Nue Oroshi
Oda shqiptare historikisht në mungesë të institucioneve edukativo-arsimore në trojet shqiptare e ka luajtur një rol historik në edukimin e gjeneratave të reja. Në odën shqiptare është përcjellur tradita shqiptare dhe pleqtë e mençur kanë shpjeguar shumë fillozofi popullore të cilat kanë qenë edukative për kohën dhe rrethanat historike shqiptare.
Aty janë përcjellur edhe shumë fjalë të cilat e kanë pasur peshën e vet historike, për shumë ngjarje dhe personalitete qoftë ata që kanë qenë mbarë të orientuar por edhe për ata që kanë qenë të orientuar mbrapshtë. Pleqtë e mençur kur kanë dashur të flasin për personalitete qoftë politike apo personalitete të tjera të cilët ishin shëndrruar në kancer për shqiptarët dhe vepronin në dem te popullatës e përdornin fjalën ka me u ba me ju dhimtë gurit e drurit.
Guri gjithmonë në traditën shqiptare ka simbolizuar forcën për faktin se gjatë tërë historisë luftëtarët e lirisë shpeshherë si mburoj i kanë pasur shpellat e gurit ku janë strehuar shpeshherë dhe kanë kaluar dimrat e vështirë, dhe jo rastësisht në fillozofinë tonë popullore është folur edhe fjala “ma i fortë se guri“, për përsonalitetet qendrestare.Kurse edhe druri ka pasur një rol shumë të madh në familjet tradicionale shqiptare sepse në dimrat e gjatë dhe me plot borë ka ngrohur vatrën e shtëpisë.
Gjatë shumë bisedave që zhvilloheshin në odat shqiptare për personat problematikë dhe që ishin kundër çështjes kombëtare por edhe për të tillët që i keqpërdornin pozitat politike për qëllimet e tyre financiare, duke e dëmtuar kombin dhe popullin shqiptar në shumë aspekte përdorej fjala: “Ka me u bërë me ju dhimtë gurit e drurit.”
Vërtetë shpeshherë ata persona kanë pasur një fund tragjik dhe kanë përfunduar si është më së keqi.
Atëherë pleqtë tanë nëpër odat shqiptare i merrnin edhe shembujt të shumtë për personat e tillë. Edhe një pjesë e politikanëve shqiptar në trojet shqiptare që për përfitime të tyre personale e familjare e kanë sjellur popullin shqiptar në gjendje të vështirë e mbramja do t’iu vjen keq. Ata do t’iu dhimbsen gurit e drurit por asesi nuk kanë për t’iu dhimbsur popullit shqiptarë që e kanë sjellur buzë greminës.
Nuk e di të tillët, a e mendojnë se pozicionet politike nuk janë të perjetshme ato janë kalimtare në demokraci. E sikur pleqtë në atë kohë edhe mirreshin vesh prej një krahine në krahinën tjetër i qojshin fjalë njëri-tjetrit. Njëri thoshte: “Moj e mira qe shkon me mshtjerra, lumtë na lumtë na erdh pranvera“. E pasi plaku tjetër e kishte pritur me vite atë pranverë por nuk kishte ardhur ia kthente me fjalët: “Moj e mira që shkon me dhenë, terrt e verrtë e kurrni send“.
Këto ishin komunikimet e pleqve të mençur për kohën dhe rrethanat politike. E fjalët e burrit se personat kanë me ju dhimtë gurit e drurit më tingellojnë edhe sot pas shumë viteve kur i ndëgjoja pleqtë tanë plisbardhë, të cilët edhe pse nuk ishin aq shumë të shkolluar por e kishin qëndresën e gurit dhe trurin e pastër prej biluri i cili rrezatonte dritë në mes të errësirës dhe edukonin brezat me fillozofinë popullore që përcillej prej brezi në brez.
Është për tu theksuar se politikanët dhe intelektualët që rrjedhin nga familjet që është përcjellur tradita shqiptare brez pas brezi nëper oda shqiptare ndonjëri nga ta e ka ruajtur edhe sot e asaj dite atë burrërinë tradicionale shqiptare. Kjo shihet gjatë takimeve dhe shumë shpejtë mund ti dallosh politikanin dhe intelektualët, tradicionalë shqiptar nga politikanët e familjeve pa taban kombëtar. Për faktin se politikanëve dhe intelektualeve pa taban kombëtar ju mungon edukata familjare. E burrat e dheut në të kaluarën kur dëshironin t’ia lëshojnë një fjalë të rend dikujt që e meritonte e sillnin fjalën shumë herë rreth e rrotull deri sa vinin tek fjala që duhet thënë bashkëbiseduesit.
Këtu po e sjelli vetëm një dialog që e kam fokusuar si i ri që u zhvillua në një odë të komunës së Prizrenit.Derisa pleqtë bisedonin një plaku të mençur të kanunit që shtjellonte tema me karakter kombëtar njëri nga fundi i odës i thotë: “Nuk është ashtu siç je duke thënë“, plaku e ndalë bisedën dhe e pyet: “Mbasi nuk është ashtu, na shpjego se si është?“ e ai i përgjigjet: “Si është nuk e di, por ashtu si thue ti nuk është“. Dhe kur pritet reagimi i plakut qohet vëllai i ti dhe i thotë këto fjalë “Këtë person ma leni mu“.
I përgjigjet me fjalën “Moj e mira nato talla, n’tollovi nihet budalla“. Fatkeqësisht sikur ai fatziu i fundit të odës na u ka mbushë politika shqiptare. Ata thonë nuk është ashtu edhe pse vet nuk e dinë se si është dhe si duhet ecur përpara dhe as nuk kërkojnë këshilla se si duhet udhëhequr shteti. Me një fjalë po përseritet ajo fjala e mirditorës së mençur që e kishte pasur djalin shumë puntor e ku thoshte: “Me majtë kuzhdo shpi, Kola jem i kish majt tri-por nja e menzi.“