DEA HALIMI
ME FAT PAVARËSIA KOSOVË
Kosova kaq vjet pikoi gjak,
Kaq vjet eci udhën e gjatë në robëri,
Kaq vjet ëndërroi dritë dhe liri,
Mirë se vjen, Pavarësi!
Kosova kaq vjet shkroi me gjak,
Eci fushat me lule të kuqe e flutura,
Me shkollarë e shkronja të bukura –
Gjithnjë e etur për liri!
Kosova me flamurin lart, kuq e zi,
Me yje dhe ëndrra në qiell,
I bie zamares, kërcen valle me fyell,
Me fat universi, Pavarësi!
KOSOVA IME
Kambana i shkund tingujt mbi qytet,
Ora e krenarisë bie, e bie, e bie – buçet.
Sa gjatë e ka pritur Kosova lirinë,
Oh, e ndiej në vete pafundësinë…
Vala e përcjell valën, rritet e bëhet det,
Amshimi ndrit në çdo zemër, në çdo sy,
I ka hapur dritaret në secilën shtëpi;
Me fat përvjetori i dritës Kosova ime trime,
E gëzofshim për shumë vjet, urime!
Poezi te mrekullueshme, sa mire qe autorja e re e pershkruan kaq bukur Lirine-Pavarsine. Poezia e dyte nje akrostih briljant per Kosoven.
Komentet janë mbyllur.