ato e fituan luftën, për paqen shumica prej tyre nuk u treguan burra shteti, abuzuan tmerrësisht me pushtetin, dhe dështuan! E për këtë, ndoshta do japin llogari, një ditë në gjykatat e Kosovës…

Pas luftës, për rreth 20 vjet politikanët tanë ranë në gjumë letargjik! Fletën mbi dafina dhe shihnin ëndërra të bukura me sy “hapur”! Po sa duhet të “flenë” ato? Po opinioni shoqëror përse kaq indiferentë? Shumë pak kritikë në adresë të tyre! Një indiferentizëm kaq i theksuar i shoqërisë, i institucioneve dhe intelektualëve, siç kam përmendur, është vrastar, është vdekjeprurës për shoqërinë, vdekjeprurës për Kosovës dhe shtetin e saj.

Ne mund të “flemë” gjumë por armiqtë shekullor të shqiptarëve janë gjithmonë në aktivitet, me objektiva të qarta për dobësimin dhe “çbërjen” e shtetit të Kosovës dhe minimizimin e faktorit shqiptar në Ballkan. Për fat të keq tonin si shqiptar, ato ja kanë arritur qëllimit, ndër të tjera dhe falë qëndrimit të klasës politike të Kosovës pas luftës pse jo dhe asaj të Shqipërisë. E thënë troç, në rastin e Kosovës shumica e komandantëve e shpërdoruan lirinë. U vunë pas luksit, pasurisë, tenderave dhe “harruan” se janë liderë shteti, dhe përgjigjen për fatet e tij. Unë kam shkruar shumë herë për bëmat e tyre, dhe nuk ju heq asnjë PRESJE për ato çfar kam thënë. Sot nuk është ky problemi! Në këtë kohë tepër të rëndë për Kosovën, si komb duhet të dalim në mbrojtje të komandantëve, vlerave të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Natyrisht përgjegjësia është individuale dhe secili mban përgjegjësi për veprimet e tij. Kush mund të ketë bërë krime, përgjighet.

Në rastin e politikanëve shqiptar ato të tregohen më të përgjegjshëm, të bashkëpunojnë më shumë me politikanët e Kosovës, dhe të dalin me një qëndrim ndaj Serbisë. Faktori shqiptar në disa momente kritike ka qenë i përçarë! Kjo nuk mund të vazhdojë më.
Kosova ka arritur në pikën e sajë më të dobët si rezuktat i veprimtarisë së Serbisë nga njëra anë, dhe keqqeverisjes së klasës së degraduar politike të saj nga ana tjetër, kështu:

▪︎ Klasa politike në Kosovë vazhdon të jetë e përçarë.
▪︎ Bëjnë luftë të egër për pushtet, dhe keq përdorim të shtetit në interes të tyre.
▪︎ Mediat në 80-90% të rasteve merren vetëm me faktorin shqiptar, nuk zihet me gojë fare agresori, përkundrazi vihet me “shpatulla pas murit” patrioti dhe atdhetari nga këto “palo analistë” siç qe rasti Bellanica. Sa turp për to! Në vend që të diskutojmë për gjetjen e provave, nëse kanë ekzistuar, si dëshmi kundër armikut, “përçmojmë” atë! Hajde shqiptar të shkolluar e me kollare, hajde! Sa injorantë tregoheni! Ne grindemi dhe denigrojmë njëri tjetrin, politikanët e Serbisë “heshtin”.

▪︎ Lihet qëllimisht jasht vemendjes veprimtaria e kundërshtarit. Pas një “heshtje”, Vuçiç deklaron: “Nuk do ketë surpriza në bisedimet me Kosovën”. Mos lëshoni pe burra shteti, mos krijoni ende iluzione se Vuçiç do t’ju njohë…
▪︎ Bëhet politikë me çështjen kombëtare, kjo është e pafalshme. Kombi dhe atdheu është mbi ju, mos ndiqni si “model”, Toptanin.
▪︎ Nuk ka bashkëpunim midis dy shteteve shqiptare në lidhje me qëndrimin ndaj Serbisë, dhe presidentit të saj Vuçiç. Bashkarisht duhet ti thoni: Jo NDARJES, apo SHKËMBIMIT TË TERRITOREVE! Kjo është IDE E VJETER SERBE, mos bini preh e saj.
▪︎ Ne si shqiptar akuzojmë gojarisht njëri tjetrin dhe harrojmë të akuzojmë e ngremë akuza për kundërshtarin, që ka kryer krime të rënda në Kosovë.

▪︎ Bëjmë moral në studio televizive dhe fatkeqësisht nuk ngremë aktakuza me shkrim ndaj kriminelëve serb.
▪︎ Tregohemi shumë inferior në bisedimet me Serbinë. Shporreni frikën politikanë, kjo është meritë e UÇK-së, ndryshe do kishit marrë arratinë.
▪︎ E shesim veten lirë para Serbisë, ajo din ti blejë kundërshtarët, dhe pasi e blen ndonjërin, e degradon keq…
▪︎ Nuk merret seriozisht kundërshtari nga politikanët tanë, nënvlerësohet ai, dhe pasojat janë si ato me Gjykatën Speciale…
▪︎ Nuk ka bashkëpunim midis institucioneve të Kosovës, nuk ka bashkëpunim të duhur me institucionet e Shqipërisë për probleme kombëtare. Ku u zhduk ai sllogani “Një komb, një qëndrim”? Kthehuni dhe njëherë me vepra të ky sllogan, të nderuar politikan të të dy shteteve shqiptare, se fitorja dhe rezultatet do jenë të sigurta. Merreni seriozisht armatosjen e Serbisë… Bëhuni serioz në bisedimet me Serbinë… Shtrijani dorën e bashkëpunimit asaj, vetëm kur ajo të kërkojë falje, të bëjë dëmshpërblimet e luftës, të kthej të pagjeturit, të NJOHE Kosovën, etj.

Ndryshe asnjë lëshim!
Eshtë e egër, ajo. Kthejani reston, siç e meriton! Bëhuni bashkë, për Kosovën duhet vetëm një qëndrim!
Duke e ndjekur situatën në dinamikë konstatoj se situata është tepër e rëndë por plotësisht e riparueshme. Me mbështetjen e SHBA-së dhe vendeve mike të BE-së Kosova do ta kalojë me sukses dhe këtë sfidë shumë të vështirë. Besoj se klasa politike e ka pjekurinë e duhur që të reflektojë me një kënd prej 180 gradë dhe duhet:

1- Të vihet në lëvizje i gjithë potenciali intelektual dhe shtetëror në mbrojtje të luftës dhe luftëtarëve të lirisë.
2- Presidenca, Kuvendi, Qeveria dhe Shoqëria Civile të mblidhen, të analizojnë arsyet e dështimit të shtetit dhe të dalin me objektiva të qarta për të dalë nga situata.
3- Të gjithë pa përjashtim të nënshkruajnë një platformë për bisedimet me Serbinë. Ku ndër të tjera në këto bisedime të dilet prerë kundër:
a- Krijimit të Zajetnicës.
b- Ndryshimit të kufijve e shkëmbimit të territoreve.
c- “Minishengenit Ballkanik” me Serbinë.

4- Shteti i Kosovës duhet të mbrojë me kusht komandantët në Hagë, jo me fjalë e sllogane, por duke mbledhur fakte dhe prova që hedhin poshtë aktakuzat e ngritura ndaj tyre nga Gjykata Speciale. Mos heshtni si deri tani!
5- Të kërkojë nga Gjykata Speciale dënimin e krimeve serbe në Kosovë. Nuk vendoset drejtësia me gjykatë që dënon vetëm viktimën. Duhet dënuar agresori.
6- Kosova të organizojë zgjedhje të reja dhe institucionet e dala të marrin përgjegjësitë në mbrohtje të Kosovës dhe shtetit të saj.
7- Nga pësimi klasa politike e Kosovës tani duhet të nxjerr mësim. Koha nuk pret. Unë shpresoj…

IBRAHIM KABILI
Tiranë më 19.11.2020