ME INTELEKTUALIN E TALENTUAR SHPRESIM KASAJ

0
1198

Shpresim Kasaj dhe Qatip Mara

E kam njohur në vitin shkollor 1970-1971 kur fillova punën mësues në shkollën e Armenit Vlorë.Mësuesi i talentuar gjuhë-letërsi Shpresim Kasaj,ishte i përkushtuar dhe i apasionuar për letërsinë, ishte shumë kërkues në zhvillimin e orës së mësimit.Ishte shumë mikpritës e me shumë ambicje për jetën.E shikoja çdo ditë me veshje të bukur, serioz në paraqitjen para nxënësve,të cilëve me shumë pasion u mësonte konceptet kryesore gjuhësore e letrare. Autoriteti tij pedagogjik bazohej në aftësitë shkencore që zotëronte, në talentin e tij për mësimdhënie e mësimnxënie të suksesshme. Veç punës mësimore edukative me arritje të larta në kalueshmëri e cilësi.Shpresim Kasaj ishte studiues i apasionuar i albanologjisë e komunikonte vazhdimisht për problemet shkencore me akademikun Androkli Kostallari, me institucionet shkencore na sillte informacione shkencore, të cilat i diskutonte me qartësi mendimi. Ai shkonte vazhdimisht në ekspedita studimore, të cilat më vonë do t’i botonte me dinjitet në tregun e librit.

Kur shkonim në shtëpinë e tij gjenim bujarinë e sinqertë. Familja e tij jetonte në kushte komode me shtëpi të rregullt, ku banonin edhe prindërit e tij, të cilët kishin gjithmonë kujdesin e djalit të tyre të vetëm. Shpresim Kasaj ishte edhe një prind i kujdeshëm për mirërritjen, arsimimin e edukimin e fëmijëve të tij,të cilët ishin shumë të urtë, të zellshëm në mësime e me sjellje shëmbllore.Kisha ikur nga Armeni e punoja në qytetin e Selenicës.Kisha në gjimnaz djalin e Shpresimit, të cilin e kisha partnerë në orën e mësimit edhe në veprimtarite edukative. Ishte nxënës i heshtur me njohuri të qëndrueshme e me afftësi argumentuese në të gjitha temat mësimore. Kishte shpirtin e solidaritetit për të ndihmuar nxënësit e tjerë. Me thjeshtësinë e tij kishte fituar respektin e kolektivit të klasës e mësuesve. Vite më vonë ish nxënësi im Xhelal Shpresim Kasaj do të shkëlqente në studimet e larta duke punuar në institucionet e larta shtetërore të drejtësisë. Kur banoja në Tiranë e takoja në ministrinë e drejtësisë, i cili edhe pse kishte mbingarkesë si avokat i shtetit, vinte e më respektonte në mënyrën më të sinqertë.

Kur ishte krijuar shoqata “Armeni” me kryetar Shpresim Kasaj,kishte nisur botimin e gazetës Armeni, e cila u shpërndahej të gjitha familjeve armenase kudo që banonin. Edhe në Tiranë kishte kordinatorë të shoqatës “Armeni”, të cilët vlerësonin punën e përkushtuar atdhetare të studjuesit të apasionuar,kolegut tim të nderuar Shpresim Kasaj, i cili më kishte dërguar përshëndetje duke më nxitur të shkruaja kujtimet e mia për kohën që punova në shkollën e Armenit. E lexoja gazetën “Armeni” me shumë vemendje e çmallohesha me kujtimet që kisha për Armenin e armenasit.

Dua të theksoj vlerate larta humnane shpirtërore të kolegut tim Shpresim Kasaj. Kur isha operuar nga zemra në spitalin e New Yorkut, e luftoja çdo orë për të mbijetuar, më erdhi një telefonatë nga Vlora. Sapo më dhanë telefonin për të folur dëgjova një zë të njohur i cili më emocionoi shumë. Ishte zëri i Shpresim Kasaj që me këmbëngulje kishte kërkuar adresën telefonit për të komunikuar me mua. E dëgjoja zërin e tij, e më dukej sikur isha në Vlorë. Vazhdimisht më merrte në telefon duke ndjekur ecurinë e jetës sime spitalore. Me shumë dashamirësi me zërin e tij më jepte kurajo e optimizëm për ta përballuar sfidën ndaj sëmundjes.

Shpresim Kasaj ka lindur në Armen të Vlorës më 5 maj 1943. Shkollën fillore e mbaroi në Armen, kurse atë shtatëvjeçare dhe të mesme në qytetin e Selenicës, të cilat i mbaroi me rezultate të larta. Në vitin 1964-1965, mbaroi vitin e parë të Shkollës së Lartë për aktorë “Aleksandër Xhuvani” me rezultate të shkëlqyera. Në vazhdimësi kryen Universitetin e Tiranës, në fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe, të cilin e mbaron me rezultate shumë të larta dhe merr titullin “Mësues i letërsisë për shkollat e mesme” Ka punuar për 36 vjet mësues i gjuhës dhe i letërsisë në shkollat tetëvjeçare dhe të mesme, sin ë : Milot, Selenicë, Armen, Cerkovinë. Me aftësitë e larta shkencore, pedagogjike ka qenë bashkëpunëtor metodiko-shkencor i Seksionit të arsimit dhe Kabinetit Pedagogjik i rrethit Vlorë.

Në vitet 1992- 1998, ka qenë Drejtor i Shkollës së Armenit. Që nga viti 2005 ishte Kryetar i Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Armeni” dhe gjithashtu kryeredaktor i gazetës “Armeni”

Është shkrimtar, publicist e studiues dhe ka botuar si autorë dhe bashkautorë studime të rëndësishme. Numri i botimeve të regjistruara në www.google.com është 16, të cilat janë:

1. Dialog me kalanë heroike Treblovë : një jetë luftë e përpjekje / Ferjat Ç. Hoxhaj; Shpresim Kasaj
2. Armeni në rrugën e dritës : (1700-2000) / Shpresim Kasaj
3. Gjëmat e komunizmit në trevën e Vlorës / Aranit Hoxha; Shpresim Kasaj
4. Vlera historiko-kulturore të Armenit dhe krahinës sonë / Shpresim Kasaj; Albert Habazaj; Enver Memishaj (Lepenica)
5. Ç’ndodhi në Armenin e Vlorës më 1920 : në 85 vjetorin e Luftës së Vlorës / Shpresim Kasaj
6. Kontributi i Armenit në Luftën e Vlorës , Shpresim Kasaj
7. Si dënoheshin antifashistët dhe antikomunistët : persekutimi i Istref Çize Hoxhajt / Shpresim Kasa
8. Heshtja e komunistëve : rreth librit të z. Enver Memisha (Lepenica) “Përballë klithmave të korbave” / Shpresim Kasaj
9. Rreth librit të Enver Memishajt (Lepenica) : “Përballë klithmave të korbave : (polemikë me komunistët)” / Shpresim Kasaj
10. Vranishti, në vargjet e një poeti : një libër me vlera atdhetare-kulturore nga Zeqir Gjikondi / Shpresim Kasaj
11. Të panjohurat e komitetit “Mbrojtja Kombëtare” që udhëhoqi në fitore Luftën e Vlorës : rreth veprës së Enver Memishajt (Lepenica) “Emblema e një epopeje…”, Tiranë 2010 / Shpresim Kasaj
12. Vrasja e të riut nga Hysni Kapo : 1943/kapitulli i vrasjeve pas shpine të komunistëve : [pushkatimi pa gjyq i të riut Faslli Osmën Kasaj] / Shpresim Kasaj
13. Kontributi i patriotëve të Armenit në pavarësinë e atdheut ; me rastin e përvjetorit të shteit shqiptar / Shpresim Kasaj
14. Një libër historik për një patriot të madh e një epope të madhe : rreth veprës së Enver Memishajt, “Major Ahmet Lepenica, komandant i përgjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920” / Shpresim Kasaj
15. Gjenocidi komunist në rrethin e Vlorës : krimi në botimin e Aranit Hoxhës “Gjëmat e komunizmit në rrethin e Vlorës” / Shpresim Kasaj
16. Kontributi i Armenit [Vlorë] në Historinë Kombëtare / Shpresim Kasaj

Kur jetoja në Tiranë,ishte botuar libri “Armeni në rrugën e Dritës “ me autor Shpresim Kasaj, të cilin e lexova me endje dhe në këtë shkrim dua të theksoj për vlerat e librit “Armeni në rrugën e dritës”

Libri “Armeni në rrugën e dritës“ (1700 -2000) i autorit Shpresim Kasaj, pasqyron saktësisht dhe plotësisht udhën e Armenit dhe armenasve për të marrë e shpërndar dritën e diturisë, midis brezash arsimdashës të Armenit–Vlorë. Kolegu im i nderuar Shpresim Kasaj pas një pune pesë vjeçare të lodhshme , me sukses realizoi objektivin që i kishte vendosur vetes së tij që pre viti 1986, kur i kishte lindur ideja për të shkruar këtë libër monografik, që lartëson dhe pasuron historinë e Armenit të lashtë me moshë Ilire.

Duke shfletuar librin “Armeni në rrugën e dritës” të autorit Shpresim Kasaj mëson përpjekjet e armenasve për arsim e dituri para hapjes së shkollës shqipe të fshatit. Njihesh me njerëzit e kënduar dhe intelektualët të Armenit si : Zenel Efendi Armeni, Sali Efendi Armeni, Haxhi Muhameti, Refat Ali Kasaj, Hasan Sulo Skëmderi, Veiz Karaman Qataj, Osman Haxhu. Në vazhdimësi kronologjike pasqyrohet jehona e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në kazanë e Vlorës dhe në fshatin Armen.

Analizohet politika arsimore e qeverisë së Vlorës dhe çelja e shkollës shqipe të Armenit më 20 Nëntor 1913.. Përshkruhet Nuro Ahmet Hoxha si mësuesi i parë i Armenit. Informacion i pasur jepet për shkollën e Armenit gjatë viteve 1920 – 1939.
Pjesa e parë e librit mbyllet me Intelektualët e Armenit të paraclirimit si : Ramadan Armeni, Veledin Brahim Harizi, Jonuz Hamit Demaj, Axhem Mahmut Haxhiraj.

Pjesa e dytë e librit nis me shkollën e Armenit gjatë Luftës Antifashiste dhe në vitet e para të pasçlimit të vendit. Jepet bukur pjesa “Fllad Kujtimesh” (refleksione), dhe vazhdohet me Armenasit e parë të pasçlirimit që vazhduan shkolla më të larta se fillorja e fshatit të tyre. Autori sjell kujtime dhe refleksione nga shkolla shtatëvjeçare e qytetit minator të Selenicës. Një vend të dukshëm zë përshkrimi i shkollës fillore të Armenit në vitet 1952 – 1959 dhe portreti drejtorit të parë të shkollës së pasçlimit Ylmi Riza Myrtaj, i cili është babai shkrimtarit të talentuar Faruk Myrtaj.

Viti 1959 sjell çeljen e shkollës shtatëvjeçare, si dhe rritjen,konsolidimin i saj deri në vitin 1970. Autori përshkruan hopin sasior dhe cilësor të shkollës së Armenit në vitet 1970- e vazhdim. Vitet e shkollës së Armenit 1990 -2000 janë pasqyruar me shumë fakte , fotografi të nxënësve dhe mësuesve. Autori ka evidentuar kuadrot që kanë dalë nga nxënësit që mësuan në shkollën e Armenit, pasqyrohet edhe rubrika Krenaria e shkollës së Armenit ndër vite.

Libri mbyllet me pasqyrimin e mësuesve që kanë dhënë mësim në shkollën e Armenit pas çlirimit, si dhe me drejtorët që kanë drejtuar shkollën e Armenit pas çlirimit të vendit deri në vitin 2000.

Në hyrje të librit “Armeni në rrugën e dritës” redaktori i botimit, Prof. Bardhosh Gaçe shkruan: “Autorin e këtij libri, mësuesin e pasionuar dhe të talentuar Shpresim Kasaj , kam pasur fatin ta njoh vite më parë, qysh kur unë kryeja disa vite të shkollës tetëvjeçare në fshatin Armen, në një nga shkollat me tradita të rajonit të Vlorës. Ato kohë dhe në dekadat më pas, në mendjen time ,portreti i mësuesit Shpresim Kasaj, u gdhend me tiparet e një njeriu me passion, kulturë e intelekt, që përherë ka rrezatuar mirëkuptim, dashamirësi e fisnikëri që buronin nga tradita e tij familjare, por edhe nga karakteri i tij intelektual e kërkues në vetvete. Emri i tij si mësues bashkëkohor ishte i njohur jo vetëm në Armen e Selenicë, por edhe në Vlorë si dhe në arsimin tonë kombëtar.

Duke lexuar faqet e këtij libri monografik, “Armeni në rrugën e dritës”, vihen re përpjekjet e tij, gjurmimet e hulumtimet në ngjarje, dokumente e të dhëna jetësore për të ndriçuar një nga aspektet e rëndësishme të jetës së banorëve armenas, arsimimin dhe kulturimin e tyre nëpër kohë. Në këtë process kërkimi dhe gjurmimi, si ullinjtë e blertë të Armenit, nxjerrin krye mjaft personalitete atdhetare e arsimore, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre në jetën tradicionale dhe arsimore të këtij fshati, por edhe më gjerë.

Është e natyrshme , që autori, qysh në faqet para të këtij libri, të japë një përshkrim të shkurtër të karakteristikave gjeografike e historike të Armenit, të traditave dhe zakoneve të tyre, pasi Armeni, ky fshat zëmadh në tërë këtë krahinë, ka historinë dhe kulturën e vet, e cila tashmë është pjesë e lavdisë dhe e krenarisë shqiptare.

Në tërësi, kjo monografi tregon se autori, me një përkushtim të rrallë, prej kohësh i ka hyrë një pune të stërmundimshme, duke na dhënë një pasuri të madhe etno-kulturore e arsimore të Armenit. Të dhënat deri në detaje e personazhe, flasin me një gjuhë të kulturuar, atë të vetë birit të këtij fshati, që e dashuron me shpirt vendlindjen e tij. Ky është një shëmbull për t’u ndjekur nga intelektualët e tjerë, jo vetëm të Armenit, por edhe të Vlorës e të vendit tonë.

Lexuesi, duke marrë në dorë këtë libër monografik, jo vetëm do të njohë mjaft vlera tradicionale, kulturore e Arsimore të Armenit, por nga ana tjetër, do të përjetojë edhe mjaft momente, ngjarje e aspekte, që tregojnë se kemi të bëjmë me një nga fshatrat me gjurmë të rralla në historinë tonë kombëtare.”

Edhe në botimet e tjera spikat me qartësi mendimi historik-filozofik i intelektualit të talentuar Shpresim Kasaj që me argumenta analizon ngjarje e figura të shquara të histories tonë kombëtare. Me idealet e atdhedashurisë bënë vlerësime duke i ilustruar me dokumeta arkivore që ndriçojnë të vërtetën.

Kraha jetës aktive në studime,krijimtari intelektuali Shpresim Kasaj është bënë një jetë aktive fizike. Edhe pse banon në qytetin e Vlorës shkon vazhdimisht te shtëpia e vendlindjes në Armen,ku me energji fizike punon në tokën e parcelat e ullirit,ku siguron produkte bio.Me karakter të hekurt realizon synimet e objektivat e tij.

Para dy muaj kishte 75 vjetorin e lindjes dhe e sfidon moshën e tretë me punë të vazhdueshme studimore,krijuese,por edhe me punë fizike duke u rrethuar me dashurinë e familjes, të fëmijëve, nipërve e mbesave. I uroj edhe 100 vite të lumtura!

Qatip Mara
Nju Jork, 02.07.2018