Me flakën e dashurisë

0
595
At Shtjefën Gjecovi, busti

Ismet Sopi

Llapushnik, më 16 korrik 2019

Që nga ai tetor
Kur në Has të thatë
Ti ke rënë dëshmor
Për t’i hapur sytë
Popullit tonë
E për të dhënë dëshminë
Në gjithë botën mbarë
Se në këto troje
Jetojnë shqiptarë
Në terr shekullor
Që e duan lirinë
Presim të hapet qielli
Dhe një Rreze dielli
Të ngroh atdheun tonë
E të fillojë Ringjallja
Gjithçka me vlerë
Mbi këtë tokë
Sikur për të tjerë

Por kur të vjen
Ajo ditë
Që kaq gjatë jemi
Duke pritë
Dikush do verbërohet
Dhe turpërohet
Sepse,
Është mësuar të ngecë
Dhe të ecë
Nëpër terr
Si në ferr
Megjithatë,
Agu i Gjytetnisë
Në trojet e Arbërisë
O i shtrenjti Atë
Do i Rilind
Të vdekurit për së gjalli
Me flakën e dashurisë
Si gur stralli