ME INTEKTUALIN E TALENTUAR SHKRIMTARIN, PUBLICISTIN BARDHYL XHAMA – “MËSUES I MERITUAR”

0
127
Bardhyl Xhama - Qatip Mara

Bardhyl Xhama, Qatip Mara

Nga Qatip Mara

Intelektuali talentuar Bardhyl Xhama me shumë dashamirësi kishte fotografuar promovimin e librit tim të pare “Frashërlliu akademik Stefanaq Pollo” dhe në një çast të koktejit më ftoi në tavolinë të bënim këtë foto ku më kishte vendosur dy pako me dollar, të cilat nuk i kisha vënë re, por i pashë kur më dërgoi albumin me fotot e promovimit të librit. Kur studjoja në arkivin qëndror të shtetit për jetën e akademikut Frashërli Stefanaq Pollo mësova se mësuesi tij në shkollën fillore në Përmet kishte qenë Lame Xhama- Mësues i Popullit që është babai i intelektualit Bardhy Xhama.

Intelektualin e talentuar Bardhy Xhama e kisha njohur në distancë kur punonte sekretar kolegjumi i gazetës Mësuesi në Ministrinë e arsimit,por nuk isha takuar asnjëherë. Për të marrë informacione e kujtime për jetën e Lame Xhama më duhej të takoja të birin Bardhy Xhama, Miku im i paharruar profesor Murat Gecaj që e kisha konsulent për botimin e librit, kishte biseduar me mikun e tij të ngushtë Bardhyl Xhama të takoheshim në një lokal në qender në Tiranë. Në atë takim njoha nga afër “Mësuesin e merituar dhe shkrimtarin e mirënjohur intelektualin e talentuar Bardhyl Xhama. E kisha lexuar në publikimet e shkrimeve në shtypin periodik e në libat e botuar që shkëlqente me talentin letrar dhe e prita me kureshtje takimin që kishte organizuar i paharruari profesor Murat Gecaj.

Kur e takova e qëndroja përballë tij në tavolinë rrezatonte me shkëqimin diellor mirësia e shpirtit të tij të shprehur në shikimin e tij të sinqertë, dashamirës që është vitrina e ndjenjave të zemrës. Me shumë dashuri atdhetare e vëllazërore më dha informacione për veprimtarinë mësimdhënëse të babait Lame Xhama-Mësues i Popullit. Me shumë përkushtim sikur do të botonte librin e tij interesohej që librin ta përfundoja me cilësi për ta botuar.

Takoheshim shpeshë herë dhe mrekullohesha nga zgjuarësia e mençuria e intelektualit të talentuar Bardhyl Xhama që ndriçonte Dritë, Dituri, qytetari të kulturuar me thjeshtësi komunikimi të ngrohët që mbillte vetëm dashuri. Me bisedat në vazhdimësi njoha jo vetëm vlerat intelektuale krijuese, por edhe vlerat morale njerëzore, ndjeshëmërinë humane për të dhënë ndihëm të pakursyer. Fytyra e tij buzëqeshte duke të fymëzuar me energji mendore e shpirtërore.

Bukuria e shpirtit të tij të sinqertë tepër miqësor e vëllazëror të shumëfishonte optimizmin për të jetuar në mynyrë aktive me ndershmëri e krenari. Sa herë që e takoja e bisedoja orët e takimit kalonin shpejtë duke mësuar nga kthjelltësia e mendimeve të mençura që shprehte me shumë dashamirësi. I qeshur e me humorin e hollë të dhuronte dashuri njerëzore pranverore.

Ditën që do promovohej libri im në sallën e akademisë së shkencave intelektuali talentuar Bardhyl Xhama ishte angazhuar me shumë përkushtim që cermonia të bëhej sa më mirë. Me shumë dashamirësi kishte regjistrurar foto dhe me camer video seancat e përurimit të librit. Kishte krijuar albume me foto të bukura që mi dhuroi me shumë bujari e dashamirësi.

Pas promovimit të librit në vazhdimësi u bëra pjesë e tavolinës që intelektuali talentuar Bardhyl Xhama së bashku me të paharruarin profesor Murat Gecaj e intelektualë të tjerë e kishin emërtuar “Kompania lëvizëse” sipas lokaleve ku do të takoheshin. Shokët e miqtë e shumtë e vlerësonin duke e epitezuar me respekte “I arti Bardhyl” që ashtu si floriri kudo që ta hedhësh nuk ndryshket por lëshon dritë.

Në personalitetin e intelektualit të talentuar Bardhyl Xhama shkëlqejnë në harmoni virtytet më të mira njerëzore që me karakerin e tij solid e krijimtarinë e larmishme letrare është i mirënjohur në atdheun tonë dhe është pasuri e kulturës kombëtare shqiptare.

Në enciklpodinë e lirë pasqyrohet veprimtaria e intelektualit Bardhyl Xhama ku shkruhet:
“Bardhyl Lame Xhama ka qenë arsimtar, shkrimtar për fëmijë dhe pedagog shqiptar. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën 7-vjeçare dhe shkollën e mesme pedagogjike i përfundoi në Gjirokastër në vitin 1953 me rezultate të shkëlqyera. Po këtë vit emërohet mësues matematike në gjimnazin “Asim Zeneli”. Që nga viti 1954 deri në 1959 punon në arsim në Delvinë, si mësues, zëvendësdrejtor e drejtor shkolle tetëvjeçare e gjimnaz. Gjatë kësaj periudhe kryen studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë.

Nga viti 1959 gjer në vitin 1964 punon në Sarandë si inspektor arsimi, nga viti 1964 deri në vitin 1969 është drejtor në gjimnazin “Hoxha Tahsin” të Sarandës. Në vitin 1969 transferohet në Tiranë si redaktor e më pas Sekretar Kolegjiumi i gazetës “Mësuesi”. Në vitin 1981 emërohet zëvendësdrejtor në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor dhe më 1982 fillon punën si Shef Sektori për Gjuhën dhe Letërsinë në Institutin e Studimeve Pedagogjike. Në vitin 1989 del në pension.

Si mësues e kuadër në arsim është shquar për përgatitje të lartë shkencore, metodike e drejtuese. Si gazetar e studiues ka shkruar me qindra shkrime e studime shkencore pedagogjike. Si shkrimtar ka botuar 11 libra artistikë për fëmijë, romane, novela, vëllime me përralla, vëllime me rrëfenja etj. Tetë nga veprat e tij janë nderuar me çmime në konkurset kombëtare të letërsisë për fëmije e të rinj. Ka shkruar mbi njëqind përralla e tregime ne organet e shtypit, pjesë për teatrot e kukullave, radiotregime e teletregime, radionovela, skenarë dokumentarësh televizivë etj. Ka dhënë ndihmesë të veçantë në Shoqatën Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, si nënkryetar i saj për një kohë të gjatë. Mban shumë urdhëra e medalje dhe titullin “Mësues i Merituar”.

Sigurisht në formimin e personalitetit e karakterit të intelektualit Bardhy Xhama ka rolin edukues trashëgimia e babait të tij të nderuar Lame Xhama – Mësues i Popullit, cili ka qenë një ndër mësuesit më të shquar të Shqipërisë para e mbas luftës së dytë botërore. Lame Xhama që në të ri e deri në pleqërinë e vonë, i ishte përkushtuar me ndërgjegje të lartë e me pasion arsimimit të brezit të ri dhe çështjes së Atdheut. Burri i shquar i Fterrës, i Labërisë dhe i gjithë Shqipërisë, Lame Xhama bën pjesë në atë plejadë mësuesish demokratë e atdhetarë që gjithë jetën e vuri në shërbim të përhapjes së dijes dhe të përparimit, duke vënë një gur të çmuar në themelet e vetëdijes sonë kombëtare.

Mbresat dhe kujtimet për mësuesin e përkushtuar Lame Xhama, janë përshkruar të gjalla edhe nga ish nxënësi tij Frashërlliu akademik Stefanaq Pollo, i cili në jetëshkrimin e tij përshkruan me dashuri e respekt mbresat e tij për mësuesin e klasës së parë Lame Xhama në vitin 1928, duke theksuar paraqitjen e tij elegante në shkollë, i veshur bukur, gjithmonë me kostum e me gravatë, gjithmonë i pastër, me këpucë të lustruara dhe gjithmonë me fjalën e ëmbël në gojë dhe buzën e qeshur.

Në librin e botuar për jetën e mësuesit të shquar Lame Xhama kolegët e tij të shumtë e kujtojnë duke theksuar: “Mësuesi Lame Xhama ishte gjithnjë gojëmbël, burrë i zgjuar, fjalëmënçur e i përkushtuar për mësuesinë Ai ishte një enciklopedi e gjallë për jetën arsimore, një arkiv i hapur për ngjarjet e së kaluarës, ndaj e dëgjonin me vëmendje fjalën dhe këshillat e tij, që u kanë mbetur në mendje si proverba e aforizma me vlerë Mësuesi Lame Xhama ishte korrekt e i përpiktë në punë, kudo ku ushtroi detyrën e shenjtë të mësuesit.

E nderonin dhe e respektonin mijëra nxënës, breza të tërë kuadrosh në çdo skaj të atdheut, që kanë mësuar dhe janë edukuar jo vetëm me punën e tij, por edhe me fjalën e shembullin e këtij Mësuesi të Popullit. Dhe s’ka si të ndodhte ndryshe, sepse ai la pas kudo që jetoi e punoi një emër të mirë, një vepër të vyer, që nuk i përket vetëm familjes së tij, por gjithë shoqërisë, gjithë Shqipërisë. Natyrisht edhe i biri Bardhy Xhama eci me suksese duke u frymëzuar nga shëmbulli babait Lame Xhama-Mësues i Popullit.

Në medien e shkruar janë publikuar shumë shkrime vlerësuese për performancën shëmbullore dhe krijimtarinë e intelektualit të talentuar Bardhyl Xhama që nëpër vite ka udhëtuar me dinjitet në çdo punë me suksese dhe me një krijimtari të pasur e të larmishme letrare. Në ato shkrime theksohet: “se intelektuali talentuar Bardhyl Lama ka botuar 14 libra artisikë, për fëmijë e të rritur. Tri veprat e tij më të mira, janë përfshirë nga MASH në listën e librave për leximet jashtëklase, në shkollat 9-vjeçare… Krijimtaria e tij është sa e gjerë, aq dhe e larmishme.

Përveç librave të plotë, ai ka shkruar dhe shumë pjesë teatrore, dhjetëra skenarë, teletregime e telenovela për fëmijë, skenarë filmash dokumentarë për veprimtaritë artistike në shkolla etj.

Profesor dr. Fatmir Terziu Mjeshtër I Madh, kishte publikuar shkrimin ‘Ndërtesa’ e krenarisë letrare të shkrimtarit Bardhyl Xhama, në të cilin pasi analizonte “Ethet që ngjiznin “Këndet Letrare”, “Arsimtari i dashuruar me letrat shqipe”, “Leximi i shkrimtarit Xhama”, “Bardhyl Xhama nuk është ‘kryeneç’ folklori”, theksonte si konlkuzion:

“Arti i kujtesës së këtij shkrimtari është bazuar mbi prurjet e ardhura në ndjesinë e tij tradicionalisht mes një strukturë të imazheve në një trup të dijes që lind nga arsyeja dhe është gjithmonë në nevojë të (ri)organizimit mes kujtesës. Dihet se deri në kohën e romakëve, kujtesa ishte e njohur gjerësisht si një nga pesë pjesët e retorikës së lashtë.

Ciceroni kujton historinë e pallatit Simonides mes kujtesës në De Oratore dhe imazhet e gjërave ndihen vetvetiu teksa shënojmë gjërat vetë, dhe ne riprodhojmë vendet dhe imazhet respektivisht. Kështu është edhe me krijimtarinë e Xhamës, edhe pse nocioni historik është faktor anësor në memorjen kulturore të tij. Kështu tradita gojore e rrëfimit kulturor Kombëtar ndjehet mirë në strehën e një ‘traktati’ të panënshkruar në godinën letrare të shkrimtarit ku alegoria e maturisë portretizon mjaft ndjeshëm.”

Duke përfunduar këtë shkrim modest për intelektualin e talentuar Bardhyl Xhama shpreh gëzimin për trashëgiminë atdhetare pedagogjike në shërbim të atdheut të binomit At e bir, Mësuesit të përkushtuar Lame Xhama-Mësues i Popullit dhe birit të tij të denjë Bardhyl Lame Xhama Mësues i Merituar e krijues i talentuar që ashtu si e thotë fjala e urtë popullore me vargjet:

“Tek ka rrjedhur ,do pikojë. Do vejë Soja në Sojë.”

Veprën e mësuesit të përkushtuar Lame Xhama-Mësues i Popullit e ka lartësuar me veprimtarinë e tij i biri, intelektuali talentuar Bardhyl Lame Xhama.
Nderime kujtimit të ndritur të Mësuesit të Popullit Lame Xhama!

I uroj me respekte e mirënjohje jetë të gjatë me suksese në krijimtari intelektualit të talentuar Bardhyl Xhama. Mësues i Merituar.

Qatip Mara
Nju Jork, 08.11.2021