Tregim me rastin e vitit mbarë kombtar të Skëndërbeut, 550 vjetori i përjetësuar historik eposik.
Edhe për Jubileun e lartësuar 575 vjetori i betejës fitimtare triumfatore në Krujën arbnore 28 nëntor 1443.
Sali Leka
Falenderoj kryeministrin Edi Rama me qeverinë socialiste që vitin mbarëkombëtarë të Skëndërbeut e sanksionoi, por Ministria e Kulturës më shumë envenimente duhet të zhvillojë.
Tregimin duhet ta lexojë Bjorn Klinger që ka shkruar sajime dhe trillime leshko naive për Skëndërbeun.
Duhat ta lexojë stafi i revistës “Zeitscrift Fur Balkanologie “ që ka botuar prockat e kutrrumit Klinger Opfer, që as ka ditur as din gjenetikën e kombit dhe të rracës babait dhe gjyshit tij.
Stafin e revistës “ Balkanologie “ e falenderoj, por në një tregim tjetër kutrrumin Klinger do ta demaskoj. Akoma me keq dy kutrrum, tutkun të tjerë kanë shkruar brockulla të rëndomta, të neveritura. Po citoj një brockull që e kanë shkruar “ Gjenerali Janosh Huniadi u mund, u mposht nga ushtria e madhe otomane “. Këto fjalë janë gënjeshtra të stisura të atyre që janë të mangut, të tharë nga mendja. E vërteta qëndron dhe do të qëndroje. Strategu Janosh Huniadi me ushtrinë kombëtare hungareze nuk u mund por doli fitimtare bashkë me ushtrinë arbo- albaneze me Skëndërbeun vigan në Ballkan. Po të ishte mundur Janosh Huniadi Hungaria do të ishte dhe sot myslimane otomane, e prapambetur, e rrënuar por ishte, është dhe do të jetë kristjane e devotshme, e zhvilluar, e kulturuar. Hungaria dhe Austria kanë mbrojtur dhe Bullgarinë në Ballkan. Mos të ishin Hungaria dhe Austria, Bullgaria do të ishte kthyer myslimane, otomane por ushtria austro hungareze zhvilloi beteja të ashpra, të forta në Bullgari, ne brigjet e Detit Zi, dhe ushtria otomane u largua për në Armeni duke bërë kërdi vrau një milion e pesëqind mijë popullsi armene, kristjane.
Këto fjalë që citova janë fakte konkrete me ngjarje të vërteta dhe nuk janë prockat e Klingerit dhe të tjerëve si ai.
Këto gënjeshtra i botojnë për të errësuar epokën shkëlqimtare arbnore albaneze e Skëndërbeut, epoka supremaci kushtrimtare triumfatore me përmasa botërore.
Në vitin 1976 paraqita për botim dy libra, njëri me titull “ Dardania e Pal Kastriotit” dhe tjetri “ Me kalorësit dibranë në rrugën e Arbrit”.
Kërkova të botohen në vitin 1978 dhe 1979 me rastin e 510 vjetorit të vdekjes të Skëndërbeut 17 Janar 1468. Edhe me rastin e 590 vjetorit të betejës të parë me ushtrinë otomane në Dardani ( Kosova e sotme) 10 qershor 1389.
Mbas kësaj dite 90 vjet deri në vitin 1479 ne Dardani dhe Arbëri, Shqipërinë e sotme janë zhvilluar 42 beteja luftarake të mëdha kombëtare me ushtrinë otomane perandorake dhe 46 beteja të vogla krahinore. 25 beteja të mëdha, të forta janë zhvilluar në epokën 25 vjecare të Skëndërbeut 1443 – 1468, por beteja në Fushë –Kosovë 1389 ishte shumë e llahtarshme, e përgjakshme që nuk mund ta përshkruaj asnjë penë shkrimtari, as historiani dhe as kronikani otoman dhe kanë mbushur librat me gënjeshtra obskurante që i paguante Sulltani me florinj.
Në Dardani 1389 u vra Princi dardan human vigan Pal Kastrioti dhe Princi sllavo- serbian Llazari. Pali, babi i Gjonit, gjyshi i Gjergjit ( Skëndërbeut). Pal Kastrioti i biri i Gjon I-rë. Gjoni i II-të ishte i biri, babai i Skëndërbeut.
Pal Kastrioti, kryeprinci i principatës pellazgo- ilire Dardania Lindore me toka pjellore me kryeqendër qyteza e lashtë shekullore Kidna me rrugë të bardha, me kalldrame guri, me bujtina dhe taverna të hapura ditën dhe natën, por u shkretua e tëra mbas vitit 1507 nga otomani okupator ogurzi.
U shkretua Kidna klimatike e mrekullive atdhetare pellazgjinike bashkë me Sfetigradin kristjan me dy popullsi autokton dardan dhe maqedon. U shkretuan për të zhdukur cdo objekt etnik Iliro- Shën Konstandinik të fisit të madh historik Dardano- Taulandik me shtatë qind familje me emrin Kastrioti Kidnik.
Në rrethin e Dibrës sot ndodhet fshati Kastriot, ky fshat ku jetonte dhe mbretëronte Princi Pal Kastrioti të tëra familjet mbanin mbiemrin Kastrioti dhe kur u kthyen mysliman mbajtën emrin e fshatit. U kthyen mysliman të fundit mbasi u kthyen trevat e Luginës Pollogut, Tetova, Kumanova, Gostivari, Dibra, Kërcova.
Në Peshkopinë e sotme ishte peshkopata e këtyre krahinave me vreshta dhe pemë frutore, me livadhe dhe kullota në Povozhan dhe Brezhdan për kuajt e besimtarëve që vinin për tu kunguar në fronin altarit.
Familje me mbiemrin Kastrioti kishte në Mat dhe Mirditë por nuk ishin fis Kastrioti, por e kishin për nderim të mbanin mbiemrin Kastrioti se ishin kreshnik dhe besnik të Pal Gjon Kastriotit.
Gjatë 25 viteve 1443-1468 epoka e Skëndërbeut ,djem dhe burra kreshnik viganik nga Mati dhe Mirdita kanë luftuar dhe fituar në Luginën e Pollogut, Radika, Reka, Sharri, Tetova, Gostivari, Kumanova.
Mbas cdo beteje fitimtare vajzat fisnike të Pollogut martoheshin me burra besnike trima luftëtarë matjan dhe mirditor. Aso kohe vajzat nuk martoheshin me burra frikacak, alabak dhe dezertor nga lufta, edhe sikur tu jepje 200 qese me flori.
Beteja e fundit nga okupatori otoman u zhvillua në Shkodër. Beteja më e tmerrshme Shkodra, kryeqendra e Principatës Iliro –Arbnore dalmatike perendimore nga lumi Shkumbin në Jug deri në Lumin e vogël Shkurta në Kotorr, qytet me dy popullsi autoktone arbnore – dalmatike dhe malazeze – sllavike.
Për luftën e Shkodrës ka shkruar dy libra shkrimtari Marin Barleti i lindur në Shkodër dhe i arsimuar në qytetin e kulturuar Venecia në Italinë e Veriut.
Barleti ka shkruar tregime të vërteta për luftën e Shkodrës, beteja e fundit e shqiptarëve me ushtrinë otomane perandorake 1479. Aso kohe shkrimtarët, filozofët, kronikanët e kishin për turp për të gënjyer, e kishin për mëkat që të shpifnin dhe të shtrembëronin faktet jetësore dhe historike. Shpifjet dhe shtrembërimet në letërsi dhe publicistikë filluan në shekullin XX, shekulli i gënjeshtrave dhe i trillimeve të bojatisura, të sheqerosura, të jargosura.
Unë i lexoj dhe i besoj tregimet e librave që janë shkruar përpara shekullit XX.
Marin Barleti ka shkruar tregimet e tregtarëve të Venedikut, të diplomatëve Francezë, Austriakë, Spanjollë, Hollandezë, Belg që u larguan nga Shkodra nga zjarri i luftës së tmerrshme. Edhe nga tregimet e popullit të Shkodrës që emigruan në Dubrovnik dhe Xarë Kroaci, në Venecia dhe Trieste Itali e Veriut.
Kurse në Kalabri, Itali e Jugut emigruan dyqind mijë njerëz edhe I biri i Skëndërbeut Gjoni. Nuk u larguan nga frika por për tu mobilizuar, organizuar dhe për tu kthyer për të luftuar por nuk mundën. U doli fjala e urtë e popullit që thotë: “ Guri i rëndë në vend të vet. Po u shkul guri i toprakut nuk ngihet muri i konakut “.
Gjoni i ri, i biri i Skëndërbeut u vërsul dy herë, kaloi Adriatikun, erdhi në Durrës por nuk u ngul asgjëkundi, as në Krujë Kurbin, as në Lis Shëngjin, as në Prezë, Shijak Shenavlash.
Kur Gjoni I- parë, katërgjyshi i Skëndërbeut mbretëronte në Dardani ,Kosova e sotme, në Shkodër mbretëronte Gjon Balsha II dhe secili kishte flamurin dhe stemën e vet me nga një krah skifteri. Gjergj Kastrioti i bashkoi dhe formoi flamurin kuq e zi me dy fletë shqiponje me stemën dy krenare arbnore.
Fisi Balsha dymbëdhjetë shekuj në Shkodër që në shekullin e IV, epoka e Shën Konstandinit kristjan vigan Perandori I i Perandorisë bizantine që sanksionoi fenë kristjane dhe legjitimoi kryqin e Krishtit, por nuk detyroi asnjë komb me u konvertuar kristjan krisht.
Kurse Sulltani I i Perandorisë Otomane Osman Gaz Hani sanksionoi fenë myslimane me detyrim që të ktheheshin në mysliman popujt qafir kaurr.
Epoka 25 vjecare e Skëndërbeut ndahet në dy etapa. Të dyja me beteja të forta. Në etapën e dytë 1453-1467 Perandoria otomane u zgjerua, u forcua me 250 mijë asqerë, 120 mijë i zbrazi në Ballkan. Sulltan Mehmeti erdhi vete në Elbasan dhe bëri masakra në Luginën e Shkumbinit, Cermenikë, Domosdovë, Mokra, Dumre, Belshi, Sulova u grabitën, u shkretuan 40 fshatra. Këto masakra ndodhen ne vjeshte 1467. Skenderbeu Sulltan Mehmetin nuk e sulmoi.
U hap lajmi se Skëndërbeu ka vdekur. Në muajin nëntor shkuan në Krujë kapedanë dhe princa të 85 krahinave, takuan Skëndërbeun dhe i thanë: “ Pse nuk e sulmove Sulltan Mehmetin më i egri i krejt sulltanëve ? “. Skëndërbeu i tha: “ O kapedanët e mi , o trimat e mi besnikë, o princa fisnike! Unë i di taktikat otomane. Ata janë si gjarpërinj në dimër flejnë gjumë, në verë ngrohen, në vjeshtë forcohen dhe kafshojnë. Unë bashkë me juve do të sulmojmë në verë kur të jenë duke u ngrohur, do ti shporrim nga Ballkani, do ti ndjekim dhe do tia ngulim kufirin në brigjet e Bosforit. Aty e kishin kur jetonte dhe mbretëronte Aleksandri i Madh. Edhe kur krishtëronte Shën Konstandini.
Me 6 janar 1468 Skëndërbeu shkoi në Lezhë për të festuar Ditën e Ujit të Bekuar. Besnikëve dhe kreshnikëve Skëndërbeu u tha: “ Unë kam për të vdekur, por mos e hapni lajmin e vdekjes pa larguar nga Elbasani dhe Ballkani Sulltan Mehmetin me 80 mijë asqerë dhe 40 mije jenicerë.
Kur të vdes unë dhe kali im do të cofi duke vajtuar për mua, por asnjëri mos të pikëllohet për mua. Po ua le amanet varrin të ma bëni me dy kate. Në katin e parë trupi im! Në katin e dytë kali im! Më ka mbajtur në shpinë 25 vjet kali im besnik. Edhe unë do ta mbaj mbi gjoks 250 mijë vjet deri sa të përmbyset bota e Adamit e Edenit. Me 17 janar 1468 Gjergj Kastrioti i Arbërisë dhe Rumelisë fali shpirtin në kodrën e kalasë në kishën e Shën Kollit Lezhë.
Princi Lekë Dukagjini nuk e mbajti përmallimin, shpërtheu në vajtim, hapi vdekjen e Skëndërbeut duke shkulur flokët e kokës dhe të mjekrës nëpër rrugët e Lezhës.
Edhe unë sot po e ndërpres tregimin por theksoj: Dy librat e mi në vitin 1978 nuk i botuan, libra me tregime për Gjon Kastriotin e I, Katragjyshi i Skenderbeut dhe tregime për Palin e vrarë qershor 1389.
Nuk i botuan me akuza obskurantiste “ Janë libra fetare mikroborgjeze, reaksionare oportuniste sektariste. Keni lavdëruar kristjanët dhe bektashianët, keni denigruar myslimanët dhe cënuar tolerancën religjinoze “.
Edhe unë u fola: Po po! Janë tregime fetare kristjane të vërteta humane të drejta, kombëtare. Në epokën e Skëndërbeut, në Arbëri dhe Dardani, Shqipëri dhe Kosovë e sotme ishin me popullsi kristjane dhe bektashiane me teqe dhe tyrbe vakëfe të lashta. Bektashianët nuk ishin myslimanë dhe cdo sulltan otoman i ka përndjek dhe ka prishur teqe e tyrbe. Prishjen e teqeve dhe të kishave e filloi Sulltan Mehmeti në Elbasan qershor –korrik 1468.
Po të ishte gjallë Skëndërbeu Sulltan Mehmetin e varte në litar në rrapin e Bezistanit por ai po bënte gjumin e përjetshëm në kishën e Shën Kollit.
Për ata që nuk kishin lindur në vitin 1978 kur u arrestova unë tregoj: Kam shkruar shtatë libra me tregime fetare, kristjane arbërore, humane jetësore paqësore por nuk i botuan ingranazhet e censurës mizore. As librin me titull “Dardania e Pal Kastriotit “ as librin “Me kalorësit dibranë në rrugën e Arbrit“.
Kurse unë i padëshpëruar nga censurimet mizoriste kam demaskuar edhe shkrimtarin otoman Elvi Lebiu që ka botuar gënjeshtra kundër shqiptarëve. Elvi Lebiu erdhi në Shqipëri me kalin mbush me florinj nga Sulltani dhe 20 vjet bëri kavalishencë duke shkruar katër libra me shtrembërime për origjinën e popullit shqiptar. Elviu ka shkruar: “ Gjuha shqipe e mallkuar nga Profeti Hasreti Epej Gamberi. Shqiptarët ishin arnaut gafurr mysliman me banim në brigjet e Detit Arabik dhe Kaspik, por erdhën në Ballkan në brigjet e detit Adriatik dhe u kthyen qafir kaurr kristjan “.
Demaskimet e mia të drejta kundër Elvi Lebiut rezili xhahili delenxhili nuk i botuan. Në shekullin XIX Elvi Xhahilin e kanë demaskuar dy poetë guximtarë atdhetarë shqiptarë, Zenel Bastari dhe Hasan Zyko Kamberi por Sulltani otoman i dënoi me egërsi monstruoziste. Poetin Zenel Bastarin sulltani e dënoi 101 vjet sergjynim. Arbëria, Shqipëria e sotme në cdo shekull kishte djem dhe burra mendimtarë filozofë të dituruar, guximtarë të admiruar, kreshnikë viganikë të betuar për komb atdhe me vullnet vitalitet dhe me iradin ilmin, por nuk kishte shtet human me zemër e shpirt për popullin e vet.
Sali Leka, Cel 0683855304
Shkrimtari dhe poeti lirik erotik, eposik, ish i burgosur politik shekulli XX por i padëshpëruar dhe me kontribut të cmuar për letërsinë, kulturën, drejtësinë dhe demokracinë që gëzojmë dhe do ta gëzojmë.
Gëzojmë bashkë me shokët e mi dhe shoqet e mia përballuam situata kritike që na shkaktuam klika skurrike anarshiste kaotike në shekullin XX, por vazhduan edhe në dekadën e parë të shekullit XXI.
Tiranë, Nëntor 2018