Në qendër inspektori Andi Begaj me kolegët gjerman: Jenes Schulz dhe Peter Lamsbach
Nga Inspektor Andi Begaj, Vlorë
Të shërbesh dhe të bëshkëpunosh me oficerë të policisë të Bashkimit Europian është një kënaqësi dhe që lë mbresa të pa shlyera për një oficer shqiptar. Këtë kënaqësi e pata edhe unë kur me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë të datës 1 nëntor 2019, shërbeva në forcat e Fronteks, në kufirin me Greqinë në zonën e Korçës në bashkëpunim me oficerët gjermanë të Fronteks.
Bashkëpunimi i policisë shqiptare me policinë e kufirit të Bashkimit Europian bazohet në marrëveshjen për bashkëpunimin kufitar midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë që hyri në fuqi në fillim të muajit maj 2019. Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji me një vend fqinj jo të BE-es me BE, Bashkimin Europian. Më 21 maj 2019 arriti në Tiranë, trupa e oficerëve të Agjensis Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, shkurt Frontex.
Dhe 21 maji 2019 është dita e fillimit të operacioneve të Fronteks në Shqipëri duke vendosur 50 oficerë me 16 makina patrullimi si dhe një furgon me paisje speciale nga 12 shtete anëtare të BE për të mbështetur Shqipërinë në kontrollin e kufijve dhe kontrollin e krimit ndërkufitar.
“Rojet kufitare nga e gjithë Evropa do të punojnë krah për krah me kolegët e tyre shqiptarë në kufirin e Shqipërisë me Greqinë. Jam krenar që Frontex, Agjensia Evropiane e Rojës Kufitare, ka filluar operacionin e saj të parë të përbashkët jashtë Bashkimit Evropian, këtu në Shqipëri, ” tha Drejtori Ekzekutiv i Frontex, Fabrice Leggeri, në ceremoninë e zhvilluar në Tiranë
Qëllimi kryesor i operacionit është të kontrollojë flukset migratore, të zbulojë krimin ndërkufitar, duke përfshirë kontrabandën e migrantëve, trafikimin e qënieve njerëzore dhe terrorizmin, dhe të forcojë bashkëpunimin evropian në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Oficerët dhe pajisjet që marrin pjesë në operacionin Frontex janë vendosur në kufijtë e Shqipërisë me Greqinë për të mbështetur autoritetet lokale me mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufijve, përfshirë dokumentet e kontrollit, si dhe për të ndihmuar në përcaktimin e kombësisë së migrantëve. Plani operacional është konsultuar me Greqinë.
Si rregull i përgjithshëm, oficerët e vendosur nga Agjensia Evropiane e Rojes së Kufirit do të kryejë të gjitha ato aktivitete në bashkëpunim dhe në prani të oficerëve shqiptarë.
Shërbimi agjensisë kalonte nëpërmjet aktiviteteve trajnuese për të zhvilluar kapacitetet rajonale të kontrollit kufitar dhe me shkëmbimin e informacionit operacional, përvojave profesionale dhe praktikave më të mira.
Oficerët e Frontex që shërbejnë në Shqipëri janë nga: Austria, Kroacia, Çekia, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Letonia, Hollanda, Rumania, Polonia dhe Sllovenia, pra 12 vende të Bashkimit Europian.
* * *
Oficerët e policisë kufitare shqiptare që po shërbejn në bashkëpunim me oficerët e Fronteks janë oficerë të përzgjedhur së pari duhet të flisnin gjuhën angleze të kishin patent për drejtimin e automjeteve dhe të ishin të një niveli të lartë intelektual e professional.
Shqipëria është përballuar me një rritje të fluksit të emigrantëve të pa ligjshëm që vinin nga Greqia por me origjinë nga vendët afrikane dhe aziatike, si nga Siria, Markoku, Avganistani, Libia, etj., kështu që përpara nesh dilnin detyra të vështira për ndaluar këtë emigrim dhe për të kapur e vënë parpara përgjegjësisë trafikantët shqiptarë dhe njekohësisht duhet të vigjëlonim për terrorist të penetruan në tokën tonë për krimin ndër kufitar etj.
Këto detyra të vështira u përballuan me sukses nga trupa në të cilën shërbeja unë, dhe veçanërisht nga përvoja, aftësia dhe kompetenca profesionale e dy oficerëve gjerman:
Jenes Schulz dhe Peter Lamsbach.
Bashkëpunimi me oficerët gjerman mund të them se ka qenë i shkëlqyer në një mirëkuptim të plotë dhe duke kaluar vështirësitë krah për krah natën dhe ditën, në shi e në baltrat e zonës ku shërbenim.
Shërbimi me oficerët gjerman ishte për mua një shkollë e vërtetë, pasi prej tyre mësoje shumë nga ana profesionale dhe nga ana e kryerjes së detyrës, ata ishin njerës të detyrës. Për ata nuk kishte vështirësi që nuk kapërxehej për të arritur objektivin, ruajtjen e kufirit. Në krah të tyre ishim ne policët shqiptarë. Shënoj këtu mendimin e shprehur prej Jenes Schulz: Se ne ishim në lartësinë e detyrës dhe se nuk kishim dallim nga oficerët e Bashkimit Europian.
Natyrisht që këto vlerësime sillinin për ne kënaqësinë e rezultateve dhe kënaqësinë njerzore. Gjatë këtij shërbimi shumë e rëndësishme ishte shkëmbimi i përvojave midis oficerëve të Fronteks dhe oficerëve të policisë kufitare shqiptare. Shkëmbimi i përvojës midis kolegësh është një pasuri që i mbetet policisë shqiptare.
Edhe pse ishin në lartësin e detyrës dhe profesionalizmit edhe oficerët e Europës patën se çfar të mësonin prej policve shqiptar. E kjo sillte edhe krenarinë tonë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj detyrës për ruajtjen e kufirit dhe kapjen e elementit keqbërës, veprime që i sjellin shoqërisë sonë qetësinë dhe paqen e dëshëruar.
Oficerët e policisë gjermane në bashkëpunim me kolegët shqiptarë arritën rezulate të shkëlqyera, të cilat u vlerësuan nga autoritetet e policisë së Korçës.
Dërgoi për publikim, Enver Memisha